E marte, 30.04.2024, 08:20 PM (GMT+1)

Mendime

Ferit Ramadani: Rikolonizimi i ambalazhuar

E shtune, 10.10.2009, 07:55 PM


RIKOLONIZIMI I AMBALAZHUAR

Nga Ferit RAMADANI

Specifika veçuese , e një analize konvergjente,  paralajmeron, se rikolonizimi në Sveti mulatrinë uitare të ashtuquajtur IRJM, ambalazhohet me demokraci, por me arbitrazh , synon të bejë zhvillimin. Pavarësisht se ,si e ku bëhet, pavarësisht se çfarë sjelljeje dhe kulture sëndërton, synimi dhe tendenca është që të mbetet  po e njejta ndjenjë në dimensionin e udheheqjes, e cila , ka spikatur  nivelin e te qenëmit te Svetimulatëve makosllav - pushtetarë, dhe , nivelin e te qenëmit te “shqiptarëve të ardhur – pllanincave “ -  të nënshtruar !

            Gjatë dy dekadave trumbetim per demokraci, ne vlugun e veprimit, kane mbjelle ugarin shume doktrina, qe të lindin frytin e nje lloj hibridi , me cilesi daltoniste ku trumbetohet të jetesohet ylberi multikulturore, por, ai ylber perjetësisht të jetë  i zbehete ne perqindjen e nuancave! Ajo multikulture simbolike, ështe e barazuar dhe sovrane deri ne sjellje te cenimit te integritetit te identitetit te shqiptareve, te getoizuar në zona enklavash, pa liri, por me status pergjimi , per te realizuar skenarët dora goditese e pushtetit! Sepse, ne ato enklava pa identitet dhe liri, hedhin vallen te dirigjuarit e stervitur per  kualitet kameleonesh, me shpirt te koordinuar per mulatëri, qe te falet dhe të dominojne raca e krimit, me shenjat e kryqit te Sveti Gomnomakosllavisë dhe mulateve makosllav, si deri dje ku vepruan, Mojsovet dhe Llazarët  e komunizmit, duke I bërë temena Sveti Saves, dhe administrimit unitarist Tito - millosheviqian!

 

Ky stil i rimëkëmbjes ka kaluar binarët në IRJM, dhe në ngrehinen e kesajë mulatërie ka arritur të kultivojë mendësinë, e cila, me elegance te beje lustrimin, se çkado qe behet per unitarine makosllave, gjoja se behet me marrëveshjen ndermjet maqedonasve sllave te Filipit dhe Aleksandrit, dhe “ maqedoneve me prejardhje shqiptare” siç theksonte per mediumet thapathupi Grujevski , edhe pse, po ata “maqedone me prejardheje shqiptare”, janë etnike në tokat e veta, dhe kane kontunitetin nga Amza e ndarë , dhe, në strukturen perbrenda Sveti mulatrisë së makosllavise janë 40 % me numër, dhe me kontinuitet homogjen ne mbi 60 perqind të territorit !

            Prandaj, qe nga 1990, kur filluan urragane te shperlarjes se trurit shqiptare, me ambalazhimin e kombtarisë nga pakot speciale te demokracise se Sveti mulatëve , dhe argatëve që trumbetonin se duhet pranuar njerka per nënë, e kane ngritur murin e asaj karikatine makosllave, se arena e dyluftimit duhet te zhvendoset ne planin e kerkesave te te drejtave qytetare, ne permiresimin e strukturave te punesuara ne sistem, dhe ne krijimin e toborreve qe do te bejne gara per te fituar individe, dhe grupe te hirta, qe do te kene mundesi pastaj, te dirigjojne me opinionin, gjegjesisht me shqiptaret qe te pranojne teorine e kapilaritetit ne zhvillim!

Që nga 1990 ne sfilaten e daljeve per te kerkuar legjitimitetin udheheqes , dolen shume personazhe si dinosaurë e me zemër lepuri . Dolen ata qe kishin trasheguar pushtet nga LKJ dhe u konvertuan ne borizane kerkesash. Krijuan strategji se si te bejne projektin e rrembimit te kapitalit. Dhe ia arrtiten. E privatizuan ekonomine ku nuk paten hise shqiptaret, sepse ata ishin ne dimensionin privat ne socializem. Mbeten po ata ne ate dimension, dhe vazhdojne privatesine duke kontribuar per tatimet, per taksat, per haraqet e ndryshme qe caktohen nga Sveti – shteti I mulatëve!  Sepse, mega ekonomia, prodhimtaria, zonat industriale dhe te lira, jane ne territotin strategjik te maqedonasve. Zona perendimore qe duhej  te shpallej “Zonë e krizes”, e dha provimin me 2001. Sepse, gjuha shtetërore mbeti unitare gjithkah , si flamuri, himni qe deklaron kushtrimin mbi agresionin kunder “pllanincave shqiptare të ardhur “,  dhe është ai kontinuiteti I ndjenjës së kohes moniste . Vetem neper dasme, neper radiostacione lokale, dhe neper komuna rurale, mund te perdoret shqipja ne dimensionin sterkeqes!

Nuk ka llogaritje as shpjegim të zhvillimit të misterit. Nuk ka pasqyre te sakte te numrit shqiptare qe jepet nga regjistrimi. Por ka pasqyra te tjera qe e deshifrojne kodin e misterit. Ne shkollat tetevjeçare ka pasqyrime qesharake. Bie fjala, klasat ku mesojne shqiptaret akoma e arrijne numrin 40 , me nxenes. Tek maqedonasit qyshkur ai numer eshte deri 15. Se çka prodhon kjo strategji, mund te shikohet nga raporti se me numrin e nxenesve , maqedonasit dhe shqiptaret jane te barabarte, ndersa tek paralelet , tek numri I personelit kuadrovik jo!

Keto diferenca jane edhe me te medha ne ekonomi, ku nga gjigandet prodhues, industrial qe ka Maqedonia, asnje nuk eshte i shqiptareve! Ne ministrine e finansave ku behet strategjia e zhvillimit, akoma asnje shqiptare nuk eshte i kyqur, ndersa, ne realizimin e bisedimeve ndermjet Fondit Monetar  Nderkombetar, marrin pjese vetem Ekipet puro makosllave, sepse aty fitohen te drejta speciale per finasnsim, ndersa shqiptaret, per ato mundesi as edhe enderra nuk duhet të shikojne! Shqiptaret jane te anashkaluar krejtesisht nga Grupi i Banges nderkombetare, nga Banga Evropiane per rindertim dhe zhvillim, nga Banga investuese evropiane, nga Fondi nderkombetare per ekonomi, nga kreditoret bilateral, nga kreditoret private – Klubi i Londres. Akoma per shqiptaret, keto terme jane tabu , dhe nga goja e perfaqesueseve shqiptare nuk jane prekur!

Mund te shpaloset vetëm nje segment I rikolonizimit, që u bë në emrin e transformimit te kapitalit shtetrore, gjegjesisht, privatizimi I ndermarrjeve shteterore, ku shqiptarët nuk ishin pjesëmarrës, edhe pse gjatë ndertimit te atyre ndermarrjeve , kurrë nuk munguan nga tarifat tatimore dhe vetkontributet qe ua caktonin! Me 31 marsin e 2001 numri i organizatave qe u privatizuan nga sektori shoqeror dhe u bene zot te pushtetshmit e komiteteve pasoj kjo psasqyre:

 

                              Organizata          Punetore                      Vlera

Ne industri,              404                     14974                2.153.582, 302 den.

Ndertimtari               117                       33499                 231.190.832

Tregeti                       385                      20773                 494.080.941

Trans. dhe komunik.   63                      12080                  132.028.952

Finan.dhe sherbime     120                      4417                    51.334.955

Zejtari                          58                        3017                    18.339.333

Hotelieri dhe tur.         70                        5890                   218.710.606

 

Gjithesejt                 1216                       228.850              3.299.267.922

 

 

Mbeten pa u privatizuar   118               12.586                    145.791.209

 

Tek keto struktura, pjesemarrja e te punesuarve shqiptare eshte simbolike, dhe lirisht mund te thuhet se as edhe 1 perqind nuk eshte. Ndersa, tek blerja e ketyre organizatave eshte zero perqind. Gjithe kapitali iu dha dosido sveti mulatëve, sepse me ligjin e miratuar kishin te drejte vetem ata qe ishin te punesuar! Biznismenet shqiptare, qe punojne dhe veprojne ne diasporë, as qe mundeshin te hyjne ne keto gara blerjeje per shume arsye!

Strukturat politike shqiptare, gjegjesisht partite politike, qe ishin ne pozite dhe ne opozite, per ate qe kishin pak njohuri, apo aspak, nuk e theksuan asnje here reformen e transformimit te Entit per qarkullim pagesor. Shqiptaret nuk jane prezent ne shtepine e kliringut! Ata nuk i dijne qellimet e veprimit te Regjistrit Qendror, dhe mundesite e lidhjeve ne qarkullimin e llogarive pagesore. Nuk kane pasqyre per bursen dhe funksionet e saj. Ashtu siç nuk kane asnje verejtje per punen e bangave siç jane Banga eknomike, Banga Komerciale, Tabaco bang, Banga e Maqedonise , tash e falimentuar, Eksport-import banga, Banga per perkrahje dhe zhvillim, Ziraat Banga, Banga e Oherit, dhe dhjetra te tilla, qe kane te punesuar nga nje apo asnje sportelist shqiptar, ndersa ne udheheqje asnje, por, qe kane lejuar shfrytezim kredsishe ne afat te gjate me perqindje simbolike per sveti mulatët, dhe asnjefare lloji te tille te kredive afatgjata per shqiptarete arshur si prokleti pllaninca ! Ata,nuk I plotësojnë kushtet per kredi te tilla,  pervec kredive konsumuese me afat 2 deri 5 vjet, me kamata te larta, e, qe nuk jane bere objekt i veshtrimeve per keto veprime, nga ana e forcave politike!

Prej 122 firmave të medha qe kane mbi 250 te punesuar, dhe realizojne  te hyra mbi 40.000 den,  paga mesatare , dhe 473 firma te mesme qe kane jo me shume se 250 te punesuar dhe realizojne paga bruto mesatare me mbi 30.000 denarë , jane struktura te pastra maqedone! Tek firmat e vogla, ku ka 34477 subjekte me mbi 50 te punesuar dhe me te ardhura deri 8000 denarë paga bruto mesatare, jane te perfaqesuar dhe shqiptaret e ardhur, te quajturit pllaninca sipas Enciklopedisë se shkruar nga sveti Mulati Bllazhe!

Qysh me 1990 e deri tash, ne perditshmerine e atij qielli jetesor, kane rrezatuar skemat e nje goditje sistematike, duke rrënuar institucione arsimi, duke vra e ndjekur, duke dhunuar te drejten legjitimme te personave, grupeve, regjioneve …! Nga marrëveshja kornize e moçalit politik ne Ohër, ku moren pjese edhe perfaqesuesit e Evropes dhe te Natos, ka rezultuar se ne fund vitin 2008 kane kerkuar pune 343.363 pesona ne Sveti Mulatëri. Me 2007 ishin gjithesejt 357.166 persona. Ky zvoglim i treguar eshte pasoje e çregjistrimit të pllanincave, per hir te vonesave qe bejne në paraqitjen e tyre me vite ne Entin e punësimit ! Perndryshe , nuk ka pasur punesime pos 240 shqiptareve ! Por numri qe punesoj partia ne pushtet, VMRO, ështe mbi 9000,  e, per te cilet nuk ka te dhana se sa eshte I sakti. Nuk llogariten shumat e mjeteve qe derdhen per Boraçka penzionet, që marrin Lavcat ! As pensionet ku neper fshatra ka 4 baba dhe tre dedo , por shkojne nga 40 deri 1000 pensione secilin muaj!

 Eshte karakteristike se  5671 vete jane me arsim te larte, shumë magjistra, dhe shumë doktore shkencash të papunësuar. Kjo eshte nje deshmi se ne shtet akoma dominon mendimi nga friga e kualitetit inteluktal. Ndersa , ne udhehejen e larte ne Parlament dhe ne Qeveri, ka persona  me diploma te dyshimta , dhe persona me diploma te blear që paraqiten si intelektual! Ndaj, edhe efektiviteti I veprimtarise se ketyre institucioneve te shpeshten eshte ne shenjester.

Të dhënat mbi diasporen shqiptare jane shumë tragjike ! Gjeneratat qe nga 1960 e deri ditet sot kane pesuar përcopëzimin per shume arsye. Ka arritur mbi 50 %  e fshatrave te mbetur në vetmi. Sërish është e theksuar linja etnike per punesimin dhe zhvillimin. Atje ku jetojne Sveti mulatët, ka punesim, ndersa ne zonat shqiptare – pllanincave,  ka varferi! Vetem nje ndryshim eshte bere sipas metodes së njohur të të pershtatshmive dhe jo te pershtatshmive. Nese ne komunizem pati individe te papershtatshem, tash, ajo ka fituar dimensionin tjeter te ri me esencen e njejte. Partite qe jane argat te asaj partie qe ka pushtetin, shpallin te papershtatshëm opoziten politike. Ne kete grindje zbatohet me shume sukses metoda eliminuese e shqiptareve të ardhur - pllanincave, per te mbijetuar me legjitimitetin e tyre Svetimakosllavet, të cilet , luajnë në dimension tjeter lojen e dominos për asimilim. Me rikolonizimin e ambalazhuar demokratik! Ky është synim i nje tendence qe të valoje  perjetesisht mbi trojet e okupuara shqiptare, simboli i heraldikes pravosllave, me luanë e me tiranë ! Me Sveti mulate te arritur nga malet e Gomnosllavisë se Kaukazit… !


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora