E marte, 30.04.2024, 04:50 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tempuj të dijes apo të errsinës

E diele, 11.10.2009, 07:04 PM


TEMPUJ TË DIJES APO TEMPUJ TË ERRSINËS

Nga Selim Hasanaj

Sado që kam deshirë mos të shkruej kurr asnji rresht këtu në zemrashqiptare.net ku tani padashtas jam ba nji nga opinionistet e saj dy vitet e fundit , po bahen shkak dukunitë e shemtueme të hapsines gjeografike të etnosit tonë shqiptarë, të atdheut tonë që nuk po më lejojnë të heshti.
Kam nji mik nga nji fshat afer Prishtines (qellimisht nuk po e shkruej cili fshat) këtu në Sarpsborg të Norvegjisë me të cilin nuk takohem shpesh, por me të cilin zhvillojmë muhabete të ambla sepse asht njeri i mirë dhe natyres time i konvenon ai njeri sepse asht patriot, asht i drejtë dhe i sinqertë e edhe bujar e mikprites. Isha të ejten mbrama së bashku me bashkshorten time musafir te ky mik. Aty gjetem nji djalë të ri nga nji fshat i komunes së Skenderajt të Drenicës dhe ai kishte ardh gjysem ilegal në Norvegji per të gjetë ndonji punë dhe per të provue  fatin e vetë per të jetue nji jetë normale. Pra kishte ardhë me shpresen se do i prijë fati e të shpetojë nga e keqja që e ka kaplue atdheun, nga terri që e ka mbulue atdheun dhe nga rreziku që i kanoset atdheut. Ashtu si e kemi zakon neve shqiptaret, nga biseda në bisedë dhe tema erdh deri te qashtja e fesë te populli shqiptarë. Unë i provokuem nga vetë tema shpertheva si vullkan me argumentet e mia tashma të njohuna per lexuesin e ZSH-së. Në thumb të sulmit kisha dukunitë ekstreme të paraqitjes së ethnikumit shqiptarë si hapsinë e popullit musliman- islamist dhe kjo e nxiti musafirin gjysem ilegal që ti bashkangjitet bisedes.
Ishte nji djalë zeshkan, me nji ftyrë të qeshur , hund sqepshqiponje dhe syt e zi nga të cilet shihej karakteri i ti i fort i patriotit, shihej shpirti i ti human dhe njikohësishtë ata sy shprehnin edhe nji njeri të vuejtun. Ishte i kulturuem dhe frigohej të filloj me folë sepse kishte kulturë të naltë njeriu.
Jam i ri axhë, dhe nuk di shumë, unë kam nderin të ndegjojë kur flasin të vjetrit me pervojë dhe ata që njohin gjanat, por sa i perket fesë islame, Kuranit, profetit Muhamed desha të thamë se kamë lexue jo fortë moti dy libra të cilat kisha pas deshirë ti lexoje edhe ti, më tha ky djalë i mirë dhe vazhdojë. Unë në princip pajtohem me ato që ti i thue, por në ato libra që unë i kamë lexue dhe i kamë shkruen ndryshe, andaj nuk po e di se ku asht e verteta dhe ku unë si i ri mund ta gjejë veten dhe ta ndertojë besimin dhe shpresen per ardhmënin time, per jeten time që posa kam fillue ta jetojë i pavarun dhe nga forcat e mia, per ti realizue andrrat e mia të cilat janë; të kamë punë, të martohem sepse kamë të fejuemen, të na falë Zoti fëmijë dhe të jetojë normal si jetojnë njerzit si krijesa ma intelegjente të kësaj toke.
Foli gjatë ky djalë dhe unë nuk po i pershkruej të gjitha që ai dhe unë i thamë njani tjetrit. Po shkruej vetem ato që më banë pershtypje ma shumë dhe të cilat po i paraqes si shkak per temen që po e trajtojë me këtë shkrim. Ai më tha se asht bir i nji njeriu të njohun dikur per kapacitete biznesi. Baba i ti kishte pas firmë ndertimtarie në Kroaci dhe edhe në Kosovë me nga 200 - 800 puntorë. Krejt kjo ka shkue në theqafje sepse per të pas firmë në Kosovë sod duhet të jesh sherbtor i politikës, konkretisht duhet ti sherbesh jo politikës , por partisë politike në pushtet apo thanë drejtë shqip liderit të partisë në pushtet dhe klaneve të ti mafioze. Baba im këtë nuk e pranojë , andaj edhe firma e ti nuk mund perparojë. Unë kamë krye shkollën e mesme dhe andrroja ta studjojë kriminalistiken, por ja u desht të arratisem dhe të jetojë këtu gjysem ilegal me andrren per nji fat dhe nji të ardhme normale.
Foli ky djalosh i mirë dhe unë e ndegjova me vemendje, më bani shpirtin cop sinqeriteti i ti, zgjuarsia e ti e cila në vend që të zhvillohet atje në bankat e fakultetit dhe ai ti plotson andrrat e veta vjen e shfryhet këtu në këtë shtet nordik dhe atje në vendlindje per largimin e ti qanë zemra e nanës, e babës , e vëllaut, e motres dhe e fejuemes së ti.
Ky këtu veq tjerash duhet të jetojë me dozen e friges se mos po bie në duer të policisë dhe ata e largojnë nga shteti dhe ai do i humb perpjekjet dhe shpenzimet që i ka ba per të ardhë këtu. I duhet të banojë neper biruca podrumesh me plotë lagshti dhe ta ndanë fatin me llojë llojë njeriu, ti perkulet tyhli far maskarenji shqipfoles i cili shfrytzon njerzit e tillë me halle, tue i pague simbolikisht, nderton shtepia e oborre të shtepijave të veta me të cilat i shet mend komshiut, kusherinit dhe mikut tue i perdor njerzit në halle sikur skllav.
Ishte i zgjuet e besa edhe njohes i mirë i ngjarjeve të kohes që po e jetojmë  e posaqërishtë i ngjarjeve të rrethit nga ku  ai ishte, pra Skenderajt dhe rrethinës. Fillojë të flas me nji dozë rezerve, por pa frigë per madhështinë e Dr. Ibrahim Rugovës, por kur pau se syt e mi shkelqyen posa ai i permendi emnin Shejtit Rugova, lëshojë nji ofshamë dhe vazhdojë të flasë sa në nji moment i shkuen edhe lotët per cka kerkojë falje. Burri nuk qan, na tha, por tue buzqesh shprehi modestinë dhe tha; po unë ende nuk jamë ba burrë. Ibrahim Rugova ka kjen njeri i Shejt i kombit e tha ky drenicar i anes së Skenderajt dhe derisa ai fshinte lotët të cilet i kishin dalë ma parë mue më shkonin rreke lotet e mi të cilet nuk i fshina fare, i lash të rrokullisen sikur të doja ta simbolizojë rrokullisjen tonë si komb pas ikjes në amshim të Dr. Rugovës.
Kishte vlera ky djalë sa të kënaqte shpirtin ta shifje dhe ta ndegjoje se si fliste. Ama kishte te ky dicka që e kerrcnonte per të ja shkatrrue vlerat dhe unë që gjithmonë kamë mbrojtë idenë se askush ma nuk duhet të largohet nga atdheu, por duhet të rrim atje dhe ta ndertojmë ate, se edhe neve që kemi dalë para shumë dekadave duhet të këthehemi këtë herë mendova dhe thash : TË FALEM O ZOT QË E PASKE LARGUE KËTË NJERI TË MREKULLUESHEM NGA AI VEND I RREZIKSHEM, NGA AI FERR. Ky kishte lexue dy libra ku predikohet dicka islame muslimane dhe ato libra kishin lanë gjurmet e veta të trushperlamjes. Tregojë cilat ishin , por unë nuk i mbajta mend. Nikoqiri ku unë dhe ai ishim musafir si me shpoti i tha; o L. po më duket se paske pi ujë zemzemi edhe ti. Kishte të drejtë nikoqiri dhe unë tash këtu po kalojë në nji temë që do e lidhë me këto që i shkrova deri tash.
Gjithandej neper Kosovë me mburrje flitet se si nji perqindje e madhe e nxansave të shkollave të mesme dhe studentve të fakulteteve janë ba besimtar të islamit sa ata falen namaz nga pesë herë në dite edhe mbrenda sallave të mësimit dhe objekteve tjera universitare. Pra e thamë se flitet sepse unë nuk i kamë pa. Ky djali per të cilin me respekt shkrova ma naltë me bind se ato që fliten janë realitet. Tash unë pyes popullin e Kosovës ( nuk do i thamë Dardani kur shkruej dhe flas per njerz dhe dukuni të tilla të tyne) se pse nuk po e pranojnë se kerkesa e Myftiut Naim Ternava per futjen si landë mësimore të edukates fetare në sistemin shkollor në Kosovë ka ndodhë tinza dhe heshtazi shumë moti dhe se frytet e saja janë sod ata studenta dhe ata nxanësa që lidhen namaz nga pesë herë në dite mbrenda hapsines Universitare të Kosovës. I pyes intelektualet dhe analistet e tjerë , pse e heshtin faktin dhe si nuk e kanë kundershtue ketë qoroditje dhe indoktrinim të fëmijve tanë që janë ardhmënia e jonë dhe e atdheut. Unë i pyes intelektualet shqiptarë , institucionet shqiptare të shtetit të Kosovës se cili asht opinioni i tyne per këtë dukuni?! I pyes ata dhe të gjithë njerzit me dy fije truni në kokë se a asht Universiteti dhe shkolla TEMPULL I DIJES DHE PROSPERITETIT apo asht SHPELLË E TERRIT DHE PRAPAMBETJES?! Ftyra publike artistesh dhe krijuesish po thejnë qafen në ekstremin fetar islam. Menjiherë mas luftes pata ble nji CD të Adem Ramadanit ku ai me qifteli dhe i veshun me kostum kombtarë këndonte per mrekulli folklor shqip, ai njeri ma vonë lëshoj mjekerr vehabiste dhe këndon vetem dovë islame. Ferki Shala shkojë të njejtes rrugë tash edhe Labinot Tahiri. Ka edhe shumë tjerë, por unë nuk po i shkruej këtu. Pse po ndodhë kjo?! Pse askush nuk po mirret institucionalisht me këto dukuni apo mos po deshmon kjo se dukunitë e tilla i kanë sjellë pikrisht institucionet e shteti Kosovë!
Rrugen e gabueme po e ndjek o kombi im, o populli im i dhashtun. Po shkel gjakun e shekujve të derdhun per liri kombtare dhe po e robnon atdheun në nji pushtues të tmerrshem i cili nuk të pushton me armë lufte , por pushton me forcen e parasë, trushperlamjes dhe indoktrinimit. Dhe ky asht pushtimi ma i tmerrshem që mund ti ndodhë nji populli. Shqiptareve u ka ndodhë kjo. Ata i ka pushtue errsina orientale. Aminin  po ja bajnë shpirtshitunit dhe pederastet gjakprishun shqipfolsa, politikajt mafioz dhe intelegjencia shqipfolse që asht hiq tjeter pos nji turmë injorantesh idiot.
Atdheu asht pa bij dhe asht jetim pa mbrojtës. O Zot na e lind nji Ibrahim Rugovë të ri, nji Adem Jashar dhe ti delet perpara errsines.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
11.10.2009


(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora