E marte, 30.04.2024, 09:04 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi

E diele, 11.10.2009, 06:39 PM


Kombi Shqiptar, Nje Jemi
                       
Nga Faik Krasniqi
 
Vizita dy diteshe e Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha ne Kosove,nuk ishte vetem vizite per te nenshkruar gjashte marreveshjet per bashkepunim ndershteteror mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves,por njekohesisht per te deshmuar edhe njehere se s'ka dy Kombe,por shqiptaret kane nje Komb te vetem,Kombin Shqiptar.
Pjeserisht,me kete deklarate te Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha, u pajtuan edhe lideret shqiptar ne Kosove.
Gjate vizites se Kryeministrit Sali Berisha,rane ne uje te gjitha fantazite e atyre qe jane ithtare te flakte per krijimin e nje identiteti te ri shqiptareve te Kosoves,Kombin ''Kosovar''.
Rreth deklarates se Kryeministrit Berisha,per nevojen e Bashkimit te te gjithe shqiptareve,pati reagim nga Moska zyrtare,perkatesisht nga Ministri i Puneve te Jashtme te Rusise,Sergey Lavrov,duke aluduar ne ate qe shqiptaret po punojne per krijimin e ''Shqiperise se Madhe'',kjo te kujton kohen kur armqite tane benin konkludime te tilla para botes, se kinse shqiptaret po kerkojne ''Shqiperine e Madhe'',ne menyre qe te largohej vemendja e Bashkesise Nderkombetare, ne ate se cka ndodhte me shqiptaret ne ish-Jugosllavi,diskriminimi qe behej ndaj shqiptareve nga regjimi serb,qe kerkonin te drejtat e tyre elementare per te ekzistuar si Komb.
Sot me te vertete shume pak mund te dallosh,jane hequr keto dallime,se Elvana Gjata eshte nga Shqiperia,Dafina Zeqiri eshte nga Kosova,apo Leonora Poloska eshte nga Maqedonia.Por  gjithsesi ngjarjet historike qe kane pasuan  keto vitet e fundit per shqiptaret,si psh;largimin e Serbise nga Kosova, Pavaresia e Kosoves,hyrja e Shqiperise ne Nato etj etj,akoma forcuan lidhjet dhe bashkimin mes shqiptareve ne pergjithesi.
Gjashte marreveshjet qe u nenshkruan ne mes te dy shteteve shqiptareve,Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves,
1.Per levizje te ndersjellte shtetasve.
2.Protokollin per qarkullimin ne zonat kufitare ne mes te dy vendeve.
3.Ne fushen e doganave.
4.Marreveshja e bashkepunimit policor nderkufitar.
5.Marreveshja e ripranimit te personave me qendrim te paligjshem.
6.Marreveshja e bashkepunimit te administratave lokale...
akoma forcojne lidhjet mes dy shteteve shqiptare,dhe hapi me i rendesishem rreth ri-bashkimit jo vetem Shqiperi-Kosove,por ne pergjithesi te te gjithe shqiptareve.
Nje hap tjeter i rendesishem te nje rendesie te vecante per Bashkimin e shqiptareve,ishte dhenia ne shfrytezim te plote Portin detar te Shengjinit shqiptareve te Kosoves,si dhe  ndertimi i autostrades kombetare Durres-Morine,apo lirisht munde te themi shembja e murit mes shqiptareve,si shembja e murit gjerman te ''Berlinit'',qe pasoje me  bashkimin e te dy Gjermanive,te ndara pas Luftes se Dyte Boterore.
Kryeministri Berisha beri qarte me dije se ne Ballkan   ekziston vetem nje Komb Shqiptar.''Kombi eshte nje dhe i pandashem ne shpirtin dhe identitetin e tij.Nuk mund te behet fjale per dy Kombe Shqiptare.Shqiptaret jetojne ne shume shtete ,por ne jemi nje Komb''.
Me kete deklarate te Kryeministrit Berisha,duhet te kuptojme se te gjithe shqiptaret ne BE do te futen me nje identitet te vetem kombetar,Kombin Shqiptar,dhe jo me identitet te ndryshme,Kombe te sajuara sic pretendojne shume antikombetar.
 
Autori është publicist i pavarur nga Prishtina


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora