Mendime
Ismet Abdullahu: Për Llapin... përjetësisht
E hene, 12.10.2009, 06:58 PM
![]() |
Ismet Abdullahu, kandidat për Kryetar të Komunës së Podujevës |
Familja Abdullahu vjen nga fshati Dumnicë e poshtme, komuna e Podujevës. Ismet Abdullahu është fëmija i dhjetë , ka lindur më 26.01.1965 në fshatin Dumnicë e poshtme, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Dy vitet e para të shkollës së mesme i kreu në Podujevë, ndërsa pjesën tjetër e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë u regjistrua edhe në fakultetin Filologjik ku kryen dy vite, rrjedhojat e ngjarjeve të vitit 1989 detyrohet ta ndërpres. Ismet Abdullahu është i martuar baba i pesë fëmijëve. Aktivitetin politik e filloi qysh herët gjatë shkollës së mesme përkatësisht në vitin 1981.Në Zvicër mbaroj kolegjin ne drejtimin menaxhment biznesi, ku dhe udhëhoqi me sukses për 15 vite ndërmarrjen e tij.
Ismet Abdullahu ishte anëtar i grupit ilegal “Shaban Shala”, ku shquhej për afërsi me popullin dhe punë me të rinjtë .Viti 1981 përveç që ishte vit i kthesës për shqiptarët dhe Kosovën ishte edhe vit i kthesës personale për Ismet Abdullahun. Në këtë vit Ismet Abdullahu u arrestua mirëpo,veçantia e qëndrueshmërisë së tij në burg bëri që ai të lirohej. Aktiviteti i tij vazhdon edhe më tutje me vendosmëri edhe më të madhe edhe si rrjedhojë e dhunës së ushtruar ndaj tij dhe shokëve të tij. Ai thelloi aktivitetin, bashkoi shumë njerëz rreth idealit të lirisë dhe i dha një dimension kreativ këtij organizimi. Aktiviteti i tij zgjerohet dhe kulmon me formimin e “Çetës së Llapit”. Ismet Abdullahu përkrah Ali Ajetit, Hasan Ramadanit e të tjerëve krijuan një realitet determinues për rrjedhat e reja politike në nivel të Kosovës dhe pati një jehonë të veçantë edhe në të gjitha trojet shqiptare .Kjo çetë vlerësohet si formacioni i parë ushtarak në rrethanat reja historiko-politike, e cila shërbeu si pararendëse e ngjarjeve të mëvonshme deri tek themelimi i UÇK-së ku përsëri na del protagonist.”Të duash lirinë është diçka normale, të luftosh për lirinë është diçka më shumë se sublime”. Ky ishte parimi themeltar i veprimit të Çetës së Llapit e në vazhdimësi edhe i UÇK-së. Në vazhdën e vërtetësimit të lirisë nga ndjenja në realitet pikërisht me datën 30.Maj.1989 bie për të mos vdekur në logun e burrave vëllai i idealit të Ismet Abdullahut, heroi i Kosovës Ali Ajeti.
Pas kësaj periudhe Ismet Abdullahu bashkë me anëtarët e tjerë të Çetës së Llapit detyrohet të largohet me shumë sakrifica në Zvicër . Ai vazhdon aktivitetin me qëllim organizimin sa më të mirë karshi situatës në të cilën gjendeshin shqiptarët dhe Kosova. Fillimisht bashkë me shokët e idealit angazhohet në Lidhjen Demokratike të Kosovës si Sali Çekaj, etj. Njëkohësisht ai bashkë me shokët e tjerë insistonin në forcimin e komponentës ushtarake që e shihnin si domosdoshmëri për ballafaqim me Serbinë.
Ismet Abdullahu ishte koordinator për shkuarjen në ushtrime ushtarake në Shqipëri në vitin 1991, ku kishte dy grupe.
Në grupin e parë në mesin e tjerëve, ishte edhe komandanti i operativ i UÇK-së, Heroi i Kosovës Zahir Pajaziti, Sali Çeku, etj. në grupin e dytë komandanti legjendar Adem Jashari dhe dëshmori Ilaz Kodra.
Aktiviteti i Ismet Abdullahut zgjerohet në masivitet dhe duke pasuruar substancën e organizimit ushtarak.
Në vitin 1993 Ismet Abdullahu së bashku me një grup bashkëluftarësh si : Sali Çeku dhe patriot tjerë kalojnë kufirin shqiptaro-shqiptar për t’i krijuar bazat e para ushtarake ku sollën armatime dhe uniforma ushtarake me emblemat e para të UÇK-së në viset e ndryshme të Kosovës si Gjakovë, Deçan, Klinë, Gjilan, Prishtinë, Podujevë dhe shumë qytete tjera e që këto rezultuan se ishin fillet e para të UÇK-së që koordinoheshin nga komandanti Zahir Pajazit, që njihej me nofkën “Ismeti”. Kjo tregon jo vetëm lidhjen shpirtërore, jo vetëm shpirtin e idealit të ndarë në më shumë trupa, por kjo tregon edhe lidhjen e të gjithë atyre që rezistuan në periudha të ndryshme kohore për lirinë e Kosovës.
Ismet Abdullahu në periudhën e rezistencës deri në luftën e UÇK-së së pas rënies së Zahir Pajazitit vazhdon aktivitetin me shtyllat e furnizimit për armatim si: Ardian Krasniqin, Ilir Konushefcin, Luan Haradinajn etj.
Ismeti thotë gjithmonë e ndjejë veten të nderuar të kem bashkëvepruar me njerëz që mundën historinë.
Një mendimtar në një rast thotë: asnjë njeri nuk ka lindur hero, e rëndësishme është që atë moment që duhet, të dish, të sillesh dhe të jetosh si i tillë. Të tillë ishin këta pishtarë të lirisë që vepruan në rrethana të jashtëzakonshme historike. .
Ismet Abdullahu është kryetar i degës së AAK-së në Podujevë dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës. Ju pyesim juve qytetarë Llapjan? A e meriton ndokush më shumë se njeriu që ka pasur gjithmonë vizion historik për lirinë e Kosovës, vizion politik për ndërtimin e perspektivave të shtetit të Kosovës, ndjenjën për sakrificë të dëshmuar edhe përmes këtyre rreshtave e që janë pak për të dëshmuar gjithë veprimtarinë e këtij njeriu. Njeriut që dha gjithçka për lirinë e Kosovës. Njeriut që edhe tash si politikan dëshiron që të zhvillojë shtetin e Kosovës,të ndërtojë perspektivë të qartë ekonomike, të avancojë pozitën e të rinjve, të zhvilloj sistemin shëndetësor, të reformoj sistemin arsimor, të mbrojë familjen kosovare në mënyrë institucionale, të zhvillojë bujqësinë duke pasur parasysh resurset që ka vendi ynë, të ngritë cilësinë e shërbimeve publike, të reformojë administratën, mbi të gjitha të kthejë dinjitetin e Llapjanëve. Ne besojmë se përgjigjja juaj është, Ismet Abdullahu e meriton të jetë kryetar i komunës së Podujevës. Ismet Abdullahu do t’i realizoj këto vizione politike me një ekip prej dyzet këshilltarësh, ekspert të thirrur dhe të dëshmuar në lëmit përkatëse.
Besoni këtij njeriu, siç i keni besuar gjithmonë, për të mirën tuaj qytetar të nderuar të Llapit. Duke i besuar këtij njeriu do të dëshmoni se respektoni votën tuaj dhe siguroheni për perspektivën e fëmijëve tuaj. Z.Ismet Abdullahu ka triumfuar gjithmonë, në luftë, në rrethana të ndryshme, fitorja e tij kësaj radhe është triumf i të gjithëve.
Komentoni
Artikuj te tjere
Flet Nexhmedin Saqipi, lider i Partisë Demokratike Kombëtare
Selim Hasanaj: Tempuj të dijes apo të errsinës
Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi
Hajdin Islami: Për Kosovën, të zhvillohen zgjedhje të qeta
Ekologji-energji është kriteri bazë për vlerësimin e efikasitetit të skemave hidroenergjitike të Drinit të Zi
Ferit Ramadani: Rikolonizimi i ambalazhuar
Asllan Dibrani: Reagim kundërshkrimit tendencioz të Halil Matoshit për kryeministrin e Shqipërisë
Enver Robelli: Manipulimet historike si traditë fatale në Ballkan
Fehmi Ramadani: Shqipëria e bashkuar e mira e Evropës së bashkuar
Ylli Polovina: Një fustan nuseje në Berlin
Kalosh Çeliku: Patrioti
Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë
Alfred Papuçiu: Dhenia e cmimit Nobel Presidentit Obama- kurorezim i perpjekjeve te tij per paqen
Edlira Dedja: Intervistë me Ilir Bytyqin, kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Gjakovë
Rrustem Rugova: Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve
Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës
Përgjigje Pëllumb Xhufit dhe të tjerëve për Historinë
Halil Matoshi: Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës
Kalosh Çeliku: Zgjohuni të vdekur, se na mbytën të gjallët
SHAIBK: A u “vra” Azem Bejta edhe një herë?