Mendime
Gëzim Mekuli: Retorika dhe Politika
E hene, 12.10.2009, 08:37 PM

Nga Mr. Gëzim MEKULI
gezim@mekuli.com
”Turqit po e pushtojnë Gjermaninë, mu ashtu sikurse Kosovarët e kanë pushtuar Kosovën përmes shkallës së lartë të lindjes.”
Mediat janë ndërmjetësuese të identitetit dhe kulturës. Jo rastësisht gazetaria e kulturës është duke zënë vendin e një komunikimi strategjik, të ashtuquajtur ”public diplomacy”. Pra, është kjo një mundësi, që përmes gazetarisë së kulturës të ndërtohet edhe fotografia e dëshiruar për një komb apo shtet.
Politika e gazetarisë së kulturës nuk ka të bëjë vetëm me artin dhe kulturën, gjithashtu kjo ka të bëjë edhe me ndërmjetësimin e mendimit politik dhe të provokimit te debatit.
Sot (11.10.2009) minsitri i financaave të Gjermanisë, Thilo Sarrazin në intervistën dhënë revistes së kulturës „Lettre international“ (revistë prej 22 000 egzemplarësh) u shpreh: ”Turqit po e pushtojnë Gjermaninë, mu ashtu sikurse Kosovarët e kanë pushtuar Kosovën përmes shkallës së lartë të lindjes.”
Gazeta e madhe gjermane ”Bild Zeitung” e botoj intervistën e Sarrazin. Këtu kishte edhe reagime nga gazetarë gjerman por, mungoj ajo që unë dhe shumë shqiptarë tjerë e prisnim; Mungoj diplomnacia publike e shtetit të Kosovës; Nuk pamë e as nuk dëgjuam asnjë reagim apo shkrim nga përfaqësuesit e ambasadës së Republikës së Koaovës!
Vlerësimi dhe analiza se cila “fotografi dhe cili rrëfim” është duke u transportuar në mediat ku vepron një përfaqësi diplomatike është me rëndësi të madhe; Të kuptuarit dhe të lexuarit se në ç’mënyrë “gatuhet” fotografia për shqiptarët nga mediat dhe politikat e vendit janë detyrë parësore e këtyre organizmave.
Shumica e kombeve, në praktikë, përdor resurse për të prezantuar kulturën e tyre jashtë vendit sesa që krijojnë kushte aktive që të ndërmjetësojnë kulturën e huaj në shtëpi të tyre. E, kjo është arsyeja se pse disa shtete kanë krijuar organe të veçanta dhe të specializuara, të cilat kohë pas kohe punojnë për të lëvruar prezantimin e kulturës së huaj për publikun shtëpiak. -Për shembull: Visiting Arts (Britani e Madhe) apo Haus der Kulturen der Welt (Gjermani)
Këto organe të veçanta drejtohen më shumë në kombet dhe në vendet e vogla, të cilat nuk disponojnë institucione kulturore jashtë vendit apo në vendet të cilat, për shkak të rrethanave të ndryshme, kanë ”pranuar apo thithur” më shumë impulse kulturore nga jashtë sesa që këto kanë pasur mundësi dhe rast të dërgojnë impulset e tyre kulturore jashtë vendit. (Pra siq është Kosova)
Përveç të tjerave në shumë shtete janë ministritë e punëve të jashtme, të cilat kanë një funksion operativ në shpërndarjen e kulturës kombëtare jashtë vendit.
Pra gazetaria e kulturës dhe qëllimet e politikës së jashtme nuk qëndrojnë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto vetëm sa e përplotësojnë dhe e përkryejnë njëra-tjetrën.
Arti, kultura, simbolet, muzeu, arkeologjia dha tradita konsiderohen si interesa qendrore, legjitime, të cilat mund të avancohen përmes politikave të jashtme të kulturës, të ndihmuara me të madhe nga mediat profesionale. Sepse identiteti është prodhim i retorikës (mediave, fjalës, fotografisë, filmit….etj) dhe se retorika krijon edhe subjektin politik.
Edhe këtu përsëri shtrohen dy pyetje të mëdha:
- çfarë identiteti dëshiron të ndërtoj media dhe politika kulturore e një shteti për ”okupuesit e Kosovës” dhe,
- sa kanë arritur që të amortizojnë ”fotografinë e keqe” për shqiptarët e Kosovës diplomacia publike dhe radiotelevizioni ”ynë” publik ”made in Kosova”, RTK?
Komentoni
Artikuj te tjere
Ismet Abdullahu: Për Llapin... përjetësisht
Flet Nexhmedin Saqipi, lider i Partisë Demokratike Kombëtare
Selim Hasanaj: Tempuj të dijes apo të errsinës
Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi
Hajdin Islami: Për Kosovën, të zhvillohen zgjedhje të qeta
Ekologji-energji është kriteri bazë për vlerësimin e efikasitetit të skemave hidroenergjitike të Drinit të Zi
Ferit Ramadani: Rikolonizimi i ambalazhuar
Asllan Dibrani: Reagim kundërshkrimit tendencioz të Halil Matoshit për kryeministrin e Shqipërisë
Enver Robelli: Manipulimet historike si traditë fatale në Ballkan
Fehmi Ramadani: Shqipëria e bashkuar e mira e Evropës së bashkuar
Ylli Polovina: Një fustan nuseje në Berlin
Kalosh Çeliku: Patrioti
Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë
Alfred Papuçiu: Dhenia e cmimit Nobel Presidentit Obama- kurorezim i perpjekjeve te tij per paqen
Edlira Dedja: Intervistë me Ilir Bytyqin, kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Gjakovë
Rrustem Rugova: Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve
Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës
Përgjigje Pëllumb Xhufit dhe të tjerëve për Historinë
Halil Matoshi: Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës
Kalosh Çeliku: Zgjohuni të vdekur, se na mbytën të gjallët