E marte, 30.04.2024, 02:44 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe tragjedia e ndodhur në kufirin Serbi-Hungari

E enjte, 29.10.2009, 08:35 PM


Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe tragjedia e ndodhur në kufirin Serbi-Hungari

Nga Shaban Peraj

Lexojmë e dëgjojmë permes shtypit për aktivitetet që partitë politike po zhvillojnë rreth zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në Kosovë. Këto aktivitete janë sa të rëndësishme aq edhe domethënëse tani kur në Kosovë organizohen për të parën herë nga institucionet e pavarura të Kosovës. Kjo i shton edhe më tepër vlerën një marshi politik për të treguar e dëshmuar se shqiptarët e Kosovës dinë, mundën dhe se janë të aftë të mbajnë zgedhje të ndershme e të pranueshme edhe nga ndërkombëtarët . Sa u takon këtyre zgjedhjeve ata tashmë dihen publikisht se janë bërë dhe bëhen në të gjitha periudhat historike, pavarësisht nga sistemet ekzistuese. Secila nga partite politike vrapon të sjellë në shportën e vet sa më shumë vota dhe që nesër pasi të përfundojnë t’u jepet mundësia të thonë se fituam ( me të drejtë nëse ato bëhen të ndershme), dhe ata që nuk do të përfshihen për kryetar komunash e asamblesh komunale, ajo që shqetëson në këtë moment është mënya e të sjellurit ndaj qytetarit, rrespektimi i dinjitetit të tij për të mos u bë “mish për kockë” si dhe premtimet e dhëna se çdo komunë do të bëhet kopsht lulesh. Në këtë aspekt duhet shikuar e kontrolluar fjalën e thënë, si për investime ( nga do të merren aq para, ku ishin ato deri në këto momente, pse deri tani nuk u investuan e shumë pse të tjera), gjë që në situtën e krijuar të bënë të mendosh se po luhet m fatin e shqiptarëve në Kosovë. Janë të shumta arsyet pse po kërkoj të jipen përgjigje në një kohë kur shqiptarët e Kosovës po e kalojnë jetën vetëm me premtime, rezultatet janë të pakta, gjë që duhet të shqetësojë çdo shqiptarë kudo që ndodhet sepse ai është pjesë e kombit.Disa e quajnë këtë botë ca para e ca kënaqësi.Edhe në qoftë e drejtë kjo për ata  që duke e mbështetur çdo gjë te materia dhe e vlerësojnë botën siç e shohin, në sytë e popullit s’është gjë tjetër vetëm se vetëmashtrim.Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë pasur fatin të jenë në krye të ekzekutivit kosovarë, ndaj edhe përgjegjësia sa vjen e shtohet karshi popullit, pjesë e të cilit janë. Ata poashtu kanë pasur fatin e mire (kuptohet me shumë sakrifica) të kenë mandatin e njeriut të parë për të mundësuar realizimin e ëndrrës reale të shqiptarëve në Kosovë ku askush nuk dyshon në sinqeritetin për ta pare atë si vend demokratik e të pavarurnë në familjen e vendeve evropiane. Këtë mrekulli qytetarët e presin me padurim nga prijësit e tyre të bindur se kjo është rruga e vetme si e drejt e tyre për të dalur në votime. Nga mënyra se si po udhëhiqet fshata elektorale në tubime promovuese qytetari i thjeshtë nuk ka si të mos besojë se Kosova qenka vend i pasur, se paska para që mund të jipen me premtime gjë që shton skepticizmin e çdonjërit, prandaj shtrohet kjo pyetje duke e ditur se edhe promovimet kushtojnë. Me kandidatët e ofruar shqiptarët e Kosovës sigurisht se kanë preferencat e tyre, por ajo që i duhet asaj janë njerëzit e dijes (këta nuk i mungojnë Kosovës) të shekullit të ri, që dine e artikulojnë me të njëjtin ritëm për të mirën e qytetarëve. Shumica e shqiptarëve të Kosovës nuk e kupojnë se ç’po ndodhë në këto fushata, ata konstatojnë se kjo është një lojë e neveritshme që nuk mbahet mend me gjithë këto premtime boshe që nga koha a paraluftës, ku demokracia e butë me afat të skaduar për pushtetarët e ëmbël po lanson miliona euro për t’u premtuar shqiptarëve të ardhme me pallavra.
Ajo që u jep detyrim më të madh udhëheqësve të Kosovës ndaj bashkëvuajtësve me dekada është edhe tragjedia e ndodhur ditë më pare në kalimin permes lumit Tisa të familjarëve nga Kosova. Edhe pse rasti në tërsi mbetet disi i pashpjegueshëm ka qenë e udhës që të ngritet lartë zëri e të shprehet gatishmëri e pavonuar për fatin e qytetarëve të Kosovës duke lënë anash për një moment premtimet nëpër komuna të saja. U takon, po është edhe obligim i instituconeve të saja që në këto ditë të vështira për familjarët që humbën më të dashurit të jenë pranë tyre e tu dalin në ndihmë, në mos për tjetër së paku për ngushllime. Kjo së paku deri më sot u dëgjua në formën e lajmit, në anën tjetër deklaratat e dhëna flasin si diçka që dyshohet. Këtu nuk ka dyshim, rasti ka mundur të zbulohet shpejt duke  ditur se ata nuk kanë rënë nga qielli, ata kanë të afërmit e tyre të cilët dinë për fatin e të zhdukurve. Populli ynë njihet prej shumë kohësh për humanizëm, dëshmuar ky edhe gjatë luftës, po edhe në kohën e varfërisë ku po kalojnë shumë familje, gjë që nuk ka se si të mos iritojnë opinionin mbarëshqiptar për qëndrimin indiferent të institucioneve të Kosovës rreth fatit të atyre që mendohet se humbën jetën në kufirin Serbi-Hungari. Ata së paku është dashur që një ditë ta rezervojnë për ditë zie në shenj rrespekti për viktimat, duke lënë anash fushatën elektorale. Kjo i obligon të tregojnë sadopak tolerancë, mirëkuptim për të respektuar popullin e vuajtur i cili i vështron pandërprer dhe çuditet se sa janë në gjendje të bëjnë këta për popullin e vet. Në fakt, respekti për të vdekurit është një garanci e dhënë të gallëve për të ardhmen.


(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora