E marte, 30.04.2024, 05:31 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: LDK po i kthehet antarësisë dhe popullit, po i kthehet realitetit

E enjte, 29.10.2009, 07:26 PM


LDK- PO I KTHEHET ANTARËSISË DHE POPULLIT-PO I KTHEHET  REALITETIT

Nga Xhevat Rexhaj

 Një fjalë e urtë popullore thotë ”ma mirë vonë se kurr”.

Traumat e mëdha pas vdekjesë së Presidentit Rugova e goditën LDKnë, turr e vrapja pas postit të mbetur dhe shmangja nga realja dhe e drejta e sollën LDKnë në një krizë të thellë që dashakeqët e kishin pritur me vite e dashamirët se kishin menduar fare. Lojrat e luajtura në dhe rreth LDKsë sollën edhe trauma në vetë antarësine e vërtet rugoviane, partia u nda dhe që të dy pretendentët për kryetarë të LDKsë luajtën lojë të fëlliqur dhe matrapaze me një prapaskenë fatale për vetë partinë dhe për fatin e mbetjesë së LDKsë në skenën politike kosovare si një parti e madhe e fortë dhe e duhur për Kosovën dhe të ardhmene e saj.  
Shumica shqipatre e mishëruar me një parti kombëtare, me një parti shtetformuese dhe prosperuese ishin aq shumë të zhgënjyer me atë që ia sollën LDKsë udhëheqësit e saj saqë në votimet e fundit të vitit 2007 ata, pra shumica mbetën në shtëpi dhe kështu shfryen mllefin duke mos dalur në votime, një numër i caktuar shkoi pas N. Dacit dhe disa tjerë pas B. Pacollit dhe kështu LDKja mbeti si forca e dytë pas rivales dhe partisë kundërshtuese PDKsë. Realiteti dhe perëndimi detyruan, ngase edhe dikujtë i pëlqeu koalicioni me PDKnë, mirëpo shumica e antarësisë nuk ishte fare e kënaqur me këtë fejesë jashtë normale, duke ditur të bëmat e liderëve të ish LPKsë tani më PDKsë ndaj LDKsë në përgjithësi e ndaj Presidentit I. Rugova në veqanti, mirpo politika është politikë dhe karrika është gjithherë e nxehtë ngase sjellë edhe përfitime të ndryshme, pra kështu LDKja mbeti si një zorr qorre në organizëm por që pritej se do të shperthente dhe do duhej mjekim i shpejtë, edhe ajo nuk ndodhi shpejtë se dikush frikohej nga humbja e të mirave të ndryshme në kurrizë të LDKsë. Tani më po shihet se diçka po ndodh me LDK në, po flitet po punohet dhe po dëgjohet LDKja, sa mirë, me vonesë por besohet se është me sinqeritet.

Fushata filloi me 15 tetor, shumë parti u futen në garë( më shumë parti ka Kosova se krejtë Evropa bashkë?!:).

Partia kolege e koalicionit të LDKsë, PDK, filloi fushatë të egër që në fillim, ashtu si e kanë ata zanatë të vjeter, shantazhin, fyerjen dhe degradimin pa moral të kundërshtarit, duke sjellë Isa Mustafën në një gjendje alarmuese qysh pa filluar fushata zyrtarishtë, krerët e LDKsë u gjenden si zakonishtë të hutuar, sigurishtë se ata si koalicionues kishin menduar se do të kurseheshin pakëz nga të fejuarit e tyre, por ja që nuk u ndodhi ashtu. Me vonesë por ama disi në mënyrë intelektuale reagoi kandidati për Prishtinën Z. Mustafa duke fajsuar edhe vetë kreun e qeverisë për lanjen me qëllim të Prishtinës pa ligj dhe pa përkrahje, qysh në këtë moment antarësia e LDKsë filloi të shoh te Z. Mustafa një liderë të ardhshëm të LDKsë i cili do jetë mbrojtës dhe pasuaes i udhëheqjesë së partisë. Si për qudi edhe dikur përkrahësi i H. Thaqit dhe koalicionit Z. L. Haziri filloi të i tregoi dhëmbët për të pasuar edhe me I. Beqirin, antarësia e LDKsë vazhdonte të ngritej emocionalishtë se ja LDKja do të filloi të jetë ajo që ishte, parti e popullit dhe e ligjit.

Prishtina si kryeqytet është alfa dhe omega e fitores së zgjedhjeve lokale, kush e fiton Prishtinen e ka edhe Kosovën andaj LDKja do të jetë e fortë se po tregohet e zellshme dhe e aftë të hudh në humbje një kandidatë siq është ish OJQ, bordistë, llafazanë A. Salihun. Ky kandidatë ka shumë para, ka shumë përkrahje nga ata që kanë vjedhur popullin dhe ka shumë gjuhë të ashpër, por nuk ka kulturë të mirëfilltë politike dhe akademike, andaj edhe nuk është i rrezikshëm për Isa Mustafën. Nga ana tjetër një kandidatë shumë i fortë i drejtë i aftë dhe i kulturuar në të gjitha spektet është z. B. Tahiri, por edhe ndaj këtij Z. Mustafa do të korri fitore sepse LDKja po ringjallet, po duket në siperfaqe dhe po fletë ashtu si duhet dhe kur duhet.

Në Gjilan duhet të fitoi një njeri i aftë, i vyer dhe LDKistë i fortë rugovian Z. F. Rexhepi edhe atij i duhet përkrahja e Kryesisë dhe antarësisë. Gjilani ishte një regjion i terë rugovistë ashtu duhet të jetë edhe tani e tutja se u pa që Z. Daci flijoi rugovizmin duke u bashkuar me Pacollin dhe atë vetëm me qellim që ta dobësoi LDKnë dhe AAK në, jo mirë nga Daci por...

Do të ishte shumë e favorshme një fitore në Ferizaj, por ja që aty nuk është një kandidatë seriozë, Z. Grainca shpesh ka bashkëpunuar me PDKnë dhe nuk është shumë luajalë ndaj LDKsë pra nuk pritet fitore por ndoshta edhe aty mund të ndodh diq.

Athua do të mund të bëjë diq Eqa  në Prizren, është marri dhe dobësi e madhe e LDKsë nëse nuk fitohet Prizreni qyteti i shqiptarisë dhe i kulturës historike me ma shumë përkrahje të udheheqjesë së LDKsë edhe aty mund të korr fitore LDKja.

Podujeva duhet medoemos të ruhet dhe të fitohet është kështjellë rugoviane, aty më shpesh duhet të shihet S. Hamiti e F. Sejdiu në m¨nyrëne e mundshme që i lejohet.

Istogu është si gjithherë LDK, do të jetë edhe kësaj radhe, ah sikur të ishin aktivistët e LDKsë nepër komuna tjera ashtu siq janë istogalitë nuk do humbeshin komunat sepse Fadil Ferati me kolegë ka punuar pa hile dhe pa hajni për qytetarët e vetë në përgjithësi.

Në Kamenicë dhe në Gjakovë LDKja duhet medoemos të mos lejoi që të fitojnë kandidatët tjerë por në balotazh të jetë me AAKnë, nderas Peja është një rast i veqantë, ndoshta Z. E. Berisha do ta kthjelli Pejën, ishte dhe është rugovistë i përbetuar.

Do të ishte me rëndësi të madhe që në votimet e 15 Nëntorit të fitonte shumicën LDKja dhe si parti e dytë të dilte AAKja, kanë kapacitete, kanë vizion dhe kanë rugovizëm në bindjetë e tyre, i duhen shtetit dhe u duhen qytetareve, pra të fitojnë ata që dikur ishin bashkë e tani me profilizim partiak janë edhe më afër, vërtet do të ishte e dobishme për realitetin sepse do të pasonin zgjedhjet nacionale aq shumë të domosdoshme për Republikën e Kosovës.

LDKja po ngjallet, andaj luten të gjithë antarët dhe simpatizantët e LDKsë që me 15 Nëntorë të dalin në votime, e kemi borgjë dhe e kemi obligim ta themi fjalën tonë dhe të sjellim ndryshime të mira në Kosovë, nëse votojnë LDKistat, LDKja fiton si athere kur ishte në jetë i Madhi i Kombit Presidenti Ibrahim Rugova.


(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora