E hene, 29.04.2024, 02:13 AM (GMT+1)

Mendime

Jeta e Re: Dhjetë gafa të një diletanti

E hene, 02.11.2009, 06:50 PM


Reagim

DHJETË  GAFA  TË  NJË DILETANTI

Perkitazi me artikullit “Jeta e re”- një dashuri dhe shtatë faje”të Ag Apollonit, botuar në “Koha ditore”me 21 tetor 2009

Në gazetën “Koha ditore” të datës  21 tetor 2009  është botuar shkrimi me titull ”Jeta e re”- një dashuri dhe shtatë faje” nënshkruar me pseodonim nga një fillestar që  e ka turrin e madh, por  hapin shumë më të vogël  në krijimtarinë letrare e gazetareske. Sikur të mos ishin dhene shumë vleresime paushalle,sikur të mos ia fuste si kau pelës, dhe madje duke i ofenduar redakrorët e kësaj revistë,çka është edhe më keq edhe autorët punimet e të cilëve janë botuar, nuk do të reagonim fare. Autori i shkrimit të përmendur që në fillim pohon se përveç dashurisë, së cilës i shton një pikëçuditëse, fillon me numrin e shtatë fajeve, sipas të cilit ato në të njëjtën kohë janë edhe turp për mënyrën e përgatitjes së këtij numri të revistës.Në vazhdim autori i këtij shkrimi  i ka radhitë shtatë  faje,sipas të cilit janë edhe shtatë turpe që i ka bërë redaksia. Autori i shkrimit në fjalë konstaton se ajo është shndërruar në revistë amatore që i bën të turpërohen edhe ata autorë punimet e te cilëve   janë botuar. Kjo  vlen vetëm për autorin e këtij shkrimi, i cili më mirë do të ishte të turpërohej për këtë shkrim, sepse autorët tjerë me këtë mburren. Si do që të jetë  të shofim radhazi gafet e tij diletanti njerin  pas tjetrit.1.Faji i parë i yni qenka se nuk i kemi marrë punimet e ish kryeredaktorëve të revistës, pra të Hasan Mekulit, Rexhep Qosjes dhe Sali Bashotës.Por sikur autori i shkrimit të kishte menduar pak më mirë, sikur të kishte analizuar gjërat do të kuptonte se shkrimet e ribotuara janë të autorëve të vdekur ose të atyre nga Shqipëria(Me perjashtim te Petrit Palushit). Nis nga ky kriter janë marrë eshe shkrimet e Esad Mekulit dhe të Rrahman Dedajt, pra jo pse kanë qenë kryeredaktorë. 2.Faji i dytë ( që është gafi i tij i dytë) qenka se nuk janë përfshi disa emra të njohur të letersisë shqipe, që sipas tij kanë kontribuar në këtë revistë. Është e vërtetë se disa prej tyre vërtetë kanë kontribuar ,por ( ah ky farë PORI)  disa prej tyre ka kohë që nuk shkruajnë punime letrare, për të mos thenë se janë shtjerrë,kurse të tjerët nuk i kanë dërguar punimet, andaj edhe nuk kanë mund të gjinden në faqet e revistës. Në vend të tyre kemi sjellë punimet e emrave të shquar të letërsisë bashkohorë  siç janë: Din Mehmeti, Ali Podrimja, Qerim Ujkani, Agim Gjakova, Bedri Hysa, HaxhiVokshi, Azi Mustata,apo edhe Ibrahim Kadriu,Nexhat Halimi, Ragip Sylaj, mandej Basri Çapriqi, Anton Nilkë Berisha,Agim Byci,Vehap Shita, e ndonjë tjetë. Nese këta emra nuk i duken me vlera të arrira autorit të shkrimit është punë dhe e bindjeve të të gabuara gjithësesi.3. Faji tjetë,po ashtu sipas mendimit të këtij autori ,është se kemi sjellë disa fragmente. Kjo është e vërtetë . Dhe në mesin e punimeve  fragmentare është edhe monodrama e tij, të cilën e kemi botuar, jo për vlerat e saj, por pas insistimit të vazhdueshëm të njerit ndër adhuruesit dhe bashkëpunëtorit të flaktë të “Jetes se re”( kaq vetëm sa për informin të autorit në fjalë).Përndryshe as që ia vlen të botohej, sepse edhe ashtu nuk ka ndonjë vlerë edhe as si  teresi e as si fragmente. 4.Të  shofim absurdin ,përkatësisht gafin e radhës   të këtij shkrimi ku gjejmë edhe këtë konstatim  “nuk është zgjedhë kurrfarë kriteri me radhitjen as mosha,as  nacionaliteti,as gjinia seksuale(nënvizimi ynë)…”).5. Apsurdi i radhës  shihet në kerkesën që të ketë më shumë autore femra, thuase letersia matet me të tilla kritere. Ai konstaton se  në faqet e revistes kanë zenë vend punimet e  46 meshujve dhe vetëm të tri femrave , prandaj  i jep të drejtë vetes të konstatoj se  “gjë  që flet për një revistë “lekëdugjinçe”(nënvizimi ynë)  ( çfarë përfundimi apsurd se).6. Në vazhdim ai konstaton se janë botuar punimet e disa pleqeve dhe sipas tij është   “masakruar”(nënvizimi ynë) ndonjë i ri ( merreni me mend se çfarë konstatim ky).7, Dhe faji i fundit, që nënkupton edhe turp,pra që është edhe gafi i radhës  është se në revistë nuk është prezentuar asnjë shkrimtar për fëmijë. Kjo flet se ai nuk  e din fare rrugën e zhvillimit të “Jetës se re”. Po ia përkujtojnë  vetëm  në numrin  në parë “Jeta e re” ka botuar punime letrare për fëmijë, kurse në numrin dy e kishte rubrikën për ma te rij prej ma te  rijsh,pra jo për fëmijë,ndërkaq  në vazhdim ajo e kishte rubrikën“Përpjekjet e te rijve” apo “Përpjekja”, ku nuk botoheshim punimet për fëmijë, por shkrimet e atyre që i bënin hapat e parë në letrat shqipe. Ndërkaq,punimet letrare për fëmijë botoheshin në revistën letrare për fëmijë “Pionieri”, që si duket ky asnjëherë nuk e ka lexuar. Dhe aty  i kanë bërë hapat e parë pjesa më e madhe shkrimtarëve shqiptarë në trojet e ish- Jugosllavisë,që më vonë të afirmohen si krijues në faqet e revistës letrare “Jeta e re”.Në vazhdim autori jep disa këshilla se si do të duhej të dukej revista letrare. Edhe këtu ai bën gafe të pafalshme.njërin pas tjetrit. 8.Sipas konstatimit të këtij diletanti revista,përkatësisht numri jubilar i saj nuk paska ndjekur kurrfarë kriteriumi, pos atij familjar, fisnor e klanor. Ne nuk dijmë për  këtë kriter ,kur redatorët e saj janë nga viset e ndryshme . 9..Revista nuk duhet të bjerë viktimë e frymës politike , na këshillon ky , për të konstatuar pastaj se ajo do të duhej t’i nënshtrohej konkurrencës, por cilës?. Sipas tij kjo konkurrencë nuk mund të bëhet në mes të “Jetes se re” dhe “Verbit”, ngase kjo e fundit ka një politikë botuese meskine (nënvizimi ynë)  . Ai propozon që si shembull të merret revista , që botohet në Shqipëri “Aleph”, e cila në numrin e vet të fundit pos shkrimeve letrare  është ilustruar me  fletë të lëmuara,ka krijuar një  ekpozitë arti.10. Gafi i radhës  është konstatimi se revista dikur ka qenë kulturore e tash është vetëm letrare. Edhe ky fakt dëshmon se kemi të bëjme më një mjerani që nuk ka lidhje te  shkohet aq larg sa që nuk ka lidhje me të vërtetën. Të gjithë  e din se “Jeta e re” prej fillimit ka qenë letrare, edhepse në fillim kishte botuar disa punime nga lëmi i muzikës dhe artit. Ajo herë pas herë botonte edhe piktura, por mbi të gjitha ishte revistë letrare, që është shënuar edhe në kopertinën e saj, duke filluar nga numrii saj i parë dei në atë të fundit

Marrë në tërësi kemi të bëjmë me një shkrim që më shumë është një mllef pse i është marrë vetëm një fragment nga monodrama, për të cilën thamë së është botuar me insistimin e një dashamirësi të “Jetës së re”.Nga të dhënat e sigura  mësojmë se emrin  i autorit nuk është  Ag Apolloni,siç është nënshkruar, por Agim Teneqja. Nuk e dimë arësyen e ndërrimit të identitetit të tij,por nëse mendon se Ag do të thotë Agë, njeri i çmuar dhe Apolloni, që asociacon ne Perendinë e Diellit,apo moska menduarkur është pagëzuar për së dyti Ag mos po menduaka që pas këtij konvertimi,kulturës dhe artit të shkrimit po I lulëzon një etapë e re, atëherë vetëvetiu kuptohet se me çfarë njeriu kemi të bëjmë.
Në fund edhe diçka, për një shkrim që na ka habitur, përkatesisht befasuar për të keq. Në një gazetë tjetër(“Zëri” i datës  23 tetor), një shkrimtari tjetër, që ka vitet të tëra që nuk shkruan punime letrare, i ishin ftofur gjakrat, përkatësisht kishte gjetë ngushllim nga ky shkrim, duke dëshmuar kështu gjithë kompleksin e “ vlerave të mëdha”, të cilin nuk po ia çmuakan  të tjerët si të  tilla,të cilët e vlerësojnë realisht aq sa e meriton e as më pak e as më shumë. Madje ai shkon edhe më larg sa që punën e redaksisë e quan turp dhe marre,duke na quajtur edhe të pafytyrë, gjë të cilit i rekomandojmë që të njejtat t’i ndali për vete, ndoshta mos flladitet pak,sepse ato i përshtaten më se merit personalitetit të atij.

Redaksia e “Jetës së re”

Ky shkrim i ështe derguar redaksisë se gazetës “Koha ditore” më 27 tetor 2009 dhe presim të botohet



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora