Mendime
Blerim Rrecaj: Endërr politike me sy hapur
E marte, 03.11.2009, 07:48 PM

Nga Blerim Rrecaj
Po ëndërroj me sy hapur se politikanët tanë po mbajnë mes vete takime të fshehta dhe po përpiqen seriozisht të tërhiqen ngadalë-ngadalë prej rrugëve të korrupcionit dhe shkëputjen prej rrjeteve e trafiqeve të ndryshme kriminale. Pos kësaj ata kanë formuar një këshill të dëshmuar intelektualësh nga të cilët për opinionin e gjerë janë edhe pak ose aspak të njohur. Po flitet sipas burimeve jozyrtare se ata janë afër marrëveshjes që t’i pezullojnë edhe aktivitetet e fushatës parzgjedhore për zgjedhjet lokale. Sipas hartimit të një platforme mirë të shoshitur ata, pra politikanët me radhë e dalëngadalë, pozitë dhe opozitë por edhe të pavarurit po përgatiten për kërkim faljeje publike para qytetarëve të vendit për të gjitha të këqijat, rrenat e dallaveret që iu panë e që nuk iu panë të pendohen sinqerisht. Për këtë thuhet se është hartuar edhe betim i veçantë para të cilit do ta japin fjalën e nderit. Pakti i një qeveriseje të mirëfilltë dhe transparente do të filloj me ringritjen e dukshme e pa bujë mediatike të bujqësisë dhe blegtorisë, ngrtijen e fabrikave pa lënë anash meremetimin dhe rregullimin e të gjitha spitaleve dhe për këtë qëllim do të angazhohen një numër i madh puntorësh për t’i vendosur fillimisht disa gjëra në vend të vetin. Po në të njejtën kohë do të ketë furnizim të bollshëm me rrymë kudo, do të ndërrohen të gjithë gypat e vjetëruar të ujësjellsave dhe do të bëhet rregullimi i ujërave të bardha e të zeza. Gjithashtu është cekur se janë angazhuar edhe ekspertë për çështjen e deponive të bërrlogut. Kek-u,(Strategjia afatgjate për Kek-un na thotë se ai do të zhvendosej drejt Qyqavicës) Ptk-ja, Aeroporti dhe kompanitë e mëdha jo vetëm që do të kenë çmime të arsyeshme por shumë e shumë gjëra do të bien në vend të vetin dhe funksionimi s’do të jetë i dukshëm vetëm nëpër billborda e spote reklamuese televizive, por atë njerëzit e të gjitha shtresave do ta prekin e do ta shijojnë. Do të rishikohen të gjitha ata që i bëri Agjensioni Kosovar i Privatizimit dhe do të rishikohen të gjitha rastet që kanë të bëjnë me gjygjësinë. Pritjet nëpër sportele do të jenë shumë të shkurtëra dhe qytetarët që do presin nëpër to do t’i shoqërojë mbishkrimi: “Ju kërkojmë falje për të gjitha pritjet e panevojshme, më nuk do të prisni”. Trafiku urban nëpër të gjitha qytetet e Kosovës do të ketë linja të rregullta prej ores katër të mëngjesit deri orën 23 të mbrëmjes. Për rirregullimin e rrugëve dhe fillimisht rimëkëmbjen e hekurudhës së tanishme do të angazhohen edhe punëtorë vullnetarë gjatë fundjavëve. Do të luftohen dukuritë negative me ndihmën e ekipeve speciale dhe siguria do filloj të na përkëdhel pasi asaj patëm filluar t’ia
harrojmë edhe erën. Pastërtia dhe rregulli do të jenë të pranishme edhe jashtë shtëpive e oborreve tona. Një marrëveshje me Euleksin do ta shpiente atë nga ka ardhur. Ndërsa Kfor-i do ta vazhdonte qëndrimin e tij në Ballkan. Raportet mes fqinjëve do të rregulloheshin duke caktuar një afat prej dy vjetësh për pikat e ashtuquajtura të nxehta e probleme kufinjsh. Presidenti e kryeministri do të zgjidhej me konsensus pasi të dëshmohej nga kryesia e urtakëve pastërtia dhe gatishmëria e tyre e lartë për t’i përmbushur detyrat me përgjegjësi deri në kohën e zgjedhjeve të dëshiruara nga shumica. Pronarët e medieve do të nënshkruanin një dokument në të cilin do të mos transmetonin seriale turke e latinoamerikane por edhe do të dënohej me ligj shpërdorimi i gjuhës amtare. Jeta do të zhvillohej deri-diku e lumtur, me bollëk të mjaftueshëm, me para të mjaftueshme duke mos na ndenjur ekzistenca këmbëkryq në kokë deri tek zgjidhja e të gjitha problemeve kombëtare dhe me një përkrahje të fortë ndërkombëtare. Kaq. Endrrat vazhdojnë sëbashku me premtimet me të cilat na janë mbushur kokat…
P.sh., nëse këtë letër m’u teket dhe ja dërgoj kryetarit ai të paktën do më thotë: “Pa shiqoni, rrethanat…”, kryeministri ndoshta do ma tërheq vërejtjen me një “destresohu”, ndonjë opozitar do ma përkujtoj se janë në rrugë të drejtë”, s’do të çuditem edhe po dëgjoj frazat “funksionimin e qytetit, jemi gati, vlerë e re, vazhdojmë…” E nëse këtë letër ia dërgoj ta zëmë Solanës ai do t’i përmend proceset dhe të arriturat. As unë nuk do të mund të rrij pa ju thënë të gjithëve se : “Jetoj këtu…”
Komentoni
Artikuj te tjere
Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
Selim Hasanaj: Mashtrimet me tru akademik
Shaban Peraj: “Haberin” z. Muhamet Nika në reagimin- “Sa poshtë paska rënë Shabani”
Faik Krasniqi: Martesa me djallin
Jeta e Re: Dhjetë gafa të një diletanti
Kushtrim Kastrioti: U zbulua shtriga antishqiptare Tano Shejtan Turku
Selim Hasanaj: Pushtetarët e Kosovës kriminelë të paturpshëm
Arbën Xhaferi: Sfida Osmane
Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve
Isa Mulaj: Thirrje mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare për distancim publik nga shpifarakët UDBasho-çetnik dhe islamistët ekstrem
Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan
Sami Islami: Përvjetori i RTK-së dhe anashkalimi i traditës televizive
Faik Krasniqi: Pse duhet bojkotuar zgjedhjet lokale?
Selim Hasanaj: Agim Rexhaj jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së për New York
Kalosh Çeliku: Kokat e huaja në qafë
Shaban Peraj: Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe tragjedia e ndodhur në kufirin Serbi-Hungari
Mentor Nazarko: Prishtina, më mirë se Tirana
Xhevat Rexhaj: LDK po i kthehet antarësisë dhe popullit, po i kthehet realitetit
Ilir Sefaj: E meritoi Klintoni, pse jo Demaçi...?!
Shevki Sh. Voca: Korrupsioni, a ka forcë që e çrrënjos