E enjte, 01.05.2025, 01:48 PM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon M. Dilo: Akoma drejtësisë i duhet heshtja

E shtune, 07.11.2009, 07:33 PM


AKOMA DREJTESISE  I  DUHET  HESHTJA?!

Nga Ksenofon M. Dilo
 
     Me rënqethje kujtohet ajo ç’ka  ndodhi në Leuse të Përmetit më 23 janar 1991 me të burgosurin politik FORE POCOLI e të shoqen : Të dy u gjetën të bërë copë-copë në shtëpine e tyre. Vrasësit  ,te të moshuarve aq të munduar treguan se,janë supermizorë ,me shpirt katili. Mbetjet,copra-copra mishi sakatuar nga thika e hanxhari…
     Një ndërtim dramatik që trondit botën shqiptare…
     Ngjarje  ,nga ato të barbarisë çnjerëzore,që ngacmon frikën e imagjinatës njeriut dhe, tentohet të mbyllet pa zhurmë..Drejtësia   po, zhveshur e lidhur kokë e këmbë nën mafiozë, nuk lë të vërtetën të jetë drita e saj.  Thuaj se për të, ata të jenë kriminelë të ndershëm më ëngjëllorë të ëngjëjve?!
     Ngado njerëzit,të dramatizuar nga krimi, pyesin kur prokuroria do ti japë fund ketij zemerimi  të  heshtur ? Pritej që xhelatët,banda “kuqo”  e zbritur nga mali në të ngrysur , hyrë në shtëpinë e të ndjerit FORE,të dilte në sallën e gjyqit. Deri sot asgjë,veç heshtje i duhet drejtësisë…Sidoqë ta kthesh vihen në punë,gjithë mbeturinat e së kaluarës. Dritës së të vërtetës i ka zënë vëndin mjegulla e gënjeshtrës…
     Medet,a thuaj FORE   POCOLIT  i ka rënë shorti fatal,i ka bërtitur :” Ti bën pjesë në të PERSEKUTUARIT,… përplasur dy herë në burg politik. Rrebesheve e vuajtjeve u qëndrove i patundur. Në shpirtin tënd zien tallazi..sa e sa gjëra ke për të thënë ti- Njeri modest, i urtë e i respëektuar . Sa para bën që kalove pengesat pa peshuar në to?  Sa para bën që ke dalë fitues në to ?...Janë  forcat e errata,me armë  të ftohta, ndaj  s’do ndier!.. “
     Cudi !  Ai duhet për hetusinë,prokurorinë të mos zihet në gojë …Këtë e tregon heshtja…… kështu të përfundojë fati i tij..që dora e zezë ia shkurtoi jetën me lemeri…ashtu si gjithë vrasjet në tranzicion…, kanë një emërues të përbashkët .ekzekutim me armë të ftohta dhe në  orën e mbrëmjes kur njerëzit  dëgjonin tërë gëzim e optimizem  “Zërin e Amerikës”…
      Po..,   si na u gdhi një mëngjez   hetues e prokuror  të shkolluar që  “shihnin dhe qimen në vezë” te armiku i klases ,  pohojnë : S’kemi prova…jemi të pazotë  për ti zbatuar! E, të aftë janë vetëm për avukatë në mbrojtje të përbindshave apo në   kthimin e gjyqeve komedi..si në Gjirokastër ,që kriminelët u lanë të bredhin të lirë !
      Kthim në metaforën, prapa-ktheu? !…  Fakt,që nuk duhet anash-kaluar…Të vritet edhe një  i pafajshëm është njësoj si i ke vrarë të gjithë.
      Padrejtësi e pabesushme,shtyrë nga çmënduria komuniste… janë hedhur në erë parimet e drejtësisë. .. Tragjedi e individit ,përballë të keqes së tyre.Jo të gjithë punonjësit e  drejtësisë ,luftojnë për drejtësi, ka  që janë larg ç’do të drejte e nderi. Dhe,pikërisht është ai ,i dominuari nga një vështrim anti perëndimor ,që ka lëpirë  e lëpin në mënyrë më shëmbullore  çanakët që u servirin ushqim enverist…Janë ata që vinë të shtyrë si zvarranikë dhe largohen si zvarranikë..Le ti  kursejnë vehtes turpe të tjera..hetusë e prokurorë te tillë..
      I tillë është helmi i magjepsjes që zëvëndëson të vertetën me gënjeshtrën..Kjo sjell me vehte notat e hidhura të ftohjes e tregon përpjekje të çala për demokratizimin e vëndit.Kemi të bëjmë me një atentat të përgjakshëm.. dhe çudia vazhdon.. çështja ka harritur në të drejtën e shkeljes së jetës..
      Nën hijen e rëndë të sulmeve terroriste, del pyetja : në  ç’ferrë fshihet ky lepur? “Sado keq të sillesh me armikun e klasës,përsëri ke bërë pak” ..  ,është kuptimi enverist në trajtim të  jetës dhe të pozitës së njeriut në të dhe në shoqëri. Veç harrojnë që flaka e shpresës ndizet në sipërfaqen e dhëmbjes njerëzore.
       Sa e hidhur !  Luajnë me krime të tilla e fitojnë turpin. Po vetë ndergjegja juaj zotërinj të tillë “drejtësie”..a ju pyet: ç’bëjmë? Apo akuza kundër xhelatit , kthyer në një dënim kundër viktimës e jeta e vdekja e të deklasuarit s’është veçse një formalitet ,për ju..
      Të tillë zotërinj të drejtësisë nuk e marrin dot provimin njerëzor se,ligjet njerëzore modulojnë ato të drejtësisë. Fitoni turp,këtë ua-thotë populli dhe koha.Faji nuk mbetet vetëm   tek ai që bën krimin po, dhe te ai që bën errësirën. “Aty ku ka errësirë-thotë Hugoi- ka dhe krime”
        Drejtësia është çlirim i dyfishtë:nga prapambetja zakonore dhe nga çlirimi  politik ku gënjeshtrat dhe stolisja me vuajtje e mundime… janë aleatë të   m a sh t r i m i t    komunist.
        Ti vëmë  të vërtetat tronditëse , të  vrasjeve si një skenë e marr ë nga ferri,në shtyllën e turpit,duke mbajtur  gjithnjë aktuale  shprehjen  kuptimplote:”Kush hesht faqe drejtësisë-është tradhëtar i demokracisë.” Ky, është një ballafaqim moral dhe shpirtëror. Ndryshe, realiteti jetësor nuk e përbën  drejtësinë si komponent kryesor të demokracisë, po,  kjo shprehje,ky qëndrim fiton gjithë intensitetin e fuqisë shpëtimtare- përballë indiferencës anonime dhe krimit komunist  të arkitektit të shkatërrimit të Shqipërisë .
      Në fund të fundit nuk janë planet djallëzore të dhunës dhe të padrejtësisë ramiziste ato që do fitojnë,por e DREJTA se,me atë  është  njeriu i ndershëm,me të është ZOTI.  Dhe,drejtësi kërkojnë tërë ato varre në tranzion me psikollogjinë e armikut të klasës,tërë ato varre të gjakosura që,tregojnë tërbimin e bishës së plagosur komuniste,që shkakton dhe gjithë këto defiçite skandaloze në fushën e Drejtesisë.
 Ai që i mbyll dyert sot Drejtësisë në këtë betejë midis fuqisë së urrejtjes dhe fuqisë së drejtës, ku,masakra pjesë e një genocidi të planifikuar, e, shikon ç,ka  duhet të fshehi,jo ç’ka duhet bërë,nesër do ngrihet i mardhur për zbatimin e kësaj taktike klasike terrorizmi.
       Vetëm  DREJTESIA,që nuk kalon në mjet mashtrimi për të lojtur me fatkeqësinë e tjetrit   ,  derdh balsam mbi zëmrat e të afërmëve të tyre që pikojnë gjak,nga dora e pabesisë kriminale .Vetëm DREJTESIA , q e t ë s o n    nd ë r gj e gj e n    e   v a t a n i t të  h e l m u a r .



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx