Mendime
Besnik Prishtina: LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!
E enjte, 05.11.2009, 07:06 PM
LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!
Shkruan: Besnik Prishtina
Mbi LPK-ën!
Duke e lexuar shtypin ditor këto ditët e fundit, në veçanti me ranë në sy këto dy shkrime me të cilat do të merrem në këtë shkrim timin.
- “LPK: Reagim ndaj marrëveshjes Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë” të lexuar te www.mekulipress.com dhe - Reagim i AKSH-ës të lexuar te www.albaniapress.com, që mbanin datën 14 tetor 2009.
Së pari heshtja e LPK për një kohë relativisht të gjatë pas shkëputjes së PSK nga gjiri i saj po tregon se ajo e mbijetoi edhe këtë lindje të re. LPK tani më është një nënë nga cila linden shumë parti politike, fatkeqësisht jolojale, që sa herë që linden vet, të amën u munduan të e shpallën të shuar. Dhe megjithatë LPK vazhdon të jeton fal bijve e bijave të këtij populli që nuk e lejojnë shuarjen e saj para se ajo të arrin aty ku duhet – në cakun definitiv të bashkimit.
Të përkujtojmë lexuesit se LPK është organizata me e vjetër politike e rezistencës e Popullit Shqiptar në kohën sundimit të ish RSFJ, e cila synonte bashkimin e gjitha viseve shqiptare si dhe krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës. Dhe nëse RSFJ do të refuzonte këtë kërkese ajo do të vazhdonte luftën për bashkimin me shtetin amë Shqipërinë.
Rrënjët historike të kësaj Lëvizje nisen nga koha e Lidhjes së Prizrenit të 1878, gjeneratë pas gjenerate, dhe intensivisht nga koha e demonstratave të vitit 1968 kur për herë të parë në gjitha viset shqiptare u demonstrua me kërkesën për Republikën e Kosovës si dhe me kërkesa tjera të asaj kohe.
Pasi që në vitet e më pasme nga pushteti i atëhershëm u realizuan tëra kërkesat e këtyre demonstratave përveç të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS e cila nuk u realizua as pas Kongresit të X të ish LKJ, në vitin 1975 nga pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968, pra nga gjenerata e re erdhi deri te krijimi i bërthamës që filloi krijimin e Organizatës së PKMLSHJ e cila do të vepronte në Platformën Politike të krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës.
Kjo Organizatë në vitet e më vonshme do të shndërrohet në një organizatë të mirëfilltë ilegale e cila ne demonstratat studentore të vitit 1981 ia arriti që të e ndryshon kursin e tyre social në kursin politikë të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Deri në atë kohe në Kosovë ajo ishte e vetmja organizatë që vepronte në Platformën Politike të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Ndërsa organizatat tjera ilegale si LNÇKVSHJ e OMLK e tj. vepronin në Platformën e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Pas këtyre demonstratave u krijuan kushte më të mira për bashkimin e forcave ilegale dhe kështu me iniciativën e PKMLSHJ dhe me përgjigjen pozitive të palëve tjera me 17 shkurt 1982 e 15 maj 1982 kur në këtë Lëvizje u bashkuan edhe LNÇKVSHJ e OMLK. Në udhëheqjen e PKMLSHJ ishte edhe Mr. Halil Alidemaj, deri sa ishte i gjallë. Në udhëheqjen e LNÇKVSHJ merrte pjese edhe Jusuf Gërvalla. E edhe në udhëheqjen e OMLK merrte pjese edhe Kadri Zeka, deri në vrasjen e tyre në atentatin e UDB-es të 17 Janrit 1982. Ky atentat ndaj tyre u ekzekutua nga ana e UDB-es pikërisht për të penguar bashkimin e këtyre organizatave ilegale, por shokët e tyre vazhduan bisedimet për bashkim me PKMLSHJ dhe një muaj pas atentatit me 17 shkurt 1982 u realizua bashkimi në LRSSHJ, që më vonë do të quhet LPK.
Nga ajo kohë e deri me tani LPK zhvilloi një luftë kolosal politike e të armatosur ndaj armiqve fqinj sllav dhe është meritë edhe e kësaj Lëvizje që sot më nuk ekziston burgu kolektiv i popujve i quajtur Jugosllavi. Por, LPK u ndesh edhe me shumë vështirësi të brendshme që i ngjanin shumë veprimtarisë së M. Popoviqit, Mugoshes e të Tempos në kohën kur u krijua PKSH. Tani ata vepronin jo vet, por përmes të instrumentalizimit të disa njerëzve meskin e kokëshkrete ose përmes disa të tjerëve që mbi lirin e popullit i kishin ambiciet e veta për pushtet. Ata hynin apo dilnin nga LPK me të njëjta ambicie për pushtet personal.
Edhe LPK u ndesh me tendenca që të eliminohen kuadrot kryesore dhe që ajo të mbetet në disa diletant të cilët me kohë do të e përçanin dhe fundosnin LPK në detin e intrigave. Mirëpo, LPK i mbijetoi tëra këto sfida të mëdha në kushte jashtëzakonisht të vështira fal veprimtarëve të tre krahëve që e përbënin atë e të cilët me këmbëngulje vepronin në zbatimin e programit të 17 shkurtit 1982.
Pat raste që të tillët njëherë imponoheshin rrejshëm si “themelues dhe pararojë e majtë” në rastin tjetër e braktisnin LPK dhe e shpallnin “inekzistente” e vet shpalleshin “të djathtë”dhe ngjiteshin në postet e imagjinuara të pushtetit të LDK, e pastaj prapë me akrobacione politike ktheheshin në LPK dhe thurnin intriga për të ndarë nga atë UÇK apo anasjelltas. Kjo dukuri u bë ma masive sidomos në kohën e përfundimit të luftës së armatosur dhe menjëherë pas qershorit 1999 kur u mendua se erdhi koha për të "hipur" në një pushtet të ri vasal edhe pse brenda vendit u instaluan ushtritë e policitë dhe administrata e huaj. LPK nuk mashtrua pas këtij pushteti nën sundimin e huaj diktatorial dhe ajo në kushte teje të vështira e vazhdoi punën e vet. Në momentin kur u shpall pavarësia e rrejshme, planin e Ahtisarit e miratoi edhe një formacion i LPK që hyri në koalicion me partin në pushtet për pushtet vasal nën sundimin e huaj. Kjo klas politike po përpiqet të na imponojnë një demokraci te rrejshme! Ata së bashku po krekosen se Kosova po shkon drejtë integrimeve NËN sundimin e BE dhe të NATO-s, ku politikën ndaj shqiptarëve e diktojnë grekët e miqtë tjerë pro sllav e antiangloamerikan, që po na mbajnë të ndarë në 6 shtete.
Në këtë shkrim të nënshkruar nga Hasan Metaj po thuhet se LPK po jeton dhe se gjallërisht është e interesuar për çdo pjesë të atdheut. Këtu shihet se LPK misionin e vet do të e sheh të përfunduar vetëm kur Kombi i ynë me VETËVENDOSJEN e vet të është nën një Flamur dhe brenda një Shteti. Po shihet qartë se te gjenerata e re trashëgimtare po e merr detyrën e vet!
Mbi AKSH-ën!
UÇK-ën e lindi LPK, ndërsa AKSH është vazhdimësia e UÇK-ës.
Duke e lexuar REAGIMIN e AKSH të nënshkruar “...Prizren, 14 tetor 2009
SHP i AKSH-s Zëdhënësi, Sokol Deliu...”, mu kujtua se këto ditë e kam lexua një shkrim tjetër ku thuhej(po citoj)::
“...Nuk duhet të ndodhë që mbi AKSH të flitet vetëm kur çetniket e Car Lazarit ia mësyjnë Kosovës. Nuk mund të sillemi me ushtri si me shallin, të cilin e përdorim për të shpëtuar kokën nga acari, e kur kalon acari e hedhim të këmbët. Sepse acari kthehet prapë...”!
Pastaj aty në vazhdim thuhej:
“...Heshtet e vërteta edhe pse dihet hapur se AKSH është vazhdim i UÇK-së dhe se ajo përbëhet nga ata veteran që nuk pranuan demobilizimin para së të përmbushet BETIMI, të cilin ata e kanë dhënë me rastin e bashkëngjitjes së tyre në radhët e UÇK-së. Është sekrete publik se një pjesë e UÇK u transformua në TMK ndërsa një pjesë tjetër në AKSH. Dihet se AKSH-ja po akuzohet me po ato intriga sikur është akuzuar UÇK-ja.
Për veprimet për interesa private të individëve nuk mund të ngarkohet AKSH apo ndonjë institucione tjetër por vetëm personat që bëjnë veprime të tilla për interesa egoiste.
Është e çart se rregullat e ushtarake të AKSH janë të ashpra si në çdo ushtri tjetër për ata që në emër të AKSH bëjnë keqpërdorime, dhe të mjerët ata që i thyejnë ato. AKSH-në, si formacion ushtarak, i cili i ka vu detyrë vetit që të realizoj misionin e UÇK-së deri në fund, nuk ka mundësi të veproj pa mbështetjen morale e materiale të popullsisë, për lirinë e së cilës ajo i ka vu në dispozicion edhe jetët e veta që nga hyrja në UÇK. Njerëzit e tillë nuk mundet me i ndal as kush deri në vdekje.
Para shpalljes së pavarësisë në RTK e kemi pa një insert ku AKSH shfaqet në ruajtjen e kufijve të Kosovës në kohën kur vinin kërcime serioze për agresion nga paramilitaret serb të Gardës të Car Lazarit, dhe që nga atëherë mjetet e informimit po heshtin. AKSH ekziston dhe për te opinioni duhet të informohet njësoj si për FSK. Duhet ditur se FSK pas një kohe mund sërish të transferohet në diçka tjetër dhe nga ajo ti nxjerrin edhe ata pak ushtar të UÇK që kanë mbet aty dhe ajo të shndërrohet në një shoqatë të gjuetareve të patave...“ (përfundim i citatit)!
Në REAGIM po thuhej se “AKSH nuk vepron në Kosovë”, megjithatë ky REAGIM i lëshuar në Prizren tregon se ku është selia e SHP të AKSH! Pastaj në kufijtë administrativ të Republikës së Kosovës jetojnë dhe veprojnë numri më i madh i ushtarëve të UÇK. E ata nuk heqin dorë nga BETIMI dhe se në luftë për të e realizuar amanetin e DËSHMORËVE të KOMBIT nuk i kërkojnë leje askujt!
Do të shtoja vetëm faktin se kaluan gati dy vite dhe kufirin verior nuk po e ruan as SHPK, as UNMIK-EULEX-i dhe as KFOR-i! Serbët kufirin e kanë shtyrë brenda Mitrovicës! Për një shekull Serbia e shtyu kufirin në tokat tona nga Nishi në Mitrovicë! Tani po vazhdohet të sulmohen shqiptaret në anën tjetër të Ibrit dhe ata po kërkojnë mbrojtje urgjente! Mitrovica po i thërret Kosovës. Po i thërret Isa Buletinit! Prandaj në çdo lagje në çdo Fshat e në çdo Qytet shqiptar duhet ti krijohen Njësitë e AKSH për bashkimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë etnike! Kur të çlirohet e bashkohet Shqipëria e lirë, do të lind demokracia – e vërtetë!

Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Bacelli: Mbrojtja e Kadaresë është mbrojtje e Demokracisë
Aleksander Frangaj: Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare
Gëzim Mekuli: Letër e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë
Faik Krasniqi: Tendencat e Matoshit, per krijimin e kombit ''kosovar''
Xhevat Rexhaj: Të dilet - medoemos të dilet në zgjedhje me 15 nëntor
Gani Mehmeti: Vushtrria, më afër me Amerikën sesa me Prishtinën!
Sabile Keçmezi-Basha: Gratë në fushatë
Zef Mulaj: Kufinjtë e Shqipërisë nuk janë produkt ''gradash shkencore e ushtarake''
Blerim Rrecaj: Endërr politike me sy hapur
Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
Selim Hasanaj: Mashtrimet me tru akademik
Shaban Peraj: “Haberin” z. Muhamet Nika në reagimin- “Sa poshtë paska rënë Shabani”
Faik Krasniqi: Martesa me djallin
Jeta e Re: Dhjetë gafa të një diletanti
Kushtrim Kastrioti: U zbulua shtriga antishqiptare Tano Shejtan Turku
Selim Hasanaj: Pushtetarët e Kosovës kriminelë të paturpshëm
Arbën Xhaferi: Sfida Osmane
Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve
Isa Mulaj: Thirrje mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare për distancim publik nga shpifarakët UDBasho-çetnik dhe islamistët ekstrem
Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan