E enjte, 01.05.2025, 03:24 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Shpifjet dhe denigrimet

E premte, 06.11.2009, 03:12 PM


SHPIFJET DHE DENIGRIMET

Nga Dibran Demaku

Në një mbrëmje teksa po shikoja lajmet nga ekrani i televizorit në të cilat bëhej  fjalë për fushatën zgjedhore të kandidatëve për kryetar komunash në Kosovë,seç m`u kujtua koha e studimeve.
…Ishte diku nga fundi i vitit shkollor apo thënë më mirë nga fundi i vitit akademik dhe ne studentët e vitit të katërt të Degës Letërsi dhe gjuhë shqiptare ndiqnim ligjëratat e fundit të atij viti.Njëri ga profesorët tanë ato ditë kishte botuar një libër.Ishte ky një libër jo i zakonshëm.
Çfarë kishte jo të zakonshme në atë libër?!
Profesori ynë që gjer në atë kohë kishte botuar shumë libra të tjerë të zhanreve të ndryshme letrare, në librin e fundit sikur i kishte thyer rregullat e deriatëhershme të botimit të librit.Në atë libër(qënë shikim të parë dukej si një libër i zakonshem i kritikës letrare)profesori ynë-autori i librit në atë libër jo të zakonshëm u bënte kritikë jo librave të autorëve,por atyre vetë,pra autorëve.Në atë libër profesori ynë kishte shpifur dhe denigruar tmerrësisht autorët për të cilët bënte fjalë në librin e tij!  Dhe meqë ky libër na u duk edhe ne studentëve jo i zakonshëm,vendosëm që në një nga ligjëratat ta pyesnim profesorin-autorin e librit se pse e kishte shkruar një libër të tillë?
Pasi vendosëm që të bënim pyetje u angazhuam që atë pyetje që do t`i bënim profesorit,së pari  ta shkruanim dhe ta analizonim mirë.Pasi shkruam disa variante dhe me njërën nga to u pajtuam të gjithë(autorit të këtyre rreshtave i ra hise apo shorti)  që ta bënte pyetjen:-I nderuar profesor, deri më tani ka qenë një praktikë tjetër. Kritiku letrar është marrë apo ka kritikuar veprën e autorit.Ndërkaq ju në librin tuaj të fundit në vend se të vlersoni dhe të kritikoni veprat e autorëve,ju i kritikoni vetë autorët.A është kjo diçka e re në letrat tona dhe ku na shpie një kritikë e tillë?!
Profesori ynë i zënë ngusht nga kjo pyetje në një mënyrë paksa arrogante u përgjegj:Kjo nuk është pyetje.Ky është një provokim.Andaj provokimeve të tilla unë nuk u përgjigjem!-dhe vazhdoi të fliste për diçka krejt tjetër.
Pas mbarimit të ligjëratës kur ne studentët po zbritnim shkallët e fakultetit,profesori duke nxiruar e zuri nga krahu autorin e këtyre rreshtave dhe i tha:-Pyetja jote ishte me vend,por unë nuk desha që të të japë përgjigje para një mase të tillë studentësh.Se a kam vepruar mirë apo keq me botimin e këtij libri do të tregoj e ardhmja!...Dhe iku…E ardhmja tregoi se profesori ynë nuk kishte pasur të drejtë…
Pse i shkrova këto radhë dhe çfarë desha të them me to?!
Në prak të zgjedhjeve(kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga data e zgjedhjeve)aktorët kryesor që janë nominuar për t`u zgjedhur si kryetar komunash,sikur e kanë harruar kodin e mirësjelljes.Secili shpifë dhe denigron kundër kandidatin për kryetar komune të numinuar nga subjekti apo partia tjetër.Mu ashtu siç shpifte dhe denigronte  profesori ynë dikur kundër krijuesëve tjerë në librin e tij.Dhe domosdo shikuesi i zakonshëm do të pyes se çfarë fushate parazgjedhore është kjo?!
Kandidatët për t`u zgjedhur kryetar komunash në debate të ndryshme televizive,në vend se të paraqesin programet e tyre,dhe me ato programe t`i bindin votuesit që të votojnë për ta,ata sikur bëjnë garë se cili do të shpifë më shumë për kundërkandidatin!Dhe e tëra kjo bëhet me një qëllim të caktuar:Duke shpifur sa më shumë për kundërshtarin dhe duke e denigruar atë,në sytë  e shikuesve-votuesve  ta paraqes vetën si më të mire!Dhe kur kësaj t`i shtohet edhe e dhëna tjetër e premtimeve boshe dhe të pa mbulesë,me të cilat do të qeshte edhe fëmija,sepse edhe fëmija do ta kuptonte se ato premtime bëhen vetëm sa për sy e faqe,duke i hedhur hi në sy opinionit,domosdo do të lindë pyetja tjetër logjike:Çfarë dëshirojnë të arrijnë me këto shpifje dhe denigrime ndaj njëri-tjetrit,kandidatët e nominuar për kryetarë komunash?!Dhe a është kjo rruga më e mirë e zgjedhur drejtë fitores?! Përgjigja logjike do të ishte jo!
Pse themi kështu?
Themi kështu sepse logjika e shpifjeve dhe denigrimeve nuk të shpie askund e as në fitore.Përkundrazi.Publiku i gjërë,votuesi i nesërm me këto shpifje dhe denigrime vetëm mund të neveritët dhe të mos dalë në votime.Dhe po nuk doli votuesi të votojë,natyrisht që zgjedhjet do të quhen të dështuara dhe sipas kësaj logjike do të duhej të mbahen zgjedhje tjera.Do të jetë kontestuese që në zgjedhjet e reja të marrin pjesë kandidatët shpifës dhe denigrues!
Përveq kësaj edhe programet e të nominuarve(programe u thënqin) ngjajnë me njëri –tjetrin si veja me venë.Fitohet përshtypja sikur ato programe janë të shkruara nga një dorë e vetme,ndërkaq të nominuarit i lexojnë ato.Edhe kjo e dhënë tek votuesit do të shkaktojë huti dhe ai,pra votuesi edhe nëse del në zgjedhje nuk do të di se kujt të ia japi votën.
Përveq nëse votuesi mund të jetë i ndarë në baza partiake(që në këtë rast kjo e thënë mund të jetë e vërtetë)dhe do të japë votën për kandidatin e partisë së vet,e meritoi ose jo zgjedhjen si kryetar komune ai kandidat!
Në këtë mënyrë zgjedhjet do të arrijnë një kundër produkt,sepse  do të zgjidhet për kryetar komune i pamerituari,i pa afti.Por logjika jonë kështu e do: Më mire të zgjidhet i pa meritruari dhe i pa afti,spse është kandidat nga partia jonë,pra kandidati është  yni!Kandidati i partisë tjetër edhe nëse është i merituar për atë post,edhe po të  jetë gjeni,për ne nuk vlenë!
Dhe krejt në fund të këtyre rreshtave duhet cekur edhe një gjë:A organizohen vërtet tek ne zgjedhje të lira?!Përgjigjen në këtë pyetje le ta japi vetë elektorati.Por, pas gjithë këtyre shpifjeve dhe denigrimeve të secilit ndaj secilit si do të mund të zgjidhet më i miri,më meritori?!...


(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx