E premte, 02.05.2025, 02:48 AM (GMT+1)

Mendime

Gazetarët, jo vetëm këmbëzbathur!

E enjte, 05.11.2009, 07:34 PM


Nga Gazeta 55

Ka shumë kohë që kryeministri Berisha është bërë me dashje apo pa dashje rrufepritësi i të gjitha fletë-rrufeve të gazetarëve që vetëshpallen se janë “kinse” të lirë, paka se e vërteta është krejt e kundërta. Liria e gazetarit është po aq e lirë sa liria e një të burgosuri në dhomën e ajrimit. Nëse ka gazetarë te lirë, non-profit, janë po ato gazetarë stalking, përndjekës, që marrin rrogat nga biznesmenët e Edi Ramës. Dihet por nuk thuhet se e njëjta kompani që ka në pronësi mediat që kanë pronësi emisione si “Faktori plus” dhe të shumë gazetave që shtypen në ambientet e tyre ka aksionerë biznesmenë të afërt me Sheikun e Bashkisë Edi Rama. Vetëkuptohet se vizioni i këtyre gazetarëve të gojës së lirë është një plus më shumë dyshues sesa sqarues, për sinqeritetin e kësaj proteste kaq daltonike.

Kryeministri i çdo vendi demokratik mund dhe duhet të kritikohet hapur, me fakte, për menazhimin e legjislativit që kryeson, por t’i faturosh atij çdo rrahje ordinere, vandale, kapricioze, me qëllime përbaltosjeje, kjo është krejt e pafalshme. Krejt siç ishte e pafalshme kjo protestë e djeshme dallkauke përpara shkallëve të kryeministrisë. Nuk ka ditë që kryeministri i vendit tim të mos jetë tema e toksikomanëve të gazetarisë, që për të hedhur llum mbi kryeministrin janë plotësisht të gatshëm të ngrenë edhe një digë mbi lumin e Lanës për të përmbytur të vërtetën. Slogani është “no problem boss”, as nuk e vrasin fare mendjen, përderisa e lejon dhe financon sheiku i bashkisë së Tiranës. Kur nga profesionist i medias kthehesh në profesionistin e stalker-azhit, pra në një përndjekës bordeline, asgjë reale të bën më përshtypje. Ndonjë shpullë ndoshta e kthen njeriun e mirë në udhë të mbarë, por si i bëhet kur njeriu është i lig, siç janë këta profesionistë borderline, që kanë si mekanizëm lidhës e ngjitës gjithçka ndodh në Shqipëri me figurën e kryeministrit? Ahere gjithçka kthehet në një bumerang qesharak për atë që ata përfaqësojnë. Ai që ushqen urrejtje merr edhe në lëkurë urrejtje. Është aq e vërtetë kjo, sa është e vërtetë se një edhe një bëjnë dy. Stalkerat e lirë, të cilët nuk kanë veprim a mosveprim i kryeministrit - qysh nga VKM-të e deri tek kalimi i pengesës së kangjellave – që nuk e analizojnë, morbozisht, qëllimisht e luciferisht përpiqen të krijojnë një klimë artificiale mosbesimi.

Tregtarët ambulantë të fjalës së lirë shesin një mall të skaduar si provë e kequshqyerjes së publikut shqiptar, edhe pse janë ata vetë që i përpunojnë, i konfeksionojnë, i përziejnë me vermut dhe pastaj i shesin si të vërteta. I kanë thënë të gjitha ç’kishin në zorrën e zezë: Kryeministri është përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur në këtë tokë, qysh nga zhdukja e dinosaurëve, ai, sidomos, është përgjegjës i kryqëzimit të Jezu Krishtit, përgjegjës për djegien e bibliotekës së Aleksandrisë, për rënien e Kostandinopojës, për shfarosjen e indianëve të Amerikës, për dërgatën e konquistadorëve, për Inkuizicionin famëkeq, për instalimin e komunizmit, bile edhe për shembjen e Kullave binjake në Nju-Jork, më 11 shtator 2001.

Pra, absurditetet e akuzave kanë përherë këtë përmasë, ndryshojnë në veshje dhe ditë, sepse janë copë e çikë paragjykime, nuk ngërthejnë asnjë fakt, rrjedhimisht nuk kanë sesi të ekzistojnë fakte të tilla absurde.

Gazetarët e fjalës së ligë lëshojnë sholla këpuce drejt Kryeministrisë, duke kopjuar ngjarjen idiote të gazetarit islamik Muntazer al-Zaidi, i cili lëshoi një palë këpucë drejt presidentit Xhorxh W. Bush. Në Irak këpucët i lëshon një “hero” i xhihadistëve hezbollah, kurse në Tiranë një “viktimë” talebane.

Lustraxhinjve të së keqes nuk u mjafton shërbimi 24 orësh lepe-peqe, ndaj sheikut të Bashkisë, por radichal chic-ët e gazetarisë, duke u gjendur aq memecë në mendime dhe ide, shkojnë deri aty saqë imitojnë edhe modat orientale të protestës. Mirëpo ky nuk është problemi, kjo është puna e tyre, puna që u është dhënë nga punëdhënësit, me fjalë të tjera, porosia e dalë nga klika e betoformës. Në Shqipëri nuk ka reforma, sepse ka betoforma që e ndalojnë vendin drejt aspiratës legjitime të integrimit në kontinentin-mëmë. Nuk ka reforma sepse klika e betoformës bojkoton, bllokon, justifikon, paragjykon, pra është një klikë betonarmeje, së cilës së fundmi iu pre një arterie biznesi ilegjitim, bastard, në mes të Tiranës, edhe pse bulldog-sat e bashkisë u përpoqën ta ndalonin shtetin, ligjin, drejtësinë dhe qytetarinë, në misionin e tyre.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx