Ksenofon M. Dilo: Akoma drejtësisë i duhet heshtja
| E shtune, 07.11.2009, 07:33 PM |
AKOMA DREJTESISE I DUHET HESHTJA?!Nga Ksenofon M. Dilo Me rënqethje kujtohet ajo ç’ka ndodhi në Leuse të Përmetit më 23 janar 1991 me të burgosurin politik FORE POCOLI e të shoqen : Të dy u gjetën të bërë copë-copë në shtëpine e tyre. Vrasësit ,te të moshuarve aq të munduar treguan se,janë supermizorë ,me shpirt katili. Mbetjet,copra-copra mishi sakatuar nga thika e hanxhari… Një ndërtim dramatik që trondit botën shqiptare… Ngjarje ,nga ato të barbarisë çnjerëzore,që ngacmon frikën e imagjinatës njeriut dhe, tentohet të mbyllet pa zhurmë..Drejtësia po, zhveshur e lidhur kokë e këmbë nën mafiozë, nuk lë të vërtetën të jetë drita e saj. Thuaj se për të, ata të jenë kriminelë të ndershëm më ëngjëllorë të ëngjëjve?! Ngado njerëzit,të dramatizuar nga krimi, pyesin kur prokuroria do ti japë fund ketij zemerimi të heshtur ? Pritej që xhelatët,banda “kuqo” e zbritur nga mali në të ngrysur , hyrë në shtëpinë e të ndjerit FORE,të dilte në sallën e gjyqit. Deri sot asgjë,veç heshtje i duhet drejtësisë…Sidoqë ta kthesh vihen në punë,gjithë mbeturinat e së kaluarës. Dritës së të vërtetës i ka zënë vëndin mjegulla e gënjeshtrës… Medet,a thuaj FORE POCOLIT i ka rënë shorti fatal,i ka bërtitur :” Ti bën pjesë në të PERSEKUTUARIT,… përplasur dy herë në burg politik. Rrebesheve e vuajtjeve u qëndrove i patundur. Në shpirtin tënd zien tallazi..sa e sa gjëra ke për të thënë ti- Njeri modest, i urtë e i respëektuar . Sa para bën që kalove pengesat pa peshuar në to? Sa para bën që ke dalë fitues në to ?...Janë forcat e errata,me armë të ftohta, ndaj s’do ndier!.. “ Cudi ! Ai duhet për hetusinë,prokurorinë të mos zihet në gojë …Këtë e tregon heshtja…… kështu të përfundojë fati i tij..që dora e zezë ia shkurtoi jetën me lemeri…ashtu si gjithë vrasjet në tranzicion…, kanë një emërues të përbashkët .ekzekutim me armë të ftohta dhe në orën e mbrëmjes kur njerëzit dëgjonin tërë gëzim e optimizem “Zërin e Amerikës”… Po.., si na u gdhi një mëngjez hetues e prokuror të shkolluar që “shihnin dhe qimen në vezë” te armiku i klases , pohojnë : S’kemi prova…jemi të pazotë për ti zbatuar! E, të aftë janë vetëm për avukatë në mbrojtje të përbindshave apo në kthimin e gjyqeve komedi..si në Gjirokastër ,që kriminelët u lanë të bredhin të lirë ! Kthim në metaforën, prapa-ktheu? !… Fakt,që nuk duhet anash-kaluar…Të vritet edhe një i pafajshëm është njësoj si i ke vrarë të gjithë. Padrejtësi e pabesushme,shtyrë nga çmënduria komuniste… janë hedhur në erë parimet e drejtësisë. .. Tragjedi e individit ,përballë të keqes së tyre.Jo të gjithë punonjësit e drejtësisë ,luftojnë për drejtësi, ka që janë larg ç’do të drejte e nderi. Dhe,pikërisht është ai ,i dominuari nga një vështrim anti perëndimor ,që ka lëpirë e lëpin në mënyrë më shëmbullore çanakët që u servirin ushqim enverist…Janë ata që vinë të shtyrë si zvarranikë dhe largohen si zvarranikë..Le ti kursejnë vehtes turpe të tjera..hetusë e prokurorë te tillë.. I tillë është helmi i magjepsjes që zëvëndëson të vertetën me gënjeshtrën..Kjo sjell me vehte notat e hidhura të ftohjes e tregon përpjekje të çala për demokratizimin e vëndit.Kemi të bëjmë me një atentat të përgjakshëm.. dhe çudia vazhdon.. çështja ka harritur në të drejtën e shkeljes së jetës.. Nën hijen e rëndë të sulmeve terroriste, del pyetja : në ç’ferrë fshihet ky lepur? “Sado keq të sillesh me armikun e klasës,përsëri ke bërë pak” .. ,është kuptimi enverist në trajtim të jetës dhe të pozitës së njeriut në të dhe në shoqëri. Veç harrojnë që flaka e shpresës ndizet në sipërfaqen e dhëmbjes njerëzore. Sa e hidhur ! Luajnë me krime të tilla e fitojnë turpin. Po vetë ndergjegja juaj zotërinj të tillë “drejtësie”..a ju pyet: ç’bëjmë? Apo akuza kundër xhelatit , kthyer në një dënim kundër viktimës e jeta e vdekja e të deklasuarit s’është veçse një formalitet ,për ju.. Të tillë zotërinj të drejtësisë nuk e marrin dot provimin njerëzor se,ligjet njerëzore modulojnë ato të drejtësisë. Fitoni turp,këtë ua-thotë populli dhe koha.Faji nuk mbetet vetëm tek ai që bën krimin po, dhe te ai që bën errësirën. “Aty ku ka errësirë-thotë Hugoi- ka dhe krime” Drejtësia është çlirim i dyfishtë:nga prapambetja zakonore dhe nga çlirimi politik ku gënjeshtrat dhe stolisja me vuajtje e mundime… janë aleatë të m a sh t r i m i t komunist. Ti vëmë të vërtetat tronditëse , të vrasjeve si një skenë e marr ë nga ferri,në shtyllën e turpit,duke mbajtur gjithnjë aktuale shprehjen kuptimplote:”Kush hesht faqe drejtësisë-është tradhëtar i demokracisë.” Ky, është një ballafaqim moral dhe shpirtëror. Ndryshe, realiteti jetësor nuk e përbën drejtësinë si komponent kryesor të demokracisë, po, kjo shprehje,ky qëndrim fiton gjithë intensitetin e fuqisë shpëtimtare- përballë indiferencës anonime dhe krimit komunist të arkitektit të shkatërrimit të Shqipërisë . Në fund të fundit nuk janë planet djallëzore të dhunës dhe të padrejtësisë ramiziste ato që do fitojnë,por e DREJTA se,me atë është njeriu i ndershëm,me të është ZOTI. Dhe,drejtësi kërkojnë tërë ato varre në tranzion me psikollogjinë e armikut të klasës,tërë ato varre të gjakosura që,tregojnë tërbimin e bishës së plagosur komuniste,që shkakton dhe gjithë këto defiçite skandaloze në fushën e Drejtesisë. Ai që i mbyll dyert sot Drejtësisë në këtë betejë midis fuqisë së urrejtjes dhe fuqisë së drejtës, ku,masakra pjesë e një genocidi të planifikuar, e, shikon ç,ka duhet të fshehi,jo ç’ka duhet bërë,nesër do ngrihet i mardhur për zbatimin e kësaj taktike klasike terrorizmi. Vetëm DREJTESIA,që nuk kalon në mjet mashtrimi për të lojtur me fatkeqësinë e tjetrit , derdh balsam mbi zëmrat e të afërmëve të tyre që pikojnë gjak,nga dora e pabesisë kriminale .Vetëm DREJTESIA , q e t ë s o n nd ë r gj e gj e n e v a t a n i t të h e l m u a r .
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.