E hene, 29.04.2024, 10:22 AM (GMT+1)

Mendime

Jonida Azizaj: Dhune fizike apo dhune verbale? Kush do e mbroje te verteten?

E premte, 06.11.2009, 04:08 PM


Dhune fizike apo dhune verbale? Kush do e mbroje te verteten?

Nga Jonida Azizaj

Te qellosh me grusht nje person tjeter, ne ditet e sotme, ne mes te nje lokali teper te frekuentuar, padyshim eshte nje akt i rende, jo qytetar, i cili duhet denuar. Per me teper kur personi i sulmuar eshte nje gazetar dhe personi sulmues (kjo ende nuk eshte vertetuar) eshte nje biznesmen teper i degjuar.

Sipas deshmise se vete te sulmuarit zotit Mero Baze, thuhet se arsyeja e sulmit ishte profesioni i tij, gazetar. Pra sipas gjasave dhe deshmive te tjera te dy miqve qe ndodheshin ne tavoline me gazetarin Baze, ne fjale me te thjeshta kemi kete ngjarje: "Nje biznesmen teper i njohur per publikun qe qellon nje gazetar po kaq te njohur per publikun, nen prezencen e personazheve te tjere te njohur, ne nje lokal ne mes te ish-bllokut ne nje orar te mbremjes me shume levizje." Sipas te dhenave te deritanishme, kemi nje kallezim nga ana e gazetarit Mero per sulmin fizik qe i eshte bere. Kemi dy deshmi te dy gazetareve te njohur per sulmin. Kemi dhe nje deklarate per shtyp te zotit Rezar Taci qe mohon te kete sulmuar gazetarin Mero.

Nuk dua te merrem me faktin nese eshte e vertete qe biznesmeni, apo truprojat e tij e qelluan zotin Baze, edhe pse me duket e cuditshme sesi nje biznesmen me eksperience disa vjecare, te harroje faktet e siperpermendura, te harroje figuren e vet publike dhe te qelloje mbi nje gazetar, duke e ditur teper mire se cfare pasojash sjell nje akt i tille, dhe se cfare vule i le atij mbi shpine.

Deri me tani jane shtruar nje sere pyetjesh lidhur me kete ngjarje: "Kush e nisi i pari? A ishte rastesisht zoti Baze ne ate lokal? Valle nuk e dinte gazetari me sistemin informativ mesazhues me te fuqishem se kushdo tjeter, se ne ate lokal ishte edhe biznesmeni Taci? Teper rastesisht kemi edhe faktin qe gazetari Baze kishte paralajmeruar nje emision te posacem per ceshtjen e tatimeve te zotit Rezar Taci. Mos valle ndoshta kemi te bejme me nje provokim? Mos ndoshta nuk jane thene te gjitha nga ngjarja e ndodhur?"

Vitet e fundit, dhe perplasjet e shpeshta ne fushen e politikes, por jo vetem na kane treguar se jo gjithcka qe shkelqen eshte ar. Dhe jo gjithcka qe eshte e ndryshkur eshte funderrine. Por mbi te gjitha askush nuk na ka vendosur gjykates per te vleresuar te gjitha faktet dhe ndodhite e asaj mbremjeje, qe padyshim nuk jane aq te thjeshta, dhe nuk jane zbuluar plotesisht e vertetesisht.

Serish dua te theksoj se nuk kam interes te mbroj asnjerin nga te dyja palet ne zenken e turpshme. Ajo qe paraqitet teper shqetesuese ne valen e mediave te panumerta elektronike dhe te shkruara eshte gjuha e nje pjese te gazetareve shqiptare.

Pikerisht per kete dua te rikujtojme perplasjet e javes se shkuar, ku spikasin: ceshtja Taci Oil ne lufte me tatimet; prona private ne qender te Tiranes qe kthehet ne lulishte; perplasja e policise ne Vlore me disa te vetequajtur pronare.

Ngjarjet ne terren jane percjelle nga televizione te ndryshme. Personalisht ende nuk e kam kuptuar se kush ka te drejte ne tre perplasjet e mesiperme. Deri me tani askush nga gazetaret, analistet, e gjithologet, nuk e ka shpjeguar qarte, me ane te fakteve kokeforta, se kush ka te drejte, ka policia bashkiake qe mbron token e nje pronari te ligjshem apo shteti qe pretendon se kjo duhet te jete lulishte me peme dhe jo nje prone e rrethuar me llamarina ne mes te kryeqytetit?

Kush e ka te drejten, Taci Oil qe pretendon se ka dorezuar dokumentacionin e plote ne tatime dhe s'i eshte kthyer pergjigje, apo organi tatimor?

E ne fund, kush e ka te drejten pronaret e ligjshem, apo ata qe pretendojne se jane pronare, meqe prinderit e tyre kane punuar ne arat e kooperatives, dhe per kete qellojne policet me gure?

Prisja me kot nga mediat te sqaronin qarte dhe thjeshte ngjarjet e ndodhura, persene e akteve te dhunes, madje prita me kot qe gazetaret te intervistonin specialiste ligjore per te sqaruar dhe per t'i shpjeguar qartesisht publikut, se cila eshte e drejta ligjore. Te mos harrojme qe televizioni pervec zerit eshte edhe figure, dhe mjaft here figura flet, intervistat flasin vete. Por duket se pjesa me e madhe e gazetareve nuk mjaftohet vetem me transmetimin e fakteve per ta lene shikuesin te kuptoje se kush ka te drejte, por i gjejme te pozicionuar ne dy ane. Por jo vetem kaq, keta gazetare te paemer, nuk mjaftohen me detyren, raportim te informacionit, por jane kthyer ne gjykues dhe ne cdo fjali, koment, apo tekst te kronikes se tyre, e mbushin me pandehma dhe vleresime perfundimtare, Keshtu: "zoti X eshte perfitues prej me shume se nje viti duke marre leke nga xhepat tane, ose "Zoti Y ka shfrytezuar token e nje tjeter personi duke ia vjedhur atij." Apo zoti X nuk eshte bleres i rregullt, por e ka vjedhur ate toke pa te drejte", apo me keq "U eshte rrembyer toka pronareve ne Vlore"

Me duhet te kujtoj qe nje nga rregullat themelore te gazetarise eshte te mos mbahet qendrim por thjesht dhe ftohte te shfaqen faktet dhe ngjarjet. Nuk i lejohet askujt gazetar qe ne kronikat e lajmeve apo te emisioneve te tjera analitike te fakteve reale te vendose epitete apo krahasime, duke cilesuar njerez pa te drejte si hajdute, vrases, apo kriminel, kur kete te drejte e ka vetem organi gjyqesor. Askujt nuk i lejohet te ndryshoje fjalet dhe te vertetat e thena nga persona te tjere, apo te shprehe ne raporte informimi keqardhje, deshperim, apo pezmatim per ngjarjet e ndodhura.

A mos valle gazetaret, (nje pjese e tyre) po e shperdorojne pushtetin e katert? Pushtet qe nuk u kane shpikur vete, qe nuk e kane fituar vete, pushtet qe e kane gjetur, pushtet i cili eshte fituar me mund ne saje te rrefimit dhe raportimit te se vertetes.

E ndersa te gjithe ne nga shtepia degjojme sesi behen akuza te tilla te disa gazetareve ndaj personave te tjere publike, asnjehere nuk e kemi pyetur veten se si do te reagonim ne gjaknxehtesi e siper sikur, pa te drejte te degjonim emrin tone te lakohej nga mediat, jo thjesht ne menyre negative, jo thjesht aludim per veprime korruptive, por sikur te degjonim nga zeri i gazetareve qe une, ti, tjetri, ne, familjaret tane, ne nje cast akuzohemi pa te drejte se jemi "hajdute", vrases, kriminel?

Ne gjuhen juridike, ekziston nje koncept, sipas te cilit, derisa pa u shpallur fajtor nga nje vendim gjyqesor, je i pafajshem, dhe askush nuk ka te drejte te te akuzoj si te tille.

Perpara se shoqatat tona te gazetareve , te vendosin dhjete mije euro shperblim per "kapjen" e Rezar Tacit, veprim qe duket teper qesharak, dhe ne vend qe t'i jape rendesi asaj cfare ndodhi thjesht e shemton dhe e ul me shume, duke na kujtuar filmat e kaluar mode western, ku perhere ka nje personazh "Wanted" (i kerkuar), do te bente mire qe ato para t'i shpenzonte me ndonje trajnim me vlere per gazetaret shqiptare, ku t'u mesonte se cfare eshte nje raportim i paanshem i lajmit.

Me kete, arsyetim nuk dua te mbroj ne asnje lloj menyre dhunen e ushtruar ndaj zotit Mero, madje theksoj se denoj cdo lloj akti dhune, jo vetem fizike por edhe verbale.

Pikerisht tek dy fjalet e fundit, qendron enigma me e madhe mbi te verteten e ngjarjeve te sotme. Termat akuzues: hajdut, bandit, vjedhes, kriminel, shperdorues, cka permbledhin togfjaleshin "dhune verbale" perdoren padrejtesisht dhe ne menyre te pakufizuar nga nje pjese e mediave shqiptare. Pyes - Cila shoqate duhet te ngrihet per te mbrojtur te verteten? Ajo cfare kemi ne tavoline deri me tani eshte dhuna verbale perballe dhunes fizike. Me sa duket, ndeshja do te mbetet e hapur per nje kohe te gjate.

Ngjarjet ne terren jane percjelle nga televizione te ndryshme. Personalisht ende nuk e kam kuptuar se kush ka te drejte ne tre perplasjet e mesiperme. Deri me tani askush nga gazetaret, analistet, e gjithologet, nuk e ka shpjeguar qarte, me ane te fakteve kokeforta, se kush ka te drejte, ka policia bashkiake qe mbron token e nje pronari te ligjshem apo shteti qe pretendon se kjo duhet te jete lulishte me peme dhe jo nje prone e rrethuar me llamarina ne mes te kryeqytetit?


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora