E hene, 29.04.2024, 09:16 AM (GMT+1)

Mendime

Rrustem Rugova: A po i vjen fundi qeverisjes sipas formulës së Rambujesë?

E shtune, 07.11.2009, 08:49 PM


A po i vjen fundi qeverisjes sipas formulës së Rambujesë?

Nga Rrustem RUGOVA

Ka një kohë që qeverisja në Kosovë, apo stetbërja, është ngulfatur e njëkohësisht është duke u përcjellur me shumë sfida që siriozisht e vëjnë në pikëpyetje të ardhmen. Kjo qeverisje deri më tash është bërë sipas formulës së Rambujesë, të gjithë nga pak, e askush krejt! Ose, thënë më qartazi, në kohët më të vështira për Kosovën, gjatë viteve të rënda 1997,’98 e sidomos gjatë vitit të luftës ’99, edhe me ndihmën  vendimtare të faktorit politik e ushtarak ndërkombëtar, ishte arrijtur në një mënyrë bashkimi i faktorit politik e ushtarak shqiptar që ishte në zënka, ngatërresa e përcarje të mëdha.Të kujtojmë se në atë kohë kryeprojektuesit të pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që, në mënyrë vendimtare e sfidoi maqinerinë pushtuese e vrastare të Serbisë millosheviqjane, i dolen kundër grupe politike, individ e madje edhe intelektual të rangut të lartë duke akuzuar se me paqe dhe duke u mbështetur në faktorin ndërkombëtar, nuk clirohet Kosova! Tundimet e brendshme ishin të rënda. Kishin filluar përcarjet e mëdha edhe në masë e ngjarjet tragjike, gati si luftë civile në Shqipëri në vitin 1997,  ua futen zjarrin edhe më shumë në Kosovë këtyre përcarjeve. Pas masakrave serbe në Recak, e sidomos pas qendresës heroike dhe flijimit biblik të Adem Jasharit me familje në Prekaz, në fillim të marsit të vitit 1998, gjërat sikur ndryshuan radikalisht në dobi të “ krahut” të luftës, si quheshin ata që kundërshtonin LDK-në.  Fati i shqiptarëve dhe i Kosovës pastaj në fillim të vitit 1999 duhej të vendosej në një Konferencë ndërkombëtare, si ishte ajo e Rambujesë në Francë. E, poashtu me ndihmën dhe vendosjen ndërkombëtare, në delegacionin e Kosovës atje shkuan bashkë edhe Rugova, edhe Qosja, edhe Hashim Thaci e Veton Surroi. Pra, ishte kjo mundësia e vetme që të afrohen shqiptarët dhe të nënshkruajnë bashkarisht atë marrëveshje, pas të cilës pasoi ndërhyrja poashtu e përbashkët e NATO-s në Kosovë. Deri në zgjedhjet e para komunale, parlamentare e presidenciale të Kosovës që u mbajten në pranverën e vitit 2001 administrata ndërkombëtare, UNMIK, kishte vendosur në qendër dhe nëpër komuna një qeverisje teknike, gjithëpërfshirëse, gati të përbashkët, po sipas formulës së Rambujesë, të gjithë nga pak, e më shumë “ krahu” i luftës. Në zgjedhjet e para të pasluftës bindshëm fitoi LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugovën. Por, qeverisja që u vendos pas atyre zgjedhjeve përsëri ishte bërë, me gjasë edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, po sipas formulës së Rambujesë, Rugova u zgjodh në Kuvendin e Kosovës kryetar i Kosovës, ndërkaq kryeministri, z. Bajram Rexhepi, u zgjodh nga radhët e PDK-së së Hashim Thacit. Dhe, gjithnjë më vonë, edhe kur LDK-ja i ka fituar poashtu me shumicë votat, edhe kur e ka pasur votën e elektoratit për të pasur fjalën kryesore në zgjedhjen e kryeministrit dhe të ministrave të tjerë, gjithnjë kjo parti ka lëshuar pe për të plotësuar formulën qeverisëse sipas Rambujesë. Në fakt asnjë herë deri më tash, gjithnjë pas lufte, LDK-ja, edhe pse, me përjashtim të zgjedhjeve të fundit, fitonte më së shumti vota, nuk e caktoi kryeministrin nga radhët e veta!  Historia do të tregojë se  ishte e mirë, apo e keqe, kjo taktikë e LDK-së,  që vazhdoi deri në zgjedhjet e sivjetme lokale.

A ka ndryshuar dicka sivjet?  Duket se LDK-ja ka ndryshuar dicka për të mirë gjatë fushatës  së deritashme për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Së pari shihet qartazi se qeverisja e LDK-së në koalicion me PDK-në, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi më së shumti vota ( nga një përqindje relativisht e vogël e votuesve që kishin dalë në zgjedhje, më së pakut në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë), është dëshmuar dhe po dëshmohet si një koalicion dhe qeverisje jo e natyrshme. Dhe, si po thuhet tash, ai koalicion e ajo marrëveshje qeverisëse ishte bër në të mirë të cështjeve, madhore, po e zëm të cëshjtes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, cështjes së aprovimit të Kushtetutës, flamurit, himnit të Kosovës, shpërndarjes së TMK_së e të formimit të FSK-së, të cëshjes së decentralizimit e të formimit të komunave multietnike dhe të minoriteteve në Kosovë, cëshjes së përcaktimit të vijës kufitare, etj, e që të gjitha këto ndodhen gjatë ëktyre dy viteve të qeverisjes PDK-LDK. Por, aktivistët e LDK-së elektoratit të vet duhet t’ ja thonë më me zë e haptazi se u menaxhua mirë, apo jo situata e aprovimit të këtyre dokumenteve historike për Kosovën, u menaxhua mirë, apo jo, cështja e pamjes së flamurit të Kosovës, pa shenja të identitetit kombëtar, cështja e decentralizimit, ajo kufijve të Kosovës me Maqedoninë, tash me Malin e Zi, nesër me Serbinë, cështja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të OKB-së, cështja e korrupcionit, krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, cëshja e gjyqësisë, e rrymës elektrike, cështja zhvillimore ekoonomike, cështja e doganave, etj. Dhe, pastaj të thuhet haptazi se ka ardhur koha e tejkalimit të qeverisjes me Kosovën sipas formulës së Rambujesë. Duam të themi se LDK-ja dhe të gjitha partitë e tjera që synojnë marrjen e pushtetit në Kosovë me anën e votës së qytetarëve, në këto zgjedhje ka edhe pak kohë të  japin mesazhe më të qarta se duhet të fitojë programi më i mirë, e jo formula, jo marrëveshjet prapa shpinës së votës dhe prapa shpinës së vullnetit të qytetarëve. LDK-ja e ka shansin në këto zgjedhje komunale të dalë e para, të fitojë më shumë komuna dhe të bind votuesit e vet dhe gjithë qytetarët se në garën e ardhshme për qeverisje qendrore do të hyjë me program të qartë për zhvillimin e Kosovës si është synuar që nga e para: për zhvillimin e Kosovës së pavarur drejt Evropës e NATO-s, por pa e lënduar me korrupcion, krim të organizuar dhe me varfëri të skajshme. Pra, me të përfunduar qeverisja sipas formulës së Rambujesë do të krijohej një gjendje më stabile politike, një qeverisje pozitë e qendrueshme me shumicë, dhe opozitë aktive, si një korrektor poashtu i qendrueshëm shoqëror. Kështu ndodh në gjithë vendet e botës demokratike. Për këto e shumë arsye të tjera mendojmë se elektorati në Kosvë sivjet ka shumë arsye që të dalë masovikisht në zgjedhje, që të vendos me votën e vet qeveritarët e ardhshëm komunalë, por se pikërisht  këto zgjedhje janë uvertyrë, derë qelës dha matës i mirë i situatës cfarë do të pasojë gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2011.

Nëse LDK-ja nuk ia bën të qartë elektoratit të vet se qysh me këto zgjedhja  do ta braktisë qeverisjen sipas formulës së Rambujesë, rrezikon shumë, humb vota, humb elektoratin, por e keqja është se kështu humb dicka të madhe edhe Kosova.  


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora