Mendime
Asllan Dibrani: Përse duhet të hapen disa konsullata të Kosovës në Shtutgard dhe në disa qytete të Gjermanisë?
E hene, 09.11.2009, 08:41 PM

Shkruan Asllan Dibrani
Sipas shënimeve zyrtare të organeve statistikore gjermane vetëm ne qytetin e Shtutgardit me rrethinë gravitojnë rreth 40. 000 qytetarë të Kosovës. Këtu tani është duke u rritur dhe shkolluar gjenerata e tretë e bashkëqytetarëve tanë qe para 4 dekadash kanë ardhur për punë të përkohshme dhe kanë mbetur gjer në ditën e sotme...
Në Shtutgard, sie kryeqendër e Republikës se Baden Wyrtembergut, të hapet një përfaqësi diplomatike – konsullore e Republikës se Kosovës.
Hapjen dhe vënien ne funksion të një përfaqësie të tillë e arsyetojnë shumë faktorë:Qytetarët e Republikës se Kosovës, me vendbanim dhe punë të përkohshme në RF të Gjermanisë respektivisht ne Republikën Baden Wyrtemberg kanë shumë nevojë që këtu të hapet një përfaqësi konsullore e cila do të na ofronte shërbimet konsullore dhe shërbimet tjera administrative për rregullimin e çështjeve tona administrativo- juridike si dhe ofrimin e ndihmës në forma tjera kulturore, politike dhe diplomatike. Diskriminimi zyrtar i organeve serbe me vite te tëra në aspektin juridik ka ndikuar negativisht për shumë çështje te qytetareve tanë duke i sjellë akoma dhe keqtrajtuar kosovarët si qytetar të vet që fatkeqësisht akoma një numër i madhe qytetaresh në emigracion kanë pasaportat e Serbisë , duke i zvarritur në rregullimin e dokumenteve dhe pasaportave, ku edhe organet gjermane nganjëherë bien në hall dhe dilemë se çka te veproj me qytetaret tanë duke i udhëzuar që të drejtohen ne Ambasadën e Kosovës në Berlin ose ne konsullatat serbe në Shtutgard ose gjetiu kështu që akoma shumë njerëz kanë probleme të pazgjidhura.
Sipas shënimeve zyrtare të organeve statistikore gjermane vetëm ne qytetin e Shtutgartit gravitojnë rreth 40. 000 qytetarë të Kosovës. Këtu tani është duke u rritur dhe shkolluar gjenerata e tretë e bashkëqytetarëve tanë qe para 4 deceniesh kanë ardhur për punë të përkohshme dhe kanë mbet gjer në ditën e sotme.
Arsye tjetër është gjithashtu edhe ofrimi i ndihmës në aspektin kulturor dhe arsimor e veçmas ne ndërmjetësimin dhe koordinimin e veprimtarisë sonë me integrimin reciprok dhe bashkpumimin, në interesin e politikës,kulturës,ekonomisë dhe shumë faktorëve që do të shkojnë në interesin e dy popujve tanë kosovare-gjermane. Ne qytetarët e Kosovës edhe pse me trup jemi këtu, me mendje dhe zemër jemi pjesë e Kosovës dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë që i ka Qeveria e Kosovës për shtetformim dhe për krijimin e përfaqësive diplomatike ne botë, te cilat kërkojnë mjete te mëdha financiare dhe personel të kualifikuar për shërbime të tilla konsullore. Prandaj ne rast te ekzistimi te një plani konkret pranë Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës jemi të gatshëm që edhe ne ta ofrojmë ndihmën tone në forma te ndryshme me qëllim të hapjes sa me te shpejtë të kësaj përfaqësie diplomatike të Kosovës në Shtutgart.
Konsullata të ngjashme ka nevoje të hapën edhe ne këto qytete të Gjermanisë së paku në Munih , Frankfurt, Dyseldorf dhe Hanover ose Hamburg ndërsa rajonin e Berlinit e mbulon vet Ambasada e Kosovës tani e vendosur atje,ku do të përmbushen nevojat e qytetarëve tanë në gjithë Gjermaninë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Çoçaj: Personazhet humoristike të votuesve
Faik Krasniqi: Tungjatjeta Bace
Aleksandër Biberaj: Muri i Berlinit dhe Shqipëria
Halit Bogaj: Batalioni ''Atllantiku''
Mehmet Gjata: Varfëri e skajshme në Kosovë
Blerim Rrecaj: Një lajm i njohur për Kosovën
Fotaq Andrea: Ne duhet të flasim me gjuhën e shqiptarizmës e të kulturës sonë të lashtë
Agron Tufa: Socrealizmi dhe Genaration “Pepsi-Cola”
Faik Krasniqi: Perrallat ekonomike
Ilir Dardani: As në ëndërr nuk e shikoj Ilirinë
Sami Islami: Si u bë Kosova ''Kosovo''?
Adnan Abrashi: A do na ngjaj ''bojkoti demokratik'' i këtyre zgjedhjeve?!
Rrustem Rugova: A po i vjen fundi qeverisjes sipas formulës së Rambujesë?
Halit Bogaj: Palestina
Fritz Radovani: Berlin, 9 nandor 1989...!
Ilir Sefaj: Mbi kritikën! - qasje
Albin Kurti: Çasti i demokracisë
Ksenofon M. Dilo: Akoma drejtësisë i duhet heshtja
Edmond Arizaj: Liria e Fyerjes
Jonida Azizaj: Dhune fizike apo dhune verbale? Kush do e mbroje te verteten?