E diele, 28.04.2024, 02:32 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Batalioni ''Atllantiku''

E diele, 08.11.2009, 08:29 PM


BATALIONI’’ATLLANTIKU’’

Me rastin e 10 vjetorit të ardhjes së tij në Kosovë

Nga Halit Bogaj

Arritja e Batalionit ‘’Atllantiku’’në Kosovë u prit me nderimet më madhështore që kishin mundur të ndodhnin ndonjëherë në historinë tone të përgjakshme.Ardhja e të rinjve shqiptarë nga Amerika për të luftuar për vendin e tyre të dashur ishte ngjarje shumë e madhe që përcillej me efuroi të papara dhe na dukej një ëndërr e vërtetë në një realitet të hidhur për popullin tone të ndjekur dhe të shpërndarë nga bandat serbe nëpër malet e Kosovës ,në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në vende të ndryshme të botës të cilat i kishin hapur dyert e shtëpive të tyre për t’i pritur njerëzit tanë në vatrat e veta të ngrohta.Ardhja e batalionit’’Atllantiku’’e shtonte edhe më tepër dëshirën për liri dhe e tmerronte armikun tone gjakatar I cili gati një shekull të tërë ishte mësuar dhe ishte lejuar nga bota që të vriste shqiptarë/civilë/ të paarmatosur.Armiku tmerrohej ngase kurrë nuk e kishte menduar se do të vinte një ditë e tillë që  një aeroplan amerikan të aterronte në Tiranë me  një Batalion të armatosur deri në dhëmbë për t’I bërë ballë dhe për t’i rrezistuar një makinerie sllavokumuniste barbare që na shkaktoi aq shumë gjakderdhje gjatë ekzistencës sonë kombëtare në trojet tona shekullore.Për ta hetuar se sa zaval të madh kishte Serbia nga ardhja e atij Batalioni tregon edhe rasti  i vrasjes së tre  vëllezërve Bytyqi të cilët ranë viktima të mosnjohjes së terrenit..

Batalioni ‘’Atllantiku’’kishte rëndësi të madhe strategjike dhe historike ngase për herë të parë një formacion shqiptar vinte i armatosur  me armët manuale më moderne nga vendi më i fuqishëm në botë që ia fuste lemerinë dhe të dridhmet në trup Serbisë çmendurake.Vinte nga vendi që e çliroi Kosovën nga okupatori shumëshekullor.Erdhën qindra djelmosha nga atdheu dhe kontinenti i ri për t’u përballur me bishat e egra të cilat nuk ngopeshin me gjak dhe pa mëshirë vrisnin, prisnin dhe masakronin shqiptarë të të gjitha moshave,duke ‘’pasur fytyrë’’ të dilnin me komente të gënjeshtërta para botës!Vazhdonin ta ndiznin Kosovën para syve të botës duke mos lënë asnjë shtëpi të pa djegur, sidomos nëpër fshatrat e saj duke menduar deri në fund se mos ndoshta do ta ndanin vendin tonë përgjysmë.Bota çuditej se deri ku mund të shkonte mendja e çmendur njerëzore dhe urrejta e tyre patologjike ndaj një populli i cili nuk u kishte asnjë borxh ,por vetëm  që jetonte në vendin e të parëve të tyre të lashtë.

Batalioni’’Atllantiku’’ tregoi në mënyrë të qartë se rinia jonë patriotike ishte e gatshme t’i lente të gjitha të mirat materiale për ta çliruar Kosovën..Ashtu siç erdhën për ta ndihmuar vendin e origjinës ashtu edhe shkuan pa bërë ndonjë bujë të madhe.Shkuan tek familjet për ta vazhduar punën dhe jetën në atdheun e tyre të ri ku ishin ngulitur me dekada të tëra..U kthyen në vendin më demokratik i cili i dha grusht fatal një regjimi tiranik që ishte bërë I paduruar për një popull të tërë që kërkonte çlirim  dhe jetë normale si të gjithë popujt e tjerë të lirë të rruzullit tokësor.U kthyen por disa prej tyre mbeten ne altarin e lirise.Se me kend kishim të bënim ne deri dje, sot po e sheh edhe Evriopa e cila dikur e kishte ndihmuar Srbinë në qëllimet e saj ekspansioniste për t’i gllabëruar territoret shqiptare duke i shpërngulur njerëzit nga tokat e tyre që i kanë pasur deri te’’Molla e kuqe’’.Atë fytyrë të vërtetë të saj e pa dhe po e sheh gjithkush që  ka sado pak drejtësi në shpirtin e vetë.Por mjerisht po e shohin vetëm ato shtete demokratike që i kanë tejkaluar paragjykimet imperialiste shekullore.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora