Mendime
Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje
E merkure, 18.11.2009, 09:02 PM

Nga Blerim Rrecaj
Sot pak më të qetë emocionalisht. Dje ditë e gjatë dhe në pritje të rezultateve. Përballë ekraneve televizive. Dhe për pak momente kujtonim se ishim para festës së vitit të ri. Ndonëse dje ishte 15 nëntor.Dhe shumë zhurmë vazhdon të bëhet për bojkotin e përsëritur të votuesve. Dhe për gjëra të tjera që kanë të bejnë me zgjedhjet… Po afrohet edhe njëra prej datave më me rëndësi të kombit tonë, pra 28 nëntori. Dhe kjo datë do të na e kujtojë se çështja e kombit tonë vazhdon të jetë e pazgjidhur. Ka kohë që e presim nëntorin e tretë. Të tretin të vërtetin. A thue do ta presim më 2012?! I bie 100 vjetori i një rruge që ka mbetur e pakurorëzuar deri sot. Kështu dëgjova gjatë një bisede me njërin nga shokët.Dhe do të na kujtohet një përmbledhje e shkurtër historike për këtë datë të rëndësishme. Dhe plot gjëa tjera që kanë të bëjnë me të. Qofshin ato rrëfime të dëgjuara apo edhe përjetime të vetjetuara. Prej një date e një ideali prej të cilit nuk mundeshim e nuk mundemi të ndahemi sa edhe prej vet qenies e shpirtit tonë. Sepse përpjekjet për ribashkim mirëqenie e zhvillim u ujitën me djersë e me gjak. Në të gjitha kohërat dhe nga të gjithë brezat. Uragani i ndërprerë titullohet njëra nga veprat e një shkrimtari tonë të njohur. Për tetorin e dates 28 mund të themi se është uragan që nuk ndërprehet. Dhe në zemra mbahet me të drejtë. As që mund ta ndalë kush. Cilatdo mjete në i përdortë. Qofshin ato edhe fjalë e marrëzira se ne dalëngadalë duhet ta harrojmë dhe të përshtatemi me datat tona shtetërore. Ose…më mirë le t’i lëmë pallavrat e atyre gojkëqinjëve që na flasin kështu…Eshtë një datë që na bashkon dhe që duhet të na bashkojë. Duket se s’mund të ketë tjetër alternativë. As me kompromise s’po bëhemi dot rehat. Me to vetëm po luajmë absurdisht me vetveten. Ftesa për zgjidhje ka kuptim vetëm duke respektuar vetveten së pari. Kot më thoni se Shqipëria më nuk bëhet, kot më thoni se nuk jam shqiptar, se se kemi një gjuhë, një atdhe një flamur…Vetëm një shtet na mungon. Koço Danaj thotë se jemi të dënuar të bashkohemi. Dhe së fundmi ka botuar librin: “Platforma e Shqipërisë natyrale”. Gjithashtu lexoj një shkrim në webfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje i cili titullohet “Zia e KFOR-it për dorën e djathtë të Millosheviqit” në të cilin pos tjerash jepet e historia kriminale e këtij kleriku famëkeq: “KFOR-in e ka kapluar një zie e thellë. Radioja e KFOR-it (K4), e cila punon në seksionin shqip dhe atë serbisht, ka ndërprerë emisionet në këtë të fundit, i goditur nga një pikëllim i madh. Pikëllimi për vdekjen e Patriarku të 44-t të Kishës Ortodokse Serbe, Pavle (Gojko Stoj?evi?).
Komentoni
Artikuj te tjere
Kim Mehmeti: Arabizimi i gazetarisë shqiptare
Kiço Blushi: Faji, ky kopil që përherë na mbetet në derë
Ilir Dardani: Baze, Taci dhe Gazetari
Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët
Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë
Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?
Xhavit Dalloshi: Votoni për kosovarizmin! - Votoni për multietnicitetin!
Abdullah Prapashtica: Muret e Berlinit në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje ilegale
Faik Krasniqi: Liberalizimi i vizave, loje me pingpong
Fatos Lubonja: Liri e medias apo liri e shprehjes?
Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi
Halit Elshani: Intervistë me Rexhep Shaban Rugova në Pejë
Henri Çili: Duhet drejtësi proporcionale për Taçin!
Ilir Dardani: Eshte mire te jesh serb ne Serbi, Europe, por...sidomos ne Dardani!
Kastriot Myftaraj: A do të kërkojë falje Presidenti ditën e përkujtimit të viktimave të terrorit komunist
Agron Tufa: Zinxhirët e ndryshkur të Kohës sonë
Leke Pervizi: Tregoni solidaritetin tuej ndaj atyre qe u masakruan
Isa Mulaj: Përgjigje akuzave të pabaza të Selim Hasanajt