Mendime
Henri Çili: Mesazhe problematike nga protesta
E shtune, 21.11.2009, 08:47 PM

Nga Henri Çili
Një protestë më shumë i bën mirë demokracisë. Çdo protestë, duke qenë “një luftë simbolike” mes palësh është një mënyrë që shoqëria të çlirohet nga pulsionet e saj. Protesta e djeshme e opozitës, aq më tepër, kur në qendër është çështja më e nderuar e demokracisë, çështja e votës së lirë, është një tregues që shoqërisë shqiptare nuk i ka vdekur nervi i protestës. Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Hapja e kutive, si kërkesa bazë e kësaj proteste, nuk ka arsye të mos adresohet, në mënyrën e duhur, në kohën e duhur, me procedurat e duhura. Hapja e kutive, një kuadrin e një procesi të verifikimit politik të asaj që ka ndodhur tek një proces juridik tashmë i përfunduar nga fillimi në fund, siç ishin zgjedhjet e 28 qershorit të çertifikuara edhe ndërkombëtarisht. Hapja e një pjese të kutive, sipas parimit të rastësisë, në kuadrin ose të një hetimi parlamentar ose të reformës së ardhshme elektorale, është jo thjesht një e drejtë që i takon opozitës, por edhe detyrim i qeverisë për të bërë një reformë të ndershme dhe luajale elektorale për zgjedhjet e vitit 2013.
Por përtej simbolikës së protestës në vetvete, mesazhet e kësaj proteste konkrete janë problematike për sistemin tonë politik, për demokracinë tonë të re funksionuese. Me këtë bojkot dhe këtë protestë, demokracia jonë gjendet para një të papriture të madhe, e cila duhet përballuar që në fillim për të mos u lejuar si një precedent.
Mesazhi i parë problematik i kësaj proteste është fakti që ajo zhvillohet me një bojkot parlamentar në sfond, ose me një bojkot parlamentar që i paraprin kësaj proteste. Legjitimimi i një bojkoti parlamentar të opozitës, si ky i kësaj radhe, edhe pse opozita është në të drejtën e saj të bojkotojë, pa ia faturuar autorëve të këtij bojkoti, pra lidershipit të opozitës, përgjegjësinë për këtë akt, do të ishte një shtrembërim gjigand i demokracisë sonë të re.
Ky është një bojkot, jo si të tjerët. Çfarë ka ndodhur me pak fjalë: qeveria dhe opozita i kanë hyrë reformës elektorale së bashku, e kanë votuar së bashku, kanë ngritur institucionet e administrimit zgjedhor së bashku, kanë vlerësuar që të dy palët deri natën e votimit se zgjedhjet ishin me standarde e të lira, kanë deklaruar që “ndryshimi është në kuti”. Befas pas rezultatit të numërimit, kryetari i opozitës nga nevoja për të përligjur humbjen e tij në zgjedhje dhe për të shmangur përgjegjësinë e vet, i shpall zgjedhjet të manipuluara. Ankesat e tij i hedh poshtë zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, të dyja të ngritura konsensualisht me një votë unanime, pasi u shqyrtuan mijëra proces- verbale. Kjo inerci pretendimesh mbërrin deri tek protesta e djeshme. Shkurt kemi një bojkot, tërësisht të papërligjur nga pikëpamja e logjikës politike mbështetur nga një protestë si kjo e djeshmja, si një demonstrim force i opozitës, forcë të cilën ajo e ka pasi përfaqëson afro gjysmën e popullit shqiptar.
Nëse autorët e këtij bojkoti do të korrin sukses në këtë bojkot, atëherë pas kësaj radhe, të gjithë humbësit e zgjedhjeve nesër do të bojkotojnë pa pikë meraku dhe madje do të korrin rezultatet e lumtura të humbjes, në vend që të mbajnë përgjegjësinë e humbjes.
Mesazhi i dytë problematik i protestës është fakti ky bojkot dhe kjo protestë, zhvlerësojnë të gjithë bojkotet e mëparshëm të parlamentit, totalë apo të përkohshëm, duke filluar nga zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996 e deri tek zgjedhjet lokale të 2003. Këto bojkote kanë qenë tërësisht të justifikuara, tërësisht pozitive dhe me pasoja shumë pozitive në presionin ndaj sistemit politike për t’u reformuar në favor të demokracisë.
Ashtu si dikur u degraduan grevat e urisë edhe bojkotet duket po shndërrohen në një akt simbolik demokratike që shpërdorohet dhe po del nga funksioni. Duke thënë të gjitha këto, kjo nuk do të thotë aspak që nuk ka nevojë për një dialog politik për të kapërcyer këtë bllokim absurd të jetës politike dhe institucionale. E rëndësishme është të shohim mesazhet bazë të protestës nga të cilët, jeta jonë demokratike të paktën nuk fiton. Pasi zhvlerësoi precedentin e mbajtjes së përgjegjësisë së liderit të një partie të madhe në rast humbjeje, me këtë protestë Rama po nxjerr jashtë loje dhe bojkotin.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ramiz Dërmaku: Trimi legjendar Skenderbe, do të vij edhe tek ju
Xhevat Rexhaj: A ka më Lidhje Demokratike të Kosovës
Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje
Kim Mehmeti: Arabizimi i gazetarisë shqiptare
Kiço Blushi: Faji, ky kopil që përherë na mbetet në derë
Ilir Dardani: Baze, Taci dhe Gazetari
Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët
Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë
Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?
Xhavit Dalloshi: Votoni për kosovarizmin! - Votoni për multietnicitetin!
Abdullah Prapashtica: Muret e Berlinit në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje ilegale
Faik Krasniqi: Liberalizimi i vizave, loje me pingpong
Fatos Lubonja: Liri e medias apo liri e shprehjes?
Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi
Halit Elshani: Intervistë me Rexhep Shaban Rugova në Pejë
Henri Çili: Duhet drejtësi proporcionale për Taçin!
Ilir Dardani: Eshte mire te jesh serb ne Serbi, Europe, por...sidomos ne Dardani!
Kastriot Myftaraj: A do të kërkojë falje Presidenti ditën e përkujtimit të viktimave të terrorit komunist