Mendime
Valmir Elezi: Ditët që ndryshojnë botën tonë?
E hene, 23.11.2009, 07:45 PM
DITËT QË NDRYSHOJNË BOTËN TONË?
Nga Valmir Elezi
Që “Asgjë nuk mund të realizohet pa njerëzit”, dhe që “Asgjë nuk është e qëndrueshme pa institucionet”, e thënë nga Zhan Mone, nuk është diçka e re.
Kur kontinenti i vjetër, Evropa, ishte në rrezik të zhdukej, apo njerëzit filluan t’i merrnin më me seriozitet profecitë e ndryshme, në lidhje me vdekjen e kontinentit, për shkak të gjendjes së vështirë pak kohë pas përfundimit të luftës së dytë botërore, filloi të jetësohej ideja e një Evrope të “unifikuar në diversitet”. Edhe Mone ishte pjesëmarrës i kësaj. Qëllimi, qysh edhe atëherë, por edhe tashti, është të ndërtohen institucionet të cilat do ta rikthenin ndikimin e Evropës në politikën globale. Sepse, në atë kohë fati i saj vendosej mes Uashingtonit dhe Moskës. Mjaftonte shënjimi i vijave me dorë të lirë nga Rusvelti dhe Stalini. Mbi hartën e Evropës.
Arsyeja pse po i përmend të gjitha këto, nuk është se: kam frikën nga rreziku i zhdukjes së kësaj që ka arritur Kosova, brenda një momenti, sepse, në përgjithësi, e kaluara ka qenë më e rrezikshme sesa e tanishmja. Porse, është pikërisht ndërtimi i atyre institucioneve që bëjnë të qëndrueshme ‘diçka’. Teoritë e ambiciozëve shkojnë edhe përtej kësaj, që zgjerimi i BE-së, mund të kalojë “normalitetin”. Dhe, pra, nga një periudhë “me një këmbë në varr”, deri tek një epokë që rikthen ndikimin e saj.
Përmendja e gjithë kësaj, është në kontekstin e njerëzve që do të jenë ndërtues të institucioneve demokratike, që ai që i zgjedh e dinë se po e bënë këtë.
Sipas teorisë bashkëkohore politike, mbajtja e zgjedhjeve demokratike e pluraliste, është element, jo i nevojshëm, por, i domosdoshëm, i funksionimit të demokracisë, në një vend. Lokalet e 15 nëntorit, ndodhën pa ndonjë problem të madh, që do të rrëzonte idenë e përmirësimit të vendit tonë. Por, ç’gjë i dalloi këto zgjedhje nga të gjitha të kaluarat?!
Laërence Mayer, kulturën politike, e ka renditur, si njërin nga faktorët kryesor që ndikon në formimin e identitetit politik të vendëve. Sipas teorisë së tij, qëndrimet politike mund të ndahen në tre lloje: autoritariste, barazitare dhe respektuese. Qëndrimi autoritarist, sipas autorit, nënkupton: besimin e verbërt të qytetarëve për pushtetmbajtësitë, duke i konsideruar si të pagabueshëm, duke mos i dhënë llogari atyre që i kanë zgjedhur. Qëndrimi barazitar, përmbledhet në faktin se, qytetarët janë të bindur se çdonjëri nga pjestarët e tyre 'mund' dhe 'është në gjendje' të qeverisë me vendin. Dhe, qëndrimi respektues, që konsiston një përzierje e dy qëndrimeve të përmendura.
Ideja e përkrahjes dhe besimit të verbërt për pushtetmbajtësin lokal apo edhe më gjerë, si të pagabueshëm, është në kundërshtim edhe me idenë se, ekzistenca e një shoqërie të lirë mbështetet në virtytet qytetare të anëtarëve të saj, duke pranuar se, nuk mund të posedosh të drejta pa detyra.
Pra, mungesa e theksimit të një kulture politike të mirëfilltë, respektivisht barazitare, veçmas deri para pak kohësh, ka bërë që populli (gjithkushi) të ndikohet shumë lehtë, duke mos thirrur ndryshimin. Shpjegimi i kësaj qëndron në atë se: “Publiku nuk është konkret dhe i materializuar, por është vetëm një konstruksion i ndërtuar nga fjalimet demagogjike të folësit“.
Qoftë zgjedhjet e kaluara, por, edhe këto të mabjtura rishtas, lënë të kuptohet se janë mundësi që të thehet “tradicionalizmi“ i të votuarit, që mbante gjërat të “palëvizshme“.
Por, e arritura e këtyre zgjedhjeve, për dallim prej tjerave, është fryma pozitive e pranimit të realitetit politik, nga komunitetet, veçmas ai serb. Që kjo është mënyrë e veçantë e pranimit të ‘diçkahit’ tregojnë edhe emrat e subjekteve politike serbe, të cilët përmes mënyrës së vjetër, po e pranojnë gjendjen e re.

Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Mësuesi patriot, Qerim Spahiu - nji kolos me qëndrim vertikal
Halit Bogaj: Humbja e zgjedhjeve nga mjeranët e Presidentit tonë të ndjerë
Naser Aliu: Qeveria ilegale
Agim Vuniqi: A po instalohet kanuni në institucionet e Republikës së Kosovës
Reagim i Kordinatorit të Fbksh për Evropë
Sylejman Thaqi dhe Norë Gashi: Reagim në shkrimin e Xhavit Halitit ''mallkimi i kufinjëve shtetërorë''...
Flet Zëvëndëkryeminitri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta
Bekim Rexhepi: Pushteti prej letre nuk mund të quhet ndryshe veçse i djegur!...
Blendi Fevziu: Opozita, po më pas?
Blerim Uka: Shko në Shqipëri dhe bleje një grua!
Henri Çili: Mesazhe problematike nga protesta
Ramiz Dërmaku: Trimi legjendar Skenderbe, do të vij edhe tek ju
Xhevat Rexhaj: A ka më Lidhje Demokratike të Kosovës
Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje
Kim Mehmeti: Arabizimi i gazetarisë shqiptare
Kiço Blushi: Faji, ky kopil që përherë na mbetet në derë
Ilir Dardani: Baze, Taci dhe Gazetari
Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët
Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë