Mendime
Halit Bogaj: Humbja e zgjedhjeve nga mjeranët e Presidentit tonë të ndjerë
E hene, 23.11.2009, 06:57 PM

Nga Halit Bogaj
Përçarjet e mëdha në LDK dhe lufta aq e egër për pushtet brenda saj, treguan haptazi se njerëzit më të afërt të presidentit tonë karizmatik nuk paskan qenë askush tjetër përveç persona me maska të cilat i hoqën akoma pa u bërë një vit nga vdekja e liderit tonë të madh.
Unë si adhurues i flaktë i presidentit tonë të shenjtë tanimë e ndiej veten të dëshpëruar me të gjitha ato që po ndodhin në LDK-në postrugoviane kur’’njerëzit e tij’’ vërtet paskan qenë më së paku të tij!Si të shpiegohet ndryshe e tërë ajo që ndodhi atë ditë të kobshme kur u krijua një rrëmujë e tillë të cilën nuk do ta shihnim as në ëndërr, e lëre më të ndodhte para syve tanë dhe para mbarë opinionit vendës dhe ndërkombëtar. Bijt e çoroditur të DR. Rugovës as që e kthenin kokën kah varri dhe porositë e tij rreth detyrës kryesore të krijimit të shtetit të Kosovës! Të gjithë ata që ishin në atë sallë, u lidhën në atë inatin tonë të mbrapshtë tradicional për të mos lëshuar pe dhe për të prishur gjithçka që me aq mund e krijoi udhërrëfyesi ynë historik!
Për të qenë ironia më e madhe , ata thirreshin në vlerat rugoviane, duke menduar se do t’ na mashtronin të gjithë neve që në LDK kemi hyrë vetëm për shkak të emrit të tij me të cilin është e lidhur epoka më e rëndësishme e Kosovës sonë të lirë. Të gjithë ata që thirren sot në emrin e Rugovës, kurse veprojnë jashtë rrugës së tij, janë mjeranë të vërtetë ngase i shkelin dëshirat e tij që populli dhe partia e tij të ishin sa më unikë. Ai punoi për unitet të madh, duke i futur edhe kundërshtarët e tij në Grupin e unitetit i cili vazhdoi funksionimin pas vdekjes së tij.

Mjerisht që jemi dëshmitarë të atyre skenave negative dhe rrjedhave që ndodhën, por mbase presidenti do të ketë qenë i lumtur në varrin e tij që nuk i mkkishte parë ata që i dolën ndoresh.!Ata ia lëkundën edhe eshtrat në varr dhe shyqyr Zotit që nuk jemi pjesë e tyre dhe nën lëkurën e tyre kur sot flasin dhe përpiqen të na shesin dushk për gogla!Ata mjeranë të llojit të vetë nuk kishin fare turp për lëkundjet tektonike që i shkaktuan në LDK, në të cilën paskan kullotur vetëm falë presidentit!
Ndaj edhe kësaj radhe i humbën zgjedhjet në mënyrë katastrofale dhe do t’i humbin edhe herave të tjera ngase sherret e tyre të mëdha ishin dhe janë shumë transparente.
Komentoni
Artikuj te tjere
Naser Aliu: Qeveria ilegale
Agim Vuniqi: A po instalohet kanuni në institucionet e Republikës së Kosovës
Reagim i Kordinatorit të Fbksh për Evropë
Sylejman Thaqi dhe Norë Gashi: Reagim në shkrimin e Xhavit Halitit ''mallkimi i kufinjëve shtetërorë''...
Flet Zëvëndëkryeminitri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta
Bekim Rexhepi: Pushteti prej letre nuk mund të quhet ndryshe veçse i djegur!...
Blendi Fevziu: Opozita, po më pas?
Blerim Uka: Shko në Shqipëri dhe bleje një grua!
Henri Çili: Mesazhe problematike nga protesta
Ramiz Dërmaku: Trimi legjendar Skenderbe, do të vij edhe tek ju
Xhevat Rexhaj: A ka më Lidhje Demokratike të Kosovës
Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje
Kim Mehmeti: Arabizimi i gazetarisë shqiptare
Kiço Blushi: Faji, ky kopil që përherë na mbetet në derë
Ilir Dardani: Baze, Taci dhe Gazetari
Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët
Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë
Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?