Mendime
Peter Preston: Mirë se vini në Shqipëri
E marte, 24.11.2009, 08:16 PM
Mirë se vini në Shqipëri
Nga Peter Preston, The Guardian
Ne, në perëndim, mund të jemi të vetëkënaqur me Bashkimin Europian, por për Ballkanin e trazuar BE-ja ofron një vizion shprese. Ku tjetër në botë 88 për qind e qytetarëve dëshirojnë të na bashkohen ne, në klubin më së paku mirëpritës të botës? Merrni për në jug të Brukselit. Po shkojmë në Shqipëri, sepse aty do të gjejmë diçka, për të cilën mund të ndihemi paksa të turpëruar – vetëkënaqjen me stilin tonë të jetesës.
Shqipëria? Ekonomia e këtij vendi do të ketë rritje këtë vit (rreth 2 për qind) në kohën kur pjesa dërrmuese e botës po njeh rënie. Sistemi politik vazhdon të jetë i trazuar qysh pas zgjedhjeve të qershorit, që përfunduan me rezultat aq të ngushtë, sa socialistët humbës vazhdojnë të braktisin Parlamentin. Ata mbushën rrugët e Tiranës me protestues në këtë fundjavë.
Megjithatë, javën e kaluar Shqipëria mori dritën e gjelbër për ta negociuar anëtarësimin me BE’në. Shpërblimi përfundimtar për vite të tëra përpjekjesh mund të jetë vetëm pak vjet larg, për më tepër me një mbështetje prej 88 për qind për anëtarësim. Kur dëgjoni Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, ta paraqesë versionin e tij, ai shtrihet në fund të vijës së verdhë të Brukselit. Dhe, kur ktheheni në Tiranë, disa vjet pas vizitës së fundit atje, gjeni një aeroport të ri, një rrugë të re që e lidh aeroportin me kryeqytetin, rrugët të mbushura me dyqane, kafene në çdo qoshe, pallate që kapin qiellin. Vetëm gropat në rrugë mbeten të njëjta.
Një ndjesi energjie dhe përparimi duket se të mbërthen nga fyti në Shqipëri. Vendi i vogël e i varfër, me një histori të pazakontë staliniste, po i kthen 17 vjetët e lirisë në diçka të jashtëzakonshme. Riparimi i pjesëve të dëmtuara me pjesë të reja e të shëndetshme, por edhe mëkatet e vjetra i gjen së bashku. Parkingjet janë të mbushura me Mercedes-Benz. Por, kjo është vetëm një pjesë e historisë së mbijetesës, mirësisë, por edhe humorit. Nëse ky do të jetë vendi i 28’të apo i 29’të i Unionit, atëherë do të ketë diçka për të festuar. Kjo lidhet me vazhdimësinë e një ideje, që ne, të zhytur thellë në padijen e tabloidëve, kemi humbur imagjinatën për ta përqafuar.
Çfarë shikojnë 88 për qind e shqiptarëve kur hedhin vështrimin përreth? Një Greqi të merakosur për ta pranuar Shqipërinë. Një mori vizitash dhe fjalimesh nga zyrtarët e lartë të diplomacisë britanike, përfshirë David Miliband apo Glenys Kinnock, që kërkojnë zgjerimin e Unionit. Dhe një veri, jug, lindje dhe perëndim të trazuar. Kroacia dhe Sllovenia përjetuan një ndarje të dëmshme rreth vijës kufitare detare. Bosnja është sërish në krye të paqëndrueshmërisë në Ballkan, derisa baraspeshat burokratike po prishen. Serbia, ndonëse me një president të zotin, ende kërcënohet nga brenda nga nacionalizmi i vjetër dhe ogurzi.
Kurse, Kosova është një katastrofë etnike në pritje për të ndodhur. Kemi dhe dy fëmijët që kanë zënë këmbët, Maqedoninë e Malin e Zi. Dhe, çdokush i trembet zhytjes së sërishme të rajonit në mosbesim dhe ndëshkim. Nëse bisedon me njerëz nga të gjitha anët e Ballkanit, BE’ja është përgjigjja e parë që iu vjen në gojë. Na ndihmoni të ndihemi diçka më shumë se sa pjesë të mbetura në fund të kontinentit. Na bëni ta ndjejmë e ta kuptojmë se nëse bëjmë përparimin e kërkuar, ju do të na shpërbleni.
Dhe, kjo është arsyeja pse duhet parë përreth 1200 miljeve nga Tirana në Londër e përreth. Ju do të supozoni se nga fakti se Catherine Ashton, shefja e re e diplomacisë europiane, nuk është e zgjedhur nga vota, kjo e bën diplomacinë europiane të pakuptimtë.
Por, nuk është kështu. Politika e jashtme që ka vlerë për ne të gjithë, është ajo që përfshin stabilitetin afër shtëpisë sonë dhe marrëdhëniet përreth kufijve tanë. A mund të ndalojë ky koncept në Calais? Kjo tingëllon si shaka e keqe në muajin kur Lufta e Parë Botërore filloi në Sarajevë.
Kjo është fyerje për trupat britanike që përpiqen të ruajnë paqen e brishtë në Kosovë dhe në Bosnjë. Një iluzion që bën të harrojmë mësimet e jashtëzakonshme të jetës europiane që nga rënia e Murit të Berlinit. Është një mohim për një botë që dëshiron të jetë më afër.
Një Bashkim Evropian me 34 vende, apo më shumë? Ai po vjen përmes një perdeje dyshimi apo mungese mirësjelljeje nga ana jonë.
Nëse keni nevojë për një vizion që ta duartrokisni, ejani në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, dhe gjeni pak shpresë në mes të gropave të rrugës.

Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Uka: Kanuni është shumë interesant për lexim
Valmir Elezi: Ditët që ndryshojnë botën tonë?
Selim Hasanaj: Mësuesi patriot, Qerim Spahiu - nji kolos me qëndrim vertikal
Halit Bogaj: Humbja e zgjedhjeve nga mjeranët e Presidentit tonë të ndjerë
Naser Aliu: Qeveria ilegale
Agim Vuniqi: A po instalohet kanuni në institucionet e Republikës së Kosovës
Reagim i Kordinatorit të Fbksh për Evropë
Sylejman Thaqi dhe Norë Gashi: Reagim në shkrimin e Xhavit Halitit ''mallkimi i kufinjëve shtetërorë''...
Flet Zëvëndëkryeminitri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta
Bekim Rexhepi: Pushteti prej letre nuk mund të quhet ndryshe veçse i djegur!...
Blendi Fevziu: Opozita, po më pas?
Blerim Uka: Shko në Shqipëri dhe bleje një grua!
Henri Çili: Mesazhe problematike nga protesta
Ramiz Dërmaku: Trimi legjendar Skenderbe, do të vij edhe tek ju
Xhevat Rexhaj: A ka më Lidhje Demokratike të Kosovës
Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje
Kim Mehmeti: Arabizimi i gazetarisë shqiptare
Kiço Blushi: Faji, ky kopil që përherë na mbetet në derë
Ilir Dardani: Baze, Taci dhe Gazetari
Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët