Mendime
Shaban Peraj: Lapsi
E shtune, 28.11.2009, 07:31 PM

Shkruan: Shaban Peraj
Homose...lët
Detyrë parësore e njeriut është ta zbulojë dhe njohë veten, ata që këtë nuk e bëjnë këtë nuk mund të krijojnë lidhje sepse nuk e dinë se ç’bartin me vete, ndaj ikin nga kjo botë pa kuptuar gjë.
Ditët e fundit është folur shumë. Janë jo të pakta rastet kur në medien e shkruar dhe ate elektronike po dalin kërkesa për largimin e ministrit për të Drejtat e Popujve Pakicë, Ferhat Dinosha, gjoja se ai “ nuk është në funksion të mbrojtjes së pakicave”! Thirrja është shumë e qartë, të lirohet nga posti i ministrit. Shumë mirë. Tani të shikojmë njëherë “gafin” që paska bërë zotëriu. Së pari, a është ai ministër për mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Popujve Pakicë, apo për mbrojtje të grupeve homoseksuale!? I vendosur në atë ministri me dëshirën e shumicës apo të pakicës , kjo në rastin konkret nuk ka edhe shumë rëndësi. Rëndësi ka se ku shkeli etikën e dikujt ministri në momentin e reagimeve që bëjnë ca përfaqësues të OJQ-ve për grupin e homoseksualëve që mendojnë t’u japin përkrahje, dhe a mund të njëjtit të hyjnë në grupin e pakicave? Sigurisht se jo. Po të ishte kështu atëherë ne që jemi pakicë ndjehemi të rrezikuar e të nënçmuar, gjë që publikisht duhet të deklarohemi, pranojmë ne apo jo një gjë të tillë.Në këtë drejtim ministri bëri mirë.
Tani kjo dukuri shfaqet para nesh si diçka që është e lidhur drejtpërdrejt me jetën tonë. Në fakt kjo është një rrjedhë ku deshëm apo jo duhet të pranojmë se ajo që i shqetëson përfaqësuesit e OJQ-ve duket se ka të bëjnë me çështjen se nga buron ky fenomen dhe cili është destinacioni? Duke lënë anash burimin e kësaj dukurie është gjuha e përdorur ajo që jep njëfarë ndihme si në rastin konkret, e kjo varet pastaj nga përgjegjësia jonë në raport me dukuri të tilla të cilat duhet pranuar se janë të pashmangshme, sado që nuk na pëlqejnë. Kjo e vërtetë ekziston, varet nga fakti se sa e kuptojmë, por jo t’i japin të drejtën dikujt për adresime të gabuara. Në shoqërinë tonë nuk ka ditë të mos dëgjohen ankesa nga njerëzit për shërbim të pakulturuar duke e kthyer detyrën që kanë në mjet fitimi e duke mos zgjedhur mënyra të pëflasin këtë apo atë, gjë që “harmonizimin profesional” e bëjnë edhe më të ndieshëm duke lënduar të drejtën e njeriut si qenie.
Kjo dukuri që duhet pranuar si diçka që është e ditur, nuk është se nuk ka ekzistuar edhe më heret edhe në kohën e monizmit, por që legjislacioni nuk e ka pranur si dukuri, ndaj sot në demokraci kërkohet të pranohet si diçka që ekziston, diçka që duhet toleruar. Çështja është se a duhet kjo të bëhet nga Ministria për të Drejtat e Popujve Pakicë? Jo, në asnjë mënyrë, të njëjtit kanë mënyra e forma të tjera si të veprojnë duke u regjistruar në grupe apo shoqata e që do të ishin jashtë kësaj ministrie. Këtë edhe për shumë arsye, si diçka normale, por që nuk është detyrë e shtetit të merret me ate se kush me ke i kalon çastet e jetës. Nëse unë e kam kuptuar drejt deklaratën e ministrit, atëherë veprimi i tij është normal në rrethanat e caktuara, pavarësisht se dikush kërkon të avancojë civilizimin evropian, kjo minstri nuk duhet të merre me tema të tilla. Dihet funksioni i ministrisë dhe personave që e përfaqësojnë ate, në rastin konkret kjo është një fyerje që u bëhet komuniteteve pakicë. Problemi i shumëpërfolur nuk është i ministrisë, për këtë janë të obligueshëm të gjitha mekanizmat shtetërore, dhe ministri nëse ka bërë deklaratë pa ju referuar pozitës që mban, atëherë nuk ka pse të shqetësohet. Këtu nuk guxohet të hyjnë ata që nuk kanë identitet, dhe në të njëjtën kohë ata që u përkasin komuniteteve të ndryshme. Ata janë një grup i personave që kanë zgjedhur vet mënyrën se me ke do të kalojnë natën. Nëse duhet të sillet një projektligj i tillë, atëherë ai duhet të përkrahet por assesi në kuadër të Ministrisë për të Drejtat e Popujve Pakicë, me çka i tregojmë botës se jemi evropian dhe se pranojmë diferencat në aspektin e qytetarisë. Mjafton që kjo ecuri e ky udhëtim që kërkohet të realizohet në planin ideor, të mos jetë i varur nga mohimi dhe ateizmi!
Komentoni
Artikuj te tjere
Agron Tufa: Filozofia e furgonave
Asllan Dibrani: Mesazh për festën e flamurit, 28 Nëntorin...
Naser Aliu: Lukashenko ante portas!
Hysen Ibrahimi: E vetmja e drejtë e z. Edi Rama në Shqipëri duhet të jet vet drejtësia
Blerim Uka: “Prilli i thyer” në frëngjisht: Një gabim përkthimi ose pikpamjeje?
Rexhep Kastrati: Pas kuvendit të LDK-së
Andre de Nesnera: Analistët komentojnë mbi kredibilitetin e gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Zef Ndrecaj: Vlorë , vjeshtë e tretë, 1912
Mexhid Yvejsi: Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, Dita e Përgjegjësisë
Eduard M. Dilo: Dita e Shenjtë e Flamurit
Adnan Abrashi: Një ese si porosi, në Ditën e Flamurit
Sami Islami: ''Ne i fituam zgjedhjet!?''
Agim Vuniqi: Djathtizmi i deklaruar i spektrit politik kosovar është mashtrim-nuk ka djathtizëm pa Bashkim Kombëtar
Xhevat Rexhaj: Peza e Edi Ramës, zanzibari i Thaçit dhe M. Kusuri kinse e Gjakovës
Selim Hasanaj: A kanë shqipfolsit zot, cili asht ai?
Adnan Abrashi: Zgjedhje këto që do të mbahen mend?!
Ramiz Dërmaku: Shqipëria është zemra e trojeve shqiptare
Arbën Xhaferi: Po kërkohet zhbërja e Marrëveshjes së Ohrit
Ilir Sefaj: Kush po luan K...?!
Dibran Demaku: Ora letrare