E enjte, 01.05.2025, 09:39 PM (GMT+1)

Mendime

Hysen Ibrahimi: E vetmja e drejtë e z. Edi Rama në Shqipëri duhet të jet vet drejtësia

E shtune, 28.11.2009, 07:11 PM


E VETMJA DREJTË E Z. EDI RAMA NË SHQIPËRI DUHET TË JET VET DREJTËSIA

Nga Hysen Ibrahimi

Në këtë kontest,  së pari do përmendur faktin se politika e z. Edi Rama, është duke u ndërtuar në parimin e politikës ndikuese nga të tjerët, me një princip të struktures politike  destruktive aspak profesionale, prandaj kjo është arsyeja pse me njeriun që kërkon të përmbysë pushtetin duke shkelur mbi organet dhe vendimet e tij me të dy këmbët, dhe mbi qartifikimin e zgjedhjeve duke filluar nga katër mijë vëzhguesve të opozitës, pastaj komisioneve zonale, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe në fund Gjykatës Supreme.

Për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Edi Rama detyrimin për të hapur kutitë e votimit, duhet të ja faturoi në radhë të parë katër mijë vëzhguesve të opozitës, pastaj komisioneve zonale, Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve dhe në fund Gjykatës Supreme ku të gjitha i çartifikuan zgjedhjet, e kursesi Kryeministrit Dr. Sali Berisha apo Qeverisë, të cilët pranuan rezultatin dhe vendimin e Gjykatës, thënë drejtë pranuan ndarjen e drejtësisë. Larg ndërhyrjes në gjykata dhe drejtësi, është njëri ndër parimi më parësor i standardeve më të kërkuara nga BE-ja për të mos ndërhy në gjykata dhe organet e drejtësisë. Çfar ka të bëj z. Edi Rama me Dr. Sali Berishen ?! Kryemnistri Berisha, nuk i çartifikoj zgjedhjet, ai nuk i ka numruar zgjedhjet, ai nuk është kryetar i Gjykatës Sepreme, është Kryeministër i Qeverisë së Shqipërisë, e cila Qeveri po dëshmon se nuk duhet që politika të ndërhyjë në vendimet e Gjykatës dhe në organet e drejtësisë. Kjo nuk do koment. Kjo duhet përshëndetur. Edhe po të doj Dr. Sali Berisha të ndërhyj në drejtësi, PS dhe z. Rama është dashtë që të reagojnë duke e penguar në qasjen e Qeverisë në organet e drejtësisë. Për fat të keq po ndodhë e kundërta. Z. Edi Ramës nuk i interesojnë organet e drejtësisë kurë është në pyetje ardhja e tij në pushtet. Për te është e ligjshme edhe po qe se shkelen organet e drejtësisë, sepse është në pyetje ardhja e tij në pushtet.
Çështja e interpretimit që referon Edi Rama, për hapjen e kutive, më konkretisht të cilën jemi duke e ndjekur dhe duke e studijuar me vëmendje, është duke u shëndrruar z. Rama në një protagonist i frenimit të vendit për t’u integruar në BE, dhe ka konceptuar idenë e hapjes së këtyre kutive nën ndikimin e disa politikajve të etur për pushtet që asgjë nuk shofin para vetes përveç marrjes së pushtetit qoftë edhe me dhunë deri në përmbysjen e tij! Për të ardhur deri te pushteti, z. Rama, akceptoi në tërësi tri aspekte të propozuara nga Gjinushi, Mile, Ngjela. Kërkesës me çdo çmim për hapjen e kutive pas vendimit të Gjykatës (gjë që Ngjela e din se Kryeministri nuk do të implikohet në gjykatë, sepse këta të fundit do t’a akuzojnë pastaj se ja ky është Kryeminstri se mund të bën çfar të doj me gjykatatë) duke e ditur se kjo është e pamundshme. Po mos të hapen kutitë, ne do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme, gjithëmonë duke ëndërruar se Edi Rama ka ”fituar” dhe prap do t’i fitoj, bile shkojnë aq larg për një bashkëqeverisje! Në mungesë të dy të parave, ne do t’a përmbysim me dhunë këtë pushtet dhe do t’a marrim ne qeverisje, sikurse në vitin 1997. E ne e dimë se çfar ndodhi në vitin 1997, ku këti kishte dorë edhe vet Serbia ku ngriteshin tre gishta nga serbët dhe përkrahësit e tyre.
Çfar do të thot hapja e kutive? Po e zëmë se hapen kutitë ! Numrohen zgjedhjet, konstatohen të rregullta me ndonjë përjashtim të vogël. Fillon grindja rreth numrimit, ku pastaj do të kërkoj z. Rama me arsyetimin e zgjedhjeve të manipuluara, kërkojmë me forcë zgjedhje të parakohshme. Merret vendimi për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Organizohen zgjedhjet dhe „fiton“ PS. Çartifikohen zgjedhjet nga Gjykata. PD nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkon rinumrimin e të gjitha votave në Shqipëri. Këtu mund të gjenden ndonjë parregullësi. Kërkon zgjedhje të parakohshme. Mbahen zgjedhjet e parakohshme, fiton prap PD. Çartifikohen zgjedhjet fiton PD. PS prap me avazin e vjeter kërkon rinumrimin e kutive......retiqenca. Mos të mendoj z. Rama, se PD nuk do të kërkoj edhe ajo rinumrimin e kutive në çdo palë zgjedhje kur ajo mund t’i humbë edhe pas çartifikimit të tyre. Kësaj nuk i shifet fundi. Edi Rama Shqipërinë është duke e futur në një rrugë pa krye. Shqipëria do të mbetet vetëm duke mbajtur zgjedhje të parakohshme. Bota do të kishte me qesh me ne! Shqipëria do të stagnonte në integrimin dhe zhvillimin e saj dhe do të marr një kahje që as fundi nuk do t’i shifej! Arsyet pse ngjet kështu me PS-në dhe aletatët e saj, më duket se janë të tepërta të referohen këtu me aq thjeshtësi, por do thënë se pikërisht kjo e dhënë presupozon ambicjet e PS-së dhe z. Rama se ka “fituar” zgjedhjet (si arsyetim) dhe etjen e tyre për pushtet pavarësisht çmimi sa i kushton Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar. Edhe një, puna e gjykatave do të ishte e mbaruar për ndikimin e tyre të mëtutjeshëm, politika do t’a merr edhe punën e tyre në dorën e vet dhe do të ishim thirrur si vendi pa drejtësi. Si vend i tillë mendon z. Rama se do të pranohemi në BE ?! Jo, kursesi.
Por, çfar do të thot pranimi i rezultatit dhe futja në Parlamant e opozitës ? Shqipëria shumë shpejtë do t’i krijon premisat për mbushjen e starndardeve tani më të kërkuara me shkrim nga BE, së bashku me opoziten. Liberalizimi i vizave do të arrihej në fillim të vitit të ardhshëm që shumë shqiptarëve do t’u mundësohej të dalin nëpër Europë, dhe pse jo të gjejnë punë në shtetetë e perendimit. Pastaj zhvillimi i vendit dhe joshjen e investitorëve më të mëdhenjë të Europës, për hapjen e vendeve të reja të punës. Integrohet Shqipëria në BE në vitin 2014, vendi do të zhvillohej në përmasa europiane. Investitorët do t’a ndjejnë veten më të sigurtë kur pozita dhe opozita bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Rrugët për Shqipërinë dhe tërë Kombin Shqiptar do të hapeshin në tërë Europën dhe Boten. Kjo është rruga e cila shpije në përparimin dhe arritjen e majave zhvillimore duke hecur për krah vendeve më të zhvilluara të Europës.
Në këtë kontest, së pari do përmendur faktin se politika e z. Edi Rama, është duke u ndërtuar në parimin e politikës ndikuese nga të tjerët, me një princip të struktures politike destruktive aspak profesionale, prandaj kjo është arsyeja pse me njeriun që kërkon të përmbysë pushtetin duke shkelur mbi organet dhe vendimet e tij me dy këmbë, dhe mbi qartifikimin e zgjedhjeve duke filluar nga katër mijë vëzhguesve të opozitës, pastaj komisioneve zonale, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe në fund Gjykatës Supreme, nuk duhet të arrihet kompromis për shkeljen e organeve të drejtësisë.
E VETMJA DREJTË E  Z. EDI RAMA NË SHQIPËRI DUHET TË JET VET DREJTËSIA.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx