E enjte, 01.05.2025, 08:59 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Mesazh për festën e flamurit, 28 Nëntorin...

E shtune, 28.11.2009, 07:22 PM


Mesazh për festën e  flamurit 28 Nëntorin, ditën e pavarësisë  së  Shqipërisë  1912
 
Nga Asllan Dibrani

Te dashur bashkatdhetar

Po  i afrohemi  një shekulli dita e shumë pritur , e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike , mbas pesë shekujsh robërie , patrioti i mençur i kombit tonë , heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari  flamurin  kuq e zi,  që ngriti   i madhi Skënderbe 5 shekuj  ma herët   me te njëjtin qëllim  simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.

Qytetar,vëllezër e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni ju urojmë  festën e flamurit tone kombëtar. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë  për të gjitha forcat politike  të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin  e kombit tonë. të jetë një ditë e kurorëzimit për  një qëllimi  dhe një mendje  me një vizion dhe  ide ,me një strategji dhe  synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave  intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë  spektrit ne elitën e kombit  të bashkohen   rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite  të veçanet jubilare , kjo  festë le te jetë një kushtrim  që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona   nën Serbi Maqedoni  Greqi dhe Mal te Zi .Vëllezër   dhe bashkatdhetar në mërgim  me një theks te veçantë ju uroj  ketë vit   kudo që gjinden  nëpër botë për neve jashtë atdheut  jemi edhe ma te nevojshëm  që ta shijojmë ngrohtësinë  e ngjyrës   se këtij flamuri  të kombit që duhet ta ndiejmë krenar, vetën tonë pran  fëmijëve  tanë  dhe brezit që po e rrisim  në dhe te huaj që përmes jush të nxitën,të mësohen   dhe te joshen  për atdhedashuri   ndaj kombit të vet. Sot pikërisht në ketë ditë ë shtrenjtë  festohet edhe anembanë  botes shqiptare ne diasporë  ku  menjëherë pas shpalljes se Shqipërisë shtet ne vete   u festua  që nga mërgimtaret tanë  te hershem   që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare   Faik  Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët  e ma vonshëm deri te vëllezërit Gërvalla ,Kadri Zeka  Enver Hadri  e etj që me ketë flamur  manifestuan protestuan dhe kryen obligimin  dhe amanetin    e vet deri ne vdekje  për një gjuhe ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre  le të na shërbej si obligim  edhe neve ky amanet i patriotëve tanë  që  mos ti shmangemi  porosisë së tyre deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave .

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë - 28 Nëntor .1912, ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj  historia do t'ua ngrehu lart krenarinë  shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Shqipëri, te lire, sovrane e te pavarur.

28 nëntori i sivjetshme na  gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma te gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë  të gjithë ata që   me përkushtim punuan  për ta gëzuar neve këtë ditë aq te  shtrenjte për shqiptaret gëzuar ,për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit - Shpallja e Pavarësisë  së Shqipërisë.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx