Asllan Dibrani: Mesazh për festën e flamurit, 28 Nëntorin...
| E shtune, 28.11.2009, 07:22 PM |
Mesazh për festën e flamurit 28 Nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë 1912 Nga Asllan DibraniTe dashur bashkatdhetarPo i afrohemi një shekulli dita e shumë pritur , e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike , mbas pesë shekujsh robërie , patrioti i mençur i kombit tonë , heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti i madhi Skënderbe 5 shekuj ma herët me te njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.Qytetar,vëllezër e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni ju urojmë festën e flamurit tone kombëtar. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë. të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të veçanet jubilare , kjo festë le te jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi Maqedoni Greqi dhe Mal te Zi .Vëllezër dhe bashkatdhetar në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë vit kudo që gjinden nëpër botë për neve jashtë atdheut jemi edhe ma te nevojshëm që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij flamuri të kombit që duhet ta ndiejmë krenar, vetën tonë pran fëmijëve tanë dhe brezit që po e rrisim në dhe te huaj që përmes jush të nxitën,të mësohen dhe te joshen për atdhedashuri ndaj kombit të vet. Sot pikërisht në ketë ditë ë shtrenjtë festohet edhe anembanë botes shqiptare ne diasporë ku menjëherë pas shpalljes se Shqipërisë shtet ne vete u festua që nga mërgimtaret tanë te hershem që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare Faik Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët e ma vonshëm deri te vëllezërit Gërvalla ,Kadri Zeka Enver Hadri e etj që me ketë flamur manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje për një gjuhe ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre le të na shërbej si obligim edhe neve ky amanet i patriotëve tanë që mos ti shmangemi porosisë së tyre deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave . Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë - 28 Nëntor .1912, ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t'ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Shqipëri, te lire, sovrane e te pavarur.28 nëntori i sivjetshme na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma te gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptaret gëzuar ,për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.