Mendime
Faik Krasniqi: Kush dhe pse e vrane Bardhyl Ajetin
E marte, 01.12.2009, 08:35 PM
Nga Faik Krasniqi
Kaluan 4 vite qe nga vrasja mizore e publicistit te gazetes''BOTA SOT'' Bardhyl Ajeti,dhe kjo vrasje ende ka mbetur e pandriquar sikurse edhe dhjetera vrasje te tjera me motive politike ne Kosove.
Askush nuk ka besuar se do te kalojne aq shume vite,ndersa ata qe ngrehen gisht ndaj Bardhyl Ajetit ,Bekim Kastratit,Shefki Popoves etj, do te mbeten te lire,te paprekshem dhe te vazhdojne te punojne ne poste me pergjegjesi.
Zhdukja e dosjes se gazetarit Bardhyl Ajetit perben krim te dyfishte.Por ky nuk eshte rasti i vetem qe po heshtet dhe po tretet ,sepse edhe shume dosje te tjera qe presin te zbardhen.
Vrasja e publicistit Bardhyl Ajetit ,ka lene te kuptohet se ne Kosove gjithcka eshte e mundur ,bile edhe ne pike te dites,ndersa vrasesit qe kane emer dhe mbiemer dhe nuk jane jashtetokesor,vazhdojne te jene te lire qe mund te ndodhen cdokund ,ne Qeveri,ne mesin tone, dhe pa i ndjekur askush prapa.
Kete me se miri e deshmon rasti i zhdukjes se dosjeve qe ndodhi para disa muajve nga zyra e dokumenteve sekrete te policise se Kosoves,dhe kjo lene te nenkupton se krimi i organizuar ne Kosove ,rrezikon jo vetem personat por mbare shtetin.
Zhdukja e dosjeve jep nje sinjal se ata qe i kryen keto vrasje ,rrine te lire neper kolltuqet e tyre duke u ndier krenar se ja kane arritur qellimit,qe t'ju mbyllin gojen perfundimisht atyre qe kane qene kancer per ta dhe per veprat e tyre kriminale.
Zhdukja e atyre dosjeve ne policine e Kosoves ,i jep nje imazh te keq jo vetem SHPK-se por edhe shtetit te Kosoves,dhe kjo nenkupton se ne Kosove cdokush mund te kryeje nje krim te rende,dhe te mbetet pa u ndeshkuar nga ligji.
Ky imazh i keq mund te ndikoje edhe ne njohjet e reja per Kosoven.Sikur te ishte vetem nje dosje ,ndoshta pesha do te ishte me vogel ,sepse ne cdo vend te botes shkaktohen tragjedi por ka dosje te shumta qe nuk jane te shkaktuara nga nje individ,por nga grupe kriminale ,nga ata qe sot jane te avancuar politikisht dhe kane emer e mbiemer.
Zyra e dosjeve per krime ne SHPK eshte e rrezikuar,dhe nuk duhet lejuar qe ajo zyre te mbetet ne duart e atyre qe jane pjese e krimit te organizuar,dhe lejojne te keqperdoret ky institucion.
Bardhyl Ajeti por edhe te tjeret u vrane ,per mendimin e tyre te lire dhe vetem pse ngriten zerin e tyre permes penes kunder krimit te organizuar,dhe e deshten aq shume Kosoven.
Ardhja e policise nderkombetare ne kuader te EULEXIT nuk duhet te heshte,por te kerkon dosjet e zhdukura ,sepse dosjet jane edhe ne zyrat e tjera.
Ata qe vrane nuk guxojne te shetisin lirshem neper Kosove,apo te mbajne poste neper institucione te Kosoves,por te ndjeken dhe te ndeshkohen per krimet qe i kane bere.Deri sa keta kriminele nuk e marrin ate qe meritojne,ne Kosove krimi i organizuar do te lulezoje edhe me tej,dhe vrasjet me motive politike edhe ne te ardhmen nuk do te mungojne.
Komentoni
Artikuj te tjere
Sami Repishti: Letër për ish të përndjekurit politikë grevistë të urisë
Edmond Tupja: Homo mitingus
Selim Hasanaj: Kapercatjet trishtuese të humbësve të zgjedhjeve lokale në Kosovë
Blerim Uka: Kanuni… i Lekë Dukagjinit ?!
Blerim Rrecaj: Pak fjalë për festimin e 28 Nëntorit të sivjetmë
Zenun Rexhep: Letër e hapur Halil Matoshit
Ilir Dardani: Shqiptaret, ky komb pa dinjitet!
Fritz Radovani: Njeriu ka Fëtyrë... por, ka edhe...!
Shaban Peraj: Lapsi
Agron Tufa: Filozofia e furgonave
Asllan Dibrani: Mesazh për festën e flamurit, 28 Nëntorin...
Naser Aliu: Lukashenko ante portas!
Hysen Ibrahimi: E vetmja e drejtë e z. Edi Rama në Shqipëri duhet të jet vet drejtësia
Blerim Uka: “Prilli i thyer” në frëngjisht: Një gabim përkthimi ose pikpamjeje?
Rexhep Kastrati: Pas kuvendit të LDK-së
Andre de Nesnera: Analistët komentojnë mbi kredibilitetin e gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Zef Ndrecaj: Vlorë , vjeshtë e tretë, 1912
Mexhid Yvejsi: Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, Dita e Përgjegjësisë
Eduard M. Dilo: Dita e Shenjtë e Flamurit
Adnan Abrashi: Një ese si porosi, në Ditën e Flamurit