Mendime
Blerim Rrecaj: Pak fjalë për festimin e 28 Nëntorit të sivjetmë
E diele, 29.11.2009, 07:55 PM

Nga Blerim Rrecaj
Edhe vjet pata shkruar diçka për kremtimin e kësaj date historike në Prishtinë e me përqëndrim në qendrën e saj. Edhe sivjet pothuajse ishte një kremtim i njejtë me ca ndryshime të vogla. Dy flamujt gjigandë njëri te rrethi dhe tjetri në qendër përballë ndërtesës qeveritare hyjnë në pjesën e ndryshimit. Plus edhe emrat e qyteteve shqiptare ku figuronin edhe Mitrovica, Preveza…të shkruara në ata shiritë të zinj në dy anët e flamujve vetëm kuq e zi që i valëviste një erë e lehtë. Vjet ishte më ftohtë ndërsa sivjet një qiell me ca vranësira jo aq të egra, e një qiell gati si në vaj. Produkte artizanale dhe ushqimore të ekspozuara nëpër tenda. Njerëz krenarë që shëtisnin edhe me fëmijët e tyre. Kurse grupe të fëmijëve pak më të rritur kënaqeshin duke lozur e duke shijuar momentet e moshës së tyre të padjallëzuar. Shumë nga ta hedhnin bombola për të tërhequr vëmendjen me krismat që shkaktonin ato. Njerëzit ndaleshin edhe tek tenda që mbante mbishkrimin Oda Shqiptare për të dëgjuar këngët patriotike të rapsodëve të ndryshëm por edhe meloditë me fyej e kavaj. Ca valltarë kërcenin në ritmin e tingëllimës së fuqishme të tupanave. Ndërkohë dikush blente ndonjë plis e dikush provonte ndonjë çifteli. Të rinjve nuk u mungonin plisat në kokë. Vëreheshin mjaft të tillë që në rrobat e tyre kishin kombinuar të kuqen dhe të zezën. Pranë Ministrisë së Kulturës në atë ekspozitë fotografish mund të shikoje foto të ndryshme të trevave shqiptare, foto të figurave historike kombëtare, aso ku paraqiteshin monumente kulturore ose pasqyrohej pamja e qyteteve tona në periudha të ndryshme kohore. Njoftime për Nëntorin e Parë, Nëntorin e Dytë, Daljen e parë publike të Uçk-së, Ditëlindjen e Adem Jasharit etj. Ndër to kish edhe ca vizatime ku flitej për të burgosurit shqiptar e në njëren nga to që titullohej “Gjarpërinjtë e gjakut” ishin paraqitur grilat, gjarpëri dhe figura e Adem Demaçit. Në këtë manifestim nuk vëreheshin fytyra publike ose asi që ende kanë mbetur billbordave. Qendra vazhdonte të ishte arena kryesore e atyre që donin të shijonin festën dhe që të paktën në këtë ditë nuk pranonte tjetër flamur. Pyetjen: “Deri kur kështu?” që mund ta merrje e kuptoje në shumë kënde edhe mund t’i përgjigjeshim : “Deri kur të duam ne”… Gëzuar e me fat! Ma gëzofsh 28 Nëntorin Shqipëri Etnike!
Komentoni
Artikuj te tjere
Zenun Rexhep: Letër e hapur Halil Matoshit
Ilir Dardani: Shqiptaret, ky komb pa dinjitet!
Fritz Radovani: Njeriu ka Fëtyrë... por, ka edhe...!
Shaban Peraj: Lapsi
Agron Tufa: Filozofia e furgonave
Asllan Dibrani: Mesazh për festën e flamurit, 28 Nëntorin...
Naser Aliu: Lukashenko ante portas!
Hysen Ibrahimi: E vetmja e drejtë e z. Edi Rama në Shqipëri duhet të jet vet drejtësia
Blerim Uka: “Prilli i thyer” në frëngjisht: Një gabim përkthimi ose pikpamjeje?
Rexhep Kastrati: Pas kuvendit të LDK-së
Andre de Nesnera: Analistët komentojnë mbi kredibilitetin e gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Zef Ndrecaj: Vlorë , vjeshtë e tretë, 1912
Mexhid Yvejsi: Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, Dita e Përgjegjësisë
Eduard M. Dilo: Dita e Shenjtë e Flamurit
Adnan Abrashi: Një ese si porosi, në Ditën e Flamurit
Sami Islami: ''Ne i fituam zgjedhjet!?''
Agim Vuniqi: Djathtizmi i deklaruar i spektrit politik kosovar është mashtrim-nuk ka djathtizëm pa Bashkim Kombëtar
Xhevat Rexhaj: Peza e Edi Ramës, zanzibari i Thaçit dhe M. Kusuri kinse e Gjakovës
Selim Hasanaj: A kanë shqipfolsit zot, cili asht ai?
Adnan Abrashi: Zgjedhje këto që do të mbahen mend?!