Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon M. Dilo: Pushtetari i djeshëm: ''C'bën ti more!''...Po i sotmi?!

| E marte, 01.12.2009, 08:53 PM |


PUSHTETARI I DJESHEM:
                                              “C’BEN TI MORE! “…
                                                                                    PO I SOTMI ?!
Nga Ksenofon M. Dilo
        
           “…Njerëzit më fat-keq që kam njohur-më tha një ditë një plak i mënçur sheperjot- janë ata, që s’kanë respekt për tjetrin,pra dhe për vehten;  janë ata që nuk çlirohen dot prej asaj “dhurate”,që na kanë lënë sunduesit e qëmotshëm … prej trashëgimit të tyre  të rëndë…
            Këta janë shumë të zënë me vet-vehten .  C’farë  kënaqësie  gjëjnë kur nuk komunikojnë me  të tjerë,me botën rreth tyre,…nuk e di?!... heshti pak  dhe…ngriti zërin :  Këta  duhet të jenë ,sipas meje,  të pastolisur me ndonjë mënçuri…, se,të kesh respekt për tjetrin,do të thotë të kesh respekt për personin tënd, për reputacionin tënd.
            Edhe ndër pushtetarët, sidomos ata që s’kanë gjykim të pavarur kur kanë të bëjnë me popullin , duke menduar se,populli duhet t’u shërbejë atyre dhe jo të kundërtën-harrijnë e bëhen fodullë. Dhe,qysh né fytyrë njihen : nuk u sheh as mirësjellje,as gjallëri,as sinqeritet dhe as zgjuarësi..”
             Kish të drejtë. Kultura e qytetërimit fillon prej zëmrës dhe drejtohet prej arësyes.
             Ata që prodhojnë modele të tilla sjelljesh-si më foli ai sheperjot-né fakt kanë shkaktuar dhe shkaktojnë zinxhirin e gjatë të sëmundjeve morale të  mjedisit. Konsiderojnë njerëzit si numra të parëndësishëm që i përdorin gjatë jetës …
              Ke pasur  i dashur lexues, ndonjëherë të bësh me  nonjë ,që është përpjekur qëllimisht të të bëjë të ndihesh i pa rëndësishëm ?  
              Si jeni ndjerë para atij personi ?
              …I paduruar është !  Sa hap gojën, të trumbullon zorrët !
  I zë frymën bisedës.    Bile edhe kur të përshëndet rrugës…, i vrejtur,zërin e trash dhe tërë zyrtarizëm…tipike fjalët e tij :  
                -“C’bën ti more ?!”
                Përshëndetje pozante kjo!  Origjinal né shprehje të mendimit !
                Me gjithë atë respekt që ka për trurin e vet,se si i thonë një fjale ”mendimi nuk ka doganë”…kush e njeh ka për të qeshur me të madhe-sa  e dëgjon “zotërinë”!.. Bëhet si ta njohish nga zëri  , kush  flet..,e jepet mundësia të shikosh mos është – né  trajektore të brumbujve…
             ..Hiqet.. sikur nuk e di  dhe vetë ai ,kuptimin e fjalise:…”ç’ben ti more”?!.. se, emri yt i parëndësishëm për të..Nuk ta zë emrin fare né gojë…
               Kujton kjo, i vulos personalitetin,këtij brumbulli të vjetër,që helmon vetë karjerën që ka marrë.Po… njeriu ka lindur të jetojë i lirë,me dinjitet,i lirë brënda vehtes tij  dhe jeton vetëm një herë.
                 Qëllimisht ky gjëmbac né mishin njerëzor,largon- kështu butësinë, dhëmbshurinë,përulësinë e mëndjes,shpirtmadhësinë,dashamirësinë … e, do ta shohi tjetrin si skllav..
                  I grabit gëzimin…
                  Kjo ..plagos shumë. . .
                  Fodulli,kënaqet  , përdor metodën e njollosjes publike të tjetrit.
Lëndon dikë tërthorazi ,e né mënyrë të pandjejshme…,i shkelmos pasurinë më të madhe né dashurinë  për jetën:  p e r s o n a l i t e t i n       nj e r ë z o r , kur duhet, ç’do ditë e më tepër të jetojmë e të ushtrojmë v i r t y t e t     sh q i p t a r e  ,  të rrezatojmë dritën e tyre tek ç’do njeri. Me to, marrin përgjigje dhe sfidat jo njerëzore  të sotme…                       
                Mjerani  ,   harron , kështu s’ka respekt për vehten  dhe ,si pasojë  :  
mikun    ka shumë të ngjarë t’a kthejë né armik se,miqësia na flet nga respekti, dashuria  për njeri – tjetrin.
               Nuk mund të jemi mik me një shpirt pa vlerë!Respekti,një lidhje e gjallë midis dy vetave. Jo për të qënë thjesht një  n u m u r !   Jemi aktorë të shoqërisë, degë e pjestarë  né baçen e saj. Do njeriu të shoh  respekt, dashuri.
             Vjen njeriu né jetë,për gjëra të larta e s’do të  përzihet nga plehrat e mizorisë , do të mirën e vërtetë , respektin që është dhe rrugë e paqes. Me të drejtë thuhet: “më mirë një gabim me mirësjellje,se bamirësi pa mirësjellje. “
                   Mëndjemadhësia ,kombinuar me shpërfillje arrogante,të bashkuara me cilësinë e tij themelore-  s  e  r  v   i  l i  z  m  i  n     para  eprorit , largojnë nga shokët,nga të afërmit po,dhe nga Perëndia .Harron ky,që është njeri e duhet të ndiet si njeri  . Nis e  i ngrëh  krye egoizmi, vesi shton fuqinë e tij vepruese..  i  vë njollë dhe miqësisë .
                  Tani,i vendosur të pasurohet,edhe pse  rrëmbimi i pasurisë tjetrit do të thotë të lësh tjetrin pa bukën e gojës! ”E drejta për të : -si  ajo e afrikanit të djeshëm- t’ja  marri  lopën tjetrit. E pa drejtë kur, çohen e i marrin lopën e tij” .... “Dém” per Shqipërinë të mos e” mbajë “né pëllëmbë të dorës,këtë njeri!!! ..
                 Sot,jeta e këtij internacionalistit-kthyer né imperialist,është rob  e kontradiktave për pasuri. Zagali(zekthi) i ka hyrë mafiozit ramizist për gëzim e veç harbon me vrapin që ka marrë…për  ku ?..nuk e di …veç dalngadalë  po e gryen gangrena që eshtë simbol i shpërbërjes sé mendimit por,dhe  i shpyrtit. Dhe,..na ..lëvdon se,respektohen të drejtat e njeriut,e pa i hyrë gjëmb né këmbë ...kur,  më keq s’kish për tu trajtuar i persekutuari nga drejtësia në vrasjen më makabre né tranzicion né  Leusë të Përmetit… I zë frymën  atdhetarizmit,si me vallen makabre që u hoq né Sheper …Drejtësia qëndron  né llogore të vjetra, kërkon të mbulojë me gur varri dhe virtytet shqiptare.
              Mbetet  ndërgjegja  te ai ,vetëm një fjalë goje.Arroganca mafioze  pajtohet me një elegancë të madhe me  drejtësinë që vret drejtësinë, i zë frymën sé vërtetës,të drejtës! E, katandisur drejtësia-azil padrejtësie !
               Thoni, cila ndërgjegje demokratike mund ta pranojë këtë?!..
               Jetë ,pa kurrfarë qëllimi,pa ideal, rron për të bërë hije né toke. Gjallëron çnjerëzorja, dhe e bën njeriun –shtazë..  ,si qëntë né zorrë ju turrën mafiozë ramizistë pasurisë  të këtij vëndi.Elbete,ka hapur horizont Ramizi:”pasuria na takon neve.. të sekuestruarve dhe të shpronësuarve,do tu japim nga një kartë né dorë,që ju njihet prona,por asnjëherë nuk do t’iua japim , né forma të ndryshme do ti ngatërrojmë njeri-me tjetrin…Të zbatohet rotacioni né gjykata” …
                 Sheshazi ,vazdimësi  luftë e klasave…Spekullimi moral – modë ! S’kryen  detyrën plotësisht me kompetencë që,kryesore për të né rrymën e jetes . As  që duhet të  dijë : “Të kujtojë tjetrin para vehtes tij” ,  dhuratën aq te mrekullushme që na bën aq të lumtur kur dimë, që e meritojmë “Grindje”(!)…Ne harresë lënë të persekutuarve politikë që janë dhe  kraharori i Demokracisë !  Né tre kënd-vështrimet e mundëshme për ta -tu jepet e drejtat, t’u kenë frikën,ose ti injorojnë;  e para përjashtohet .
                 Eshtë.. i okupuar.. vështron hundën dhe hundën e tij dhe si të  përçap e përtyp  fjalë të reja  e moderne ; né mes tyre”morale e moralitete”! Si kurr-kush tjetër - shikon mirë e kjartë  interesin e vet...
                Fatkeqi lë mënjanë udhën e dashurisë që kurrë nuk dështon,sa ,dhe
kataklizmat e luftës sé klasave përballoi . Po… hundën e hundën e tij kujton e kujton!..
               O pushtetar ! Lëre mor kryeneç të qetë hundën ku e ke,ë mos vështro vetëm për shtim pasurie,..C’ka  gëzon,nuk të qetëson…
                Më kot lodhesh në fjalorin e ri ,që po na dhuron ..dhe, tërë kuptimin  fjalës po ja  ndryshon :    Hajdut(!)-ish pronari..    I ndershmi-  pronari i ri(!)  ..  Engjëll - kriminelin….  Viktimen-kriminel(!).. E.. drejtësia  tretet si- né një gotë me ujë-një luge sheqer !!  Kulmi i rrumpallave politike të kohës sonë!
                 Lëmshi i  jetës, ngatërruar  kështu solli shumë sëmundje né jetën shqiptare.  Ndjeshëm sidomos, u ndje né drejtësi…S’ka  faj..,“Të drejtat e njeriut janë diçka e brëndëshme  dhe mund të abuzohet”porosit shoku  Ramiz! Ai,që interesin e përbashkët,e mori për ideal,e bëri mjet për qëllime të tjera,dhe e mira e përbashkët mbeti pluhur syve.Nuk pytet  as për ligj,nder e moral e ndiqet një udhë fatale pa kujtuar ku do dalim me këto gatime “demokratike” Harron që  njeriu,populli me sa rron pa ajër, aq mund të rrojë pa drejtësi.  
               Dhe,dihet ai që  shikon vetëm interesin e vet ,zyrën e drejtësisë minon,nuk lufton  dot për idealet kombëtare ….Jetën  e  vëndit e bën rob të antagonizmave !  e shëmton,e bën qole  të grindjeve e vrasjeve..e ,vet harbon sa mundet....për lakmi të reja..
                Veç, njeriu sa të jetë Njeri , si sytë e ballit,do te vërteten e priret fuqishëm prej të mirave morale…Populli  kërkon e i duhet sot: DREJTESI, PAQE dhe DASHURI .  ATDHEU  MBI TE GJITHA. Sillu e vepro që të triumfojë harmonia né jetë e shoqëri.Hiq dorë-edhe pse të është lënë e lirë  arma e ligësisë: gënjeshtra  ,   shpifja,  mashtrimi se,po çnjerëzohesh!.
              Ji i thjeshtë, gojëmjaltë, i ëmbël nga buzëqeshjet,me ballë të pastër nga qetësia e brëndëshme .Trego me bukurinë e mendimit  dhe të veprimit se,jeta ka domethënien e vet- MODEST !  
              Lëre mor kryeneç hundën të qetë ku e ke,mos rrah gjoksin po,hap sytë të kesh respekt për veten,dëno krimin,mos tjeterso vyrtytet shqiptare ,që gjithë  na i kanë zili.
                Bota s’është as e krimbave as botë e ndyrësisë po ,e burrave,ji  Njeri .   Bëj të mundur të shihen né jetën shoqerore  virtytet shqiptare dhe  të prekët me dorë  kulmi  i çatisë   së njerëzores, zëmra bujare që është altar therorie për të mirën e  tjetrit e të Mëmëdheut.
                Kjo është dhe kulturë e vërtetë  njerëzore,që rrisim nderin kombit  ,nëpër të cilën futemi né radhen e popujve të qytetëruar  e na bën të shikojmë fatin e lumtërine e SHQIPERISE né të nesërmen.