Mendime
P?rparim Demi: Serbia nuk heq dore kollaj nga Kosova
E merkure, 02.12.2009, 07:59 PM
Nga Perparim Demi (Bukuresht)
Gjygji nderkombetar i hapur sot per problemin e shpalljes se pamvarsise se Kosoves, eshte nje etape e re ne fushen e diplomacise nderkombetare, ku shtete te ndryshme jane pozicionuar mbi bazen e interesave te tyre gjeostrategjike. Rezoluta e fundit e OKB-se lidhur me problemin, nuk dha asnje zgjidhje perkundrazi solli nje konfuzion qe stimulon Serbine ne qendrimin e saj. Ajo nuk preku thelbin e problemit, shkaqet qe sollen kete situate, perspektiven shuarjes se konfliktit dhe mundesis se bashkejeteses paqesore ne zone. Argumentat e Sarbise jane fallse. Ne kete rast Sarbia shperdoroi te drejten nderkombetare. Flet per te drejten e respektimit te integritetit pa marre parasysh te drejten e njeriut. Pretendimet historike te saj jane mbeshtetur ne fallsifikim dhe injorimin e te vertetes historike te zones dhe te popullit qe e banon ate.
Kosova me popullat shqiptare, iu dha Sarbise nga fuqite e medha ne 1913, me rastin e krijimit te Jugosllavise. Ky fakt ka qene nje nga shkeljet me te medha te te drejtes se nje populli per vetvendosje ne momentin e shperberjes se perandorise Osmane. Ka qene rezultat i intrigave dipllomatike dhe te konjuktures Europiane te momentit. Qe nga ai moment, nje rruge e gjate luftrash serbo-shqiptare, krimesh dhe genocidi, dhe spastrimi etnik qe aplikoi Sarbia. Politika dhe propoganda ultranacionaliste e saj krijoi hendekun e thelle midis dy popujve. Ashpersimi i represionit serb arriti kulmin ne vitet 1990, e cila perfundoi me masacrat kriminale, djegjet dhe shkatrimet e vendbanimeve shqiptare, solli shperngulien masive te popullates (rreth 1 milion njerez) dhe detyroi nderhyrjen ushtarake te NATO-s. Sot Sarbia e ka shume te qarte qe nuk mund te rivendoset gjendja e meparshme. Fakti i pavarsise se Kosoves eshte konsumuar tashme, eshte bere fakt i kryer qofte dhe i njeanshem. Kosova tani ka parlamentin, presidentin dhe qeverine e vet, ka policine vendore shqiptare dhe ushtri nderkombetare qe e mbrojne. Kosova ka krijuar administraten lokale dhe qendrore e cila po zhvillon me sukses nje proces te gjate te vendosjes dhe aplikimit te ligjeve demokratike. Ky shtet i ri tashme eshte i njohur nga nje pjese e rendesishme te shteteve.
Sarbia vazhdon te kembnguli per te siguruar kompesim, privilegje te pamerituara. Si autore e luftrave dhe genocideve qe sollen per pasoje shperberjen e Jugosllavise, Sarbia mban pergjegjsine e humbjen e dhjetramije jetesh njerzore, per te cilat duhet ndeshkuar sipas mases se demeve qe krijoi dhe jo te pretendoje per vazhdimin e sundimit te saj ne nje vend, te cilin nuk diti ta mbaje kur e pati. Nuk eshte ne gjendje te administroje ne menyre te asnjeanshme konfliktin shqiptaro-serb te krijuar nga ajo vete. Do te perfitoje ne vazhdimsi nga burimet e rendesishme natyrore dhe pozitioni strategjik i Kosoves, te cilen e ka vjelur ne menyren me brutale te mundshme per dhjetra vjet ne shekullin e kaluar.
Mohimi i pavaresise se Kosoves nuk sjell gje tjeter vec gjakderdhje, destabilizim dhe konflikt rajonal me proporcione te paparashikuara, ku mund te implikohen dhe forca te tjera jashteballkanike. Populli shqiptar i Kosoves dhe i mbare botes kudo qe ndodhet nuk negociojne pavarsine e vendit. Eshte derdhur mjaft gjak shqiptar per kete pavaresi dhe askush nuk ka me te drejten ta diskutoje ate. Gjeja me e keshillueshme per Sarbine eshte te pranoje faktin dhe te kerkoje ndjese ne menyre publike per krimet e bera nga kriminelet e saj ndaj popullit shqiptar, gje qe mund te hapi perspektiven e nje bashkejetese paqesore ne te miren e dy vendeve, duke respektuar te drejtat e integritetit dhe te mosnderhyrjes ne punet e brendeshme te tyre. Ne rast te kundert do izolohet dhe do fundoset ne gropen qe vete e ka hapur. Mjere populli serb paqesor qe akoma nuk e sheh relitetin pa syzet e propogandes nacionaliste te politikaneve te tij. Sejcili popull meriton fatin qe e zgjedh vete. KOSOVA eshte dhe do jete perhere e PAVARUR.
(Bukuresht, 01.12.2009)
P. S. Autori i ketij shkrimi doktor shkencash metalurgjike dhe njeri nga 300 themeluesit e Partise Demokratike te Shqiperise.
Zgjodhi per Zemren Shqiptare-Baki Ymeri
Komentoni
Artikuj te tjere
LDD – Dega në Suedi është thellësisht e shqetësuar!
Naser Aliu: Historia e Damunit
Sami Repishti & Lek Pervizi: Letër përshëndetje për grevistët e urisë - Tiranë?
Shqiptar Oseku: Shteti i sigurimsave Madein Serbia
Kalosh Çeliku: Trusakat?t edhe flamurit kuqezi ia nd?rruan ngjyrat
Ksenofon M. Dilo: Pushtetari i djeshëm: ''C'bën ti more!''...Po i sotmi?!
Ferit Ramadani: Kongresi i Manastirit - Konvencionaizmi i unitetit
Baki Ymeri: Kosova dhe antiamerikanizmi i zonjushes Elena Basescu
Faik Krasniqi: Kush dhe pse e vrane Bardhyl Ajetin
Sami Repishti: Letër për ish të përndjekurit politikë grevistë të urisë
Edmond Tupja: Homo mitingus
Selim Hasanaj: Kapercatjet trishtuese të humbësve të zgjedhjeve lokale në Kosovë
Blerim Uka: Kanuni… i Lekë Dukagjinit ?!
Blerim Rrecaj: Pak fjalë për festimin e 28 Nëntorit të sivjetmë
Zenun Rexhep: Letër e hapur Halil Matoshit
Ilir Dardani: Shqiptaret, ky komb pa dinjitet!
Fritz Radovani: Njeriu ka Fëtyrë... por, ka edhe...!
Shaban Peraj: Lapsi
Agron Tufa: Filozofia e furgonave
Asllan Dibrani: Mesazh për festën e flamurit, 28 Nëntorin...