E merkure, 07.05.2025, 11:51 AM (GMT+1)

Mendime

Sami Repishti & Lek Pervizi: Letër përshëndetje për grevistët e urisë - Tiranë?

E merkure, 02.12.2009, 07:36 PM


Letër përshëndetje për grevistët e urisë-Tiranë?

Nga Prof. Sami Repishti
sdrepishti@att.net  

I dashtuni Z. Pervizi,
Mirëmëngjezi!
Falëmnderit për mesazhin tuej fisnik, dhe fjalët e mira që shprehni. Në këtë rast unë kam ba vetëm detyrën time morale: ata që sakrifikojnë meritojnë ma shumë dhe menjiherë ndihmën e të gjithë shoqënisë shqiptare, që, fatkeqsisht, duket se moralisht ka vdekë. E tmerrshme!
Meqë keni mundësinë me ditë ma shumë për zhvillimin e grevës, ju lutëm, kur të keni mundesi më lajmeroni gjendjen e kolegëve tonë guximtarë. Ju lutëm gjithashtu të shprehni për ata, dhe tek ata admirimin tim të veçantë për sakrificën e tyne të veçantë, që, mendoj unë, na nderon të gjithëve.
Shumë të fala e çdo të mirë,
Sami Repishti
----------------

PËRSHËNDETJA E ZOTIT LEK PERVIZI

I dashun Profesor, një falënderim i veçantë vjen jo vetëm prej meje dhe tëe shoqatës së ish të burgosunve politikë shqiptqrë me seli në Bruksel, që perfaqesoj, por tepër i përveçëm dhe i madh vjen nga të burgosunit grevistë që pata rastin të vizitoj pikërisht sot në ditën e 30-të të sakrificës tyne.
Letra juej asht fotokopjue e shpërnda si një shprehje e randesishme solidariteti
nga ana e juej, sot personalitet shqiptar ne SHBA e dikur i burgosun politik nën dikaturën e eger komuniste, prej së cilës patët fatin me shpëtue me guxim e duke rrezikue jetën.
Nuk ka ma krenari për një ish të burgosun grevist, se sa të ndjehesh i përkrahun dhe i mbështetun nga bashkëvujtesit që jetojnë në mërgatë e nga shqiptarët kudo që janë
që i përgjigjen thirrjes së dëshperueme të këtyne heronjve të heshtun që rrezikojnë
jetën, jo për të drejtat e tyne personale, por për ato të të gjithë të perndjekunve
politikë shqiptarë, që i përkasin shtresës atdhetare që u masakrue e dënue nga ata
që mohuen kombin dhe lirinë e demokracinë, në shërbim të sllavo-komunizmit, ku ishin angazhue me fanatizëm dhe prej ku
nuk janë shkeputun akoma pasardhesit e tyne që festojnë si festë kombëtare 29 nëntorin e Jugosllavisë.
Nderimet e mia personale e të gjithë atyne me të cilët pata rastin të lexoj e të vlerësoj mesazhin e juej në mbështetje të kësaj greve unikale të gjashtë burrave që provuen mbi kurriz burgjet e kampet e diktaturës sllavo-komuniste.

Përshëndetje e gëzuar festën kombëtare të 28 Nëntorit.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx