Sami Repishti & Lek Pervizi: Letër përshëndetje për grevistët e urisë - Tiranë?
| E merkure, 02.12.2009, 07:36 PM |
Letër përshëndetje për grevistët e urisë-Tiranë?Nga Prof. Sami Repishtisdrepishti@att.net I dashtuni Z. Pervizi,Mirëmëngjezi!Falëmnderit për mesazhin tuej fisnik, dhe fjalët e mira që shprehni. Në këtë rast unë kam ba vetëm detyrën time morale: ata që sakrifikojnë meritojnë ma shumë dhe menjiherë ndihmën e të gjithë shoqënisë shqiptare, që, fatkeqsisht, duket se moralisht ka vdekë. E tmerrshme!Meqë keni mundësinë me ditë ma shumë për zhvillimin e grevës, ju lutëm, kur të keni mundesi më lajmeroni gjendjen e kolegëve tonë guximtarë. Ju lutëm gjithashtu të shprehni për ata, dhe tek ata admirimin tim të veçantë për sakrificën e tyne të veçantë, që, mendoj unë, na nderon të gjithëve.Shumë të fala e çdo të mirë,Sami Repishti----------------
PËRSHËNDETJA E ZOTIT LEK PERVIZII dashun Profesor, një falënderim i veçantë vjen jo vetëm prej meje dhe tëe shoqatës së ish të burgosunve politikë shqiptqrë me seli në Bruksel, që perfaqesoj, por tepër i përveçëm dhe i madh vjen nga të burgosunit grevistë që pata rastin të vizitoj pikërisht sot në ditën e 30-të të sakrificës tyne.Letra juej asht fotokopjue e shpërnda si një shprehje e randesishme solidariteti nga ana e juej, sot personalitet shqiptar ne SHBA e dikur i burgosun politik nën dikaturën e eger komuniste, prej së cilës patët fatin me shpëtue me guxim e duke rrezikue jetën.Nuk ka ma krenari për një ish të burgosun grevist, se sa të ndjehesh i përkrahun dhe i mbështetun nga bashkëvujtesit që jetojnë në mërgatë e nga shqiptarët kudo që janëqë i përgjigjen thirrjes së dëshperueme të këtyne heronjve të heshtun që rrezikojnëjetën, jo për të drejtat e tyne personale, por për ato të të gjithë të perndjekunvepolitikë shqiptarë, që i përkasin shtresës atdhetare që u masakrue e dënue nga ataqë mohuen kombin dhe lirinë e demokracinë, në shërbim të sllavo-komunizmit, ku ishin angazhue me fanatizëm dhe prej kunuk janë shkeputun akoma pasardhesit e tyne që festojnë si festë kombëtare 29 nëntorin e Jugosllavisë.Nderimet e mia personale e të gjithë atyne me të cilët pata rastin të lexoj e të vlerësoj mesazhin e juej në mbështetje të kësaj greve unikale të gjashtë burrave që provuen mbi kurriz burgjet e kampet e diktaturës sllavo-komuniste. Përshëndetje e gëzuar festën kombëtare të 28 Nëntorit.
Për ZSH- Kadri Mani
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.