E merkure, 07.05.2025, 11:47 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Dita më e rëndë e jetës

E merkure, 02.12.2009, 08:29 PM


DITA MË E RËNDË E JETËS

Ngas Dibran Demaku

Ditë më parë tek „Zemrashqiptare“ kisha botuar një shkrim me titull:“Mungesa e atdheut“.Ata lexues që kishin pasur rastin ta lexonin do të kenë mësuar se për çfarë bënte fjalë ai shkrim.Ndërkaq për ata që nuk e kishin lexuar në pika të shkurtra  përmbajtja e atij shkrimi ishte kjo:
Në shkrimin e përmendur bëhej fjalë për ata njerëz që në një mënyrë apo tjetër u mungon atdheu.Shkrimi bënte fjalë për Shqiptarët e Shqipërisë dhe Shqiptarët e Kosovës të mërguar në vende të ndryshme të Europës perendimore,të Amerikës e deri në Australinë e largët.Bënte fjalë për takimet e para të tyre nëpër vende ku kishin mërguar,dhe për njohjen në mes vete të mohuar për më shumë se një gjysëm shekulli.Pastaj për zënkat e tyre kur bëhej fjalë për atdheun dhe flamurin.Shqiptarët e Shqipërisë të „nginjur“ thënë kushtimisht me atdhe dhe flamur,në biseda me Shqiptarët e Kosovës, do të talleshin me atdheun dhe me flamurin e vetë që i kishin.Ndërkaq Shqiptarët e Kosovës,kur bëhej fjalë për atdheun e tyre  të okupuar dhe për flamurin e ndaluar nga pushtuesi serb,dhe rrjedhimisht që nuk i kishin,kur flitej për atdhe dhe flamur do të ngrisnin zërin në mbrojtje të atdheut dhe flamurit.
Kjo ishte me pak fjalë përmbajtja e shkrimit me titull:”Mungesa e atdheut”.
Dhe mbase autorit të atij shkrimi as që do t`i kujtohej ai shkrim sikur disa ditë më pas mos t`i ndodhte një ngjarje në shikim të parë e pazakonshme,por që në vete bartte një dhimbje.
I biri i tij(i vogëli) në një nga ato ditë sa kishte qëndruar shkrimi i botuar tek „Zemrashqiptare“ ai shkrim,kishte hyrë në atë faqe të internetit dhe e kishte lexuar shkrimin në fjalë.Edhepse i lindur në Kosovë,i ardhur shumë i vogël në mërgim,e pikërisht në Gjermani,ai tashmë gjuhën gjermane e kuptonte dhe e fliste më mirë se gjuhën  e nënës,gjuhën shqipe.Edhepse thënë të drejtën ai e fliste dhe e shkruante pothujse pa gabime edhe gjuhën e nënës,gjuhën shqipe.
Ai shkrimin me titull“Mungesa e atdheut“ e kishte lexuar dhe e kishte kuptuar apo ngatërruar si:“Humbja e atdheut!“.Dhe pa një pa dy i ishte drejtuar autori të shkrimit,e që ishte babai i tij,me fjalët:-Babi, ne që kemi ardhur këtu në perendim,e kemi humbur atdheun?!Apo thënë më mirë a nuk kemi më atdhe?!
Autori i shkrimit në fillim ishte habitur nga pyetja e të birit dhe për ca çaste nuk kishte ditur se si t`i përgjigjej.Pastaj pas ca çastesh mjaft të vështira ju kishte përgjigjur të birit po me pyetje:-Nga të erdhi në mendje një ide e tillë biri im?!Apo thënë më mirë kush ta ka thënë një gjë të tillë?!
Ndërkaq i biri i ishte përgjegjur:-Këtë gjë e ke thënë vet ti babi në shkrimin që ke bërë në internet!Ti në atë shkrim ke thënë se ne e kemi humbur atdheun?!...
Pas përmendjes së shkrimit në internet autorit i kujtohet shkrimi i vetë.Dhe i zënë ngusht nga i biri dhe i tronditur që ai shkrimin me titull:“Mungesa e atdheut“ e kishte kuptuar si „Humbja e atdheut“,mundohet që të birit të vetë të ia shpjegojë se artikulli në fjalë nuk e ka domethënien si „humbje“,por si „mungesë“ .E mungesa e diçkaje nuk mund të paraqitet si humbje!Por edhe pas sqarimit i biri insistonte në idenë e vetë.Atëherë autorit të shkrimit duke vërejtur se i biri  insistonte në mendimin e vetë nuk i mbeti rrugë tjetër vetëm që ta qetësonte të birin duke i thënë se  për këtë temë do të bisedonin njëherë tjetër…
Pas ikjes së të birit,autori nuk po gjente qetësi.Fjalët e të birit i tingëllonin ende në vesh.Dhe domosdo që e shqetësonin.Mbase i biri kishte të drejtë! Po kalonin më shumë se dhjetë vite qëkur atdheu i tyre ishte i lirë,ndërsa ai me familjen e tij nuk po kthehej në atdhe.E më parë ai kishte premtuar se ditën e parë pas lirimit të atdheut ai do të ishte atje…
Për ca çaste ju kujtua mosha e rinisë,kur ai vetë ishte nxënës shkolle.Ju kujtuan edhe ato momente kur arsimtari i gjuhës shqipe u fliste për shumë shkrimtarë e poetë të kombit që jetën e kishin kaluar në mërgim.Ju kujtua edhe mësimi për Nolin e madh që kishte ikur nga atdheu dhe kishte kaluar jetën në mërgim.Bile ai edhe kishte vdekur në mërgim.Dhe derisa arsimtari u shpjegonte atyre për shkaqet që Noli e kishte lënë atdheun dhe kishte shkuar në mërgim,njëri nga nxënësit  ishte ngritur në këmbë dhe kishte pyetur:-Thënë të drejtën ikja e Nolit nga atdheu për shkaqet që na i tregoi arsimtari,arsyetohet.Por nuk arsyetohet qëndrimi i i tij i mëtejmë në mërgim,atëherë kur nuk ekzistonin më ato shkaqe?!Arsimtari nuk kishte thënë asgjë për ndërhyrjen e nxënësit të tij,por kishte vazhduar më tej.Pyetja e shokut dhe heshtja e arsimtarit tek nxënësit e tjerë kishte ngjallur dilema të ndryshme:“Athua arsimtari i tyre nuk dinte shkakun se pse Noli nuk ishte kthyer në atdheun e vetë,apo e dinte dhe nuk donte ta thonte?!...
Pas kujtimit të moshës shkollore autori ishte përmendur.Edhe njëherë i ishte kujtuar pyetja e të birit e që ai nuk i ishte përgjigjur.“Vallë mos do të mendonte i biri për te se ai nuk e dinte përgjigjen,apo diçka tjetër?! Dhe çfarë do të mendonte i biri për babanë e vetë?! A nuk ishin këto pyetje dhe dilema që ata vetë kishin ngritur për arsimtarin e tyre?!”…
Autori kishte kaluar edhe ditë të tjera të rënda në mëgrim.Por dita kur i biri i bëri pyetjen:-Se a e kishin humbur tashmë atdheun?!-për te ishte dita më e rëdë e jetës!Dhe jo vetëm pyetja e të birit,por vet mendimi për atdheun e lënë larg e dërmonte! Dhe si  në ethe e kishte pyetur vetën:-“Athua vallë të gjithë mërgimtarët kudo ku janë do ta kishin përjetuar një ditë të tillë të rëndë?! Në mos nga pyetjet e fëmijëve të tyre,nga dikush tjetër?!” Dhe pasi ishte qetësuar pak kishte shtuar:-“Kurseji o zot të gjithë ata që nuk e kanë përjetuar ende një ditë të tillë të rëndë!”…


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx