E marte, 10.12.2024, 05:37 AM (GMT)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Mjaft mish-per-top-izmit!

E merkure, 02.12.2009, 07:55 PM


Mjaft mish-per-top-izmit!

Nga Ilir Dardani

Nga fshati me i larget i Jugut apo i Veriut, e le lopen duke bere ‘’muuu’’ dy here dhe niset drejt Tiranes. Nje ‘’mu’’ eshte per urine e lopes dhe tjetra per urine e femijeve, te cilet pasi lopa nuk ushqehet nuk ka si t’i ushqeje. Lopa mendon dhe qane per veten dhe per femijet, kurse fshatari i varfer ne te gjitha drejtimet, shefi i familjes mendon per milionat e pamarra te Evdin Rames dhe socialisto-komunisteve te tjere.

Perkrahja e madhe e partive politike, konkretisht e nje partie, eshte shume popullore ne Shqiperi. Enver Hoxha ishte diktatori me i pashpirt dhe me injoranti ne Bote dhe arriti te kete perkrahje masive. Me vdekjen e tij u mbyt Shqiperia ne lot. Qurrat shkuan varg e vije per vdekjen e birit me te poshter te kombit.

Zgjedhjet e vitit 2009 sipas shqiptareve dhe te huajve ishin me te arrirat ne historine e shtetit shqiptar. Komisionet e zgjedhjeve ishte te perbera nga te gjitha partite. Partia socialiste kishte perfaqesuesit e saj, te cilet firmosen per cdo vote dhe e pranuan rezultatin final te zgjedhjeve.

Si asnje lider tjeter, Edvin Rama nuk kandidoi per deputet nga frika e humbjes se milionave qe te ofron ne menyre korruptive posti i Kryetarit te Bashkise. Humbja per Ramen ishte pothuaj e sigurte, por sot, per arsye personale dhe jo kombetare, i mungon cmendurisht stoli i bute i Kryeministrit. Nese Rama do te ishte nje perfaqesues i Shqiperise do te bente gjene me formale, do te ishte Deputet ne Parlament.

Shqiperia ka nje popullsi te dendur fshatare. Ka edhe nostaligjike komuniste, te cilet e shikojne me te drejte partine socialiste si e bija e partise se punes. Ka edhe urrejtes krahinor. Sigurisht qe ka edhe shume interesaxhinj, te cilet sapo te fitoje partia e tyre i kane dyert e hapura per te zhvatur. Ky grup i madh njerezish u mblodh ne Tirane,  jo per te mbrojtur voten e tyre, por per te mbrojtur nje njeri te vetem, Edvin Ramen - komandantin qe e hedh tufen e ushtrise ne beteje, kurse vete qendron i fshehur, ne pritje te fitores apo humbjes pa i hyre asnje ferre ne kembe. Duhet te jesh teper naiv qe te mos e kuptosh arsyen e mos-kandidimit nga ana e Rames.

Pjesemarrja ne miting, qofte edhe elektoral, ne thelb eshte nje idiotesi. Shqiptaret jane perdorur historikisht, si nga pushtuesit, gjithashtu edhe nga tradhetaret e kombit. Shqiptaret u perdoren edhe ne vitin 1997, vit ne te cilin u flijuan mijera shqiptare dhe asnje politikan. Pra, eshte populli i mjere qe behet fushe lojrash e perfitimesh nga nje grup i vogel politikanesh.

Hapja e kutive per tekat e Rames eshte e jashteligjshme. Te shkelesh kushtetuten do te thote varr per drejtesine. Nese parlamenti hapur thyen ligjin, atehere ftohen te gjithe shqiptaret ta thyejne ate, kush te doje te vrase, te vjedhe, te…, sepse nuk ka ligj.

Edhe vete Rama e di se edhe per 4 vjet te tjera do te jete Berisha kryeminister, me votat e shqiptareve. Rama kerkon te ngreje reputacionin brenda partise dhe brenda popullit socialist se gjoja ‘’humba nga votat qe me vodhen’’, por Rama per asnje cast nuk mendon per shqiptaret socialiste as demokrate.
Edhe pse Shqiperia, per shkak te historise dhe vetemjerimit kultural, eshte pothuaj vendi me i padeshiruar ne Europe, po ben perpjekje t’i afrohet perendimit, ose me mire, perendimi po ben perpjekje te na afroje.
Protestat e kota dhe ultimatumet enveriste sigurisht qe e demtojne akoma me shume reputacionin e shqiptarit dhe Shqiperise.

Eshte koha qe shqiptaret, per veten e tyre, te shohin me larg se hunda e kuqe e Edvin Rames dhe e socialisto-komunisteve te tjere.
Mjaft mish-per-top-izmit!


(Vota: 20 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora