E diele, 04.05.2025, 01:47 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Populli zvicëran e tregoi dinjitetin e vetë, ku jeni ju të tjerët?

E enjte, 03.12.2009, 08:58 PM


POPULLI ZVICËRRAN E TREGOJË DINJITETIN E VETË, KU JENI JU TË TJERET POPUJ TË EVROPES?!

Nga Selim Hasanaj

Me referendumin e saj popullor per PO ose JO minareve në xhamija në token helvetike populli zvicërran e tregojë guximin,dinjitetin si dhe krenarinë e vetë pasi i tha JOOOOOO zanit të ezanit nga minaret që do të ndertoheshin neper qytetet e shumta të këti shteti të krishtën, me traditë të vjeter shtetnore, me traditë shembull per krejtë boten per bashkjetesen e kulturave dhe identiteteve kombtare të ndryshme ku me shekuj bashkjetojnë gjermanet, francezet dhe italianet secili me gjuhen dhe kulturen e vetë, por asnjiherë pa e pengue atë të tjetrit. Ky shtet multietnik që shtrihet në Alpet e Evropes veq popujve autokton ka në gjiun e vetë edhe minoritete tjera kryesishtë të ardhur aty si puntorë apo si gastarbaiter sikur quhen gjermanishtë. Sipas lajmeve që i percolla me vemendje në mediat norvegjeze dhe ato shqiptare unë kuptova se minoritetet e besmit fetar ISLAM  në Zvicërr kryesishtë janë turqit, shqiptaret dhe boshnjaket e Bosnjes. Këta më heret kanë shfrytzue konventat e ndryshme që flasin per të drejtat e njeriut dhe si gjithkah neper Evropë edhe në Zvicërr kanë hap xhamijat e tyne. Aty ata të nxitur nga rrjete të ndryshme antikristiane dhe anti amerikane e anti evroprendimore duke e pas perkrahjen dhe ndihmesen e shtetit nikoqir( në emër të lirisë së të drejtave të njeriut dhe ligjeve demokratike evroprendimore të krishtëra) per disa vite aktivitet u forcuen dhe nga leja per ta pas nji objekt ku do i kryejnë ceremonitë e veta fetare, tash ata të trimnuar nga shumcka, por në radhë të parë falë naivitetit të politikanve dhe liderve evropian kerkojnë që ato objekte të kenë edhe minaren nga ku imami do e thërret zanin dhe ate pesë herë në ditë. Shumica e politikanve pajtohen me këte sepse ata nuk shohin ma larg se hunda e tyre, por ka edhe asish që aq ju bënë per neser dhe ardhmërinë, ata dojnë ta kenë mirë dhe jeten luksoze per veten e vetë dhe aspak nuk merziten per brezat që do vijnë, per shkatrrimin e vlerave dhe kulturave të veta dhe thanë shkurt per mendjen time këta politikaj janë KRIMINEL sepse ata krye në veti po marrin vendime pa e pyet popullin e vetë i cili popull paraprakisht atyne ju ka dhanë voten dhe besimin. Unë sot shof se per dy dekada të qendrimit tim në Norvegji, sot ka mbetë shumë pak NORVEGJEZE nga ajo që e pata gjet në vitin 1990. Nji mik i imi norvegjez që quhet John Reidar pikrisht sod derisa bisedonim më tha se po, ka dicka norvegjeze, dhe kur unë e pyeta se cka ai mu pergjigj " kanë mbet gjijtë e shumt të detit dhe minoriteti autokton SAMEZ në regjionin e FINMARK-ut".
 Fatmirsishtë politikajt e Zvicërres nuk menduen si shumica e liderve të shtetetve tjera të Evropes. Ata per të saten herë vepruen në formë DEMOKRATIKE dhe nji kerkesë cfarë ishte kjo per minare ata e lanë SOVRANIN , popullin të thotë fjalen e vetë. Per mue kjo është nji mrekulli dhe u gëzova me epilogun e saj dhe këtë aspak nuk e mshef. Mirpo më befasojnë reagimet e shumta nga burrshtetas, ministra e kryeministra të cilet e sulmojnë verdiktin e prerë dhe të menqur të popullit zvicërran. Unë jamë i sigurt se po qese nji kerkesë e tillë do bëhej në Norvegji dhe po qese kjo do ti lihej popullit norvegjez të vendos padyshim se muslimanet do e merrnin nji JO  të madhe po sikur e mueren në Zvicërr. Ama po sikur të lihej kjo kerkesë per të vendosë per te QEVERIA dhe kryeministri i Norvegjisë padyshim se do e fitonin PO-n muslimanet. Pra me këtë po sqarojë se ato xhamija, ato perkrahje , ato improvizime islamiste që popujt ardhacak dhe minoritetet e besimit islam neper shtetet evroprendimore i bajnë sot, i bajnë falë liderve mafioz dhe njerzve që nuk dijnë as cka është vlerë as antivlerë. Që nuk dijnë as cka është kulturë as antikulturë. Që nuk dijnë cka është FEJA as antifeja.
Dje nji analist per politikë të jashtme i Norvegjisë( qellimishtë nuk po e permendme emër) ishte prononcue per REFERENDUMIN E ZVICËRRES dhe mes tjerash kishte thanë;" FITOJË KRISHTERIZMI EVROPIAN NË ZVICËRR...." ai ishte sulmue ashper per popullist, per racist e fashist nga disa naiv , nga disa deputet të Parlamentit të shtetit dhe nga disa ministra. Meqense shtypi norvegjez censuron shkrimet e mija unë moti nuk botojë në të perditshmet norvegjeze, por po i sulmojë këtu ata që e shanë dhe sulmuen analistin në fjalë per ato që ai me të drejtë i tha.
Pse juve që i bani aminin dhe pershtateni sipas asaj që popujt nga Afrika e Azia e kerkojnë nuk po shkoni diku në nji qytet të nji shteti islam dhe të kerkoni ta ndertoni nji kishë?! Pse juve njiherë e pergjithmonë nuk po mbusheni mend dhe të kerkoni nga dikush ate që dikushi e kerkon nga juve?! A mendoni juve or të mjerë se keni të drejtë në të gjitha ato nenshkrime dhe miratime që ju bani konventave, kontratave dhe marveshjeve të ndryshme me politikajt dhe perfaqësuesit e popujve dhe kulturave të tjera dhe gjithmonë tue e anashkalue, tue e neperkëmb, tue e diskriminue , tue e zhduk forcen dhe fuqinë e fesë së juaj dhe popullit të juaj, tue e zhduk dhe injorue kulturen qak edhe gjuhen e juve dhe popullit të juej cka do të thotë tue e kerrcnue zhdukjen e identitetit të elementit të juej kombtarë?! Jo ore zotni juve nuk keni të drejtë në ato leshime që i keni bë, juve nuk keni të drejtë të vazhdoni të bëni leshime të tutjeshme ashtu me PO-në e shumicës së juve në Parlament. Per gjërat si kjo me xhamija e me minare, per gjërat si leja e edhe finacimi i aktivitetit të xhamijave me shkolla kuranore, sepse kerkesat e tilla janë të nji rëndësie të veqant dhe leja apo mosleja e tyre e vë në rrezik direkt SIGURINË KOMBËTARE të shtetit dhe popujve të juaj. Andaj per gjëra kaq të rrezikshme që islamistet i thrrasin KERKESA në bazë të ligjeve të demokracisë as edhe 100% e deputetve të Parlamentit nuk kanë të drejtë të vendosin. Duhet REFERENDUMI I POPULLIT të merr vendime të tilla. Aferim popullit Zvicërran. Urime fitorja EVROPË E KRISHTËR.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
02.12.2009


(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx