E merkure, 07.05.2025, 11:50 AM (GMT+1)

Mendime

Nafi Baxhaku: Primitivizmi i Gjergj-Bajramit, dhe disa shqiptarëve tjerë myslimanofobistë

E enjte, 03.12.2009, 08:11 PM


Primitivizmi i Gjergj-Bajramit, dhe disa shqiptarëve tjerë myslimanofobistë të cilët vuajnë nga nacionalizmi primitiv dhe nga urrejtja ndaj islamit.

Nga Nafi Baxhaku, Suedi

Nuk ështe¨hera e parë që lexojme shkrime me porosi anti-islame, sikurse ky i Gjergj-Bajramit, në ”zemrashqiptare” të titulluar, ”Cka është duke kujtuar kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës”. Jamë për lirin e fjalës, por nuk pajtohem me ata të cilët në emër të kësaj lirie lendojnë dhe vrasin ndjenjat e shqiptarëve myslimanë. Të bëjshë fjalë për ceshtje kombëtare, dhe njëherit të nxisish urrejtje ndaj shqiptarëve (shumicë) të besimit islam kjo dmth. të jeshë armik i dyfish, i popullit dhe i fesë. Shqiptar i vërtëtë është ai i cili angazhohet për mbrojtjen e të gjitha të drejtat të njeriut, pra edhe ato fetare, pa kurrëfarë dallimi. Të gjithë shqiptarët janë vëllezër nga  gjaku dhe gjuha. Duhet të mësohemi të jetojmë me dallime dhe të rrespektojmë të drejtat e të tjerëve dhe ligjet në fuqi.

Prej nga gjithë kjo urrejtje ndaj fesë islamit dhe myslimanëve?

Kush e ka lexuar shkrimin e Gjergj-Bajramit, besojë se e ka kuptuar qellimin e tij anti-islam.
Kamë bindjen se z.Gjergji, sikur edhe disa shqiptar të tjerë islamofobistë, ka një mendësi kryqtarësh me qendrimë armiqësorë ndaj fesë islame dhe myslimanëve në përgjithësi.
Nuk kamë për qellim të mbrojë N.Tërnavën, sepse kamë qenë kritik ndaj tij, për cka edhe kamë shkruar në disa gazeta. (”Kosova Sot”, 02.03.09, ”Gazeta Kritika”, 14.06.’09 etj.)

Për shqiptarët myslimanë (me qellim po e theksojë sepse disa shqiptar fanatikë e primitiv e të pa kultur vazhdimisht po vjellin helm kundër islamit dhe myslimanëve) atëdheu, kombi, dhe feja janë një tërësi e pandarë dhe e shenjët. Por, për ne Zoti është mbi të gjitha. Dhe ky Zot është i shqiptarëve myslimanë, i shqiptarëve katolikë, i shqiptarëve ortodokës … Këtu nuk ka kurrëfar të keqe, dhe ata që mendojn sebesojn në Zot, nuk duhet të hedhin flak në benzin.  
Gjergji, dhe gjergjat tjerë, nuk duhet të brengosen (me hile e dyftyrësi) për të ardhmen e rinisë shqiptare-myslimane. Rinin shqiptare nuk duhet dalluar e ndar. Ajo është rini e popullit shqiptare e besimit islam, sikurse që është rinia shqiptare katolike dhe ajo ortodokse. E gjithë kjo rini duhet të mësojë për fetë në shkollat e Kosovës. Kështu do të vetëdijesohet dhe nuk do të bie pre e ndikimt të keqpërdoruesve të ndryshëm.  

Cka e mundon Gjergj-Bajramin i cili thotë:” Një natë para zgjedhjeve të datës 15  Nëntor, Myftiu Naim Tërnava i drejtohet popullit ”musliman” të Kosovës për vetëpërmbajtje”.
Cka paska pritur Gjergji nga Myftiu N.Tërnava? Që t’iu thotë qytetarëve (e jo ”musliman” sikurse thotë Gjergji) të mos dalin në zgjedhje, apo që të mbyllet në zyre dhe mos ti ndëgjohet zëri? Të shikojë indiferent se si liderët partijak për qellime e tyre po manipullojnë me popullin shqiptar (ndoshta 90 për qind) myslimanë? Kjo do të ishte një heshtje e dhimshme e kreut të BIK-ut, e cila do ti deshpronte besimtarët dhe qytetarët e Kosovës. Këte kërkon Gjergji? Jo, ore jo. Kanë kaluar ato kohëra të vështira kur feja dhe krerët fetarë tërësishtë injoroheshi dhe përbuzeshin. Prandaj ”Mesazhi politik i kreut të BIK”, sa ka qenë i arsyshëm e i nevojshëm, aq edhe i dobishëm për opinionin kosovar. Fjala e kreut të BIK-ut, kur është në pytje interesi i Kosovës dhe qytetarëve të sajë me shumicë myslimane, është e një rëndësie të veqantë, dhe e pa zavedësueshme. Ne nga ai presim shumë më tepër.
Edhepse zgjedhjet u kryen me suksesë, më vjen keq që mesazhi i kreut të BIK-ut nuk kishte ndikur tek qytetarërt (jo populli ”musliman” sipas Gj.B.) e Kosovës që masovikisht të dilnin në zgjedhje. Se kjo nuk i paska pëlqyer myslimanofobistit Gjergjit hem Bajramit, kjo është problemi i tij, dhe me vjen keq që thëm se nga soji i tillë ne nuk presim dicka më të mirë.
Dihet se prirjet raciste janë të dëmshme dhe të huaja për populli shqiptar.
Ambicjet e krerëve të BIK-ut, janë plotësishtë në përputhje me interesat kombëtaro-fetare. Kamë përshtypje se, Myftiu N.Tërnava në saje të dobësive të veta, në shumë raste ka vepruar në dëm të fesë, duke iu dhënë përparësi interesave nacionale, si pasojë e rrethanave dhe ndikimit të faktorit politik vendorë dhe atij nderkombëtarë. Një qendrimi tillë ka dëmtuar  interesat e Kosovës. Kosova është mbajtur pothujase tërsisht e izoluar nga botën islame. Kurse, armikja e shqiptarëve (myslimanë), Serbia ortodokse e ka bërë të kundërten. Kjo është e pakuptueshme dhe e pa tolerueshme por…Të përkujtojmë se të gjithë popujt myslimanë në fe janë vëllezër. Dhe, kur anti-islmistët nxisin urrejtje dhe përcarje, pse në të mos i ushqejmë ndjenja vëllazërore dhe miqësore? Cilat janë më të dobishme per njerëzit?

Feja Islame dhe /jo vetëm/ shqiptarët

Populli shqiptar së bashku me fenë islame ka jetuar në harmoni  6 shekuj. Si i tillë është dhe sot dhe kështu do të mbetet gjithmonë. Të vetëdijshëm se të parët tanë na e lanë amanet, të vetëdijshëm se kësaj feje (as kombit) nuk i kishin shërbyer sinqerisht, sikurse edhe ne sot, por në këte koh dhe nënë këto rrethana historike ne po zgjohemi dhe do të zhvillohemi në cdo aspekt dhe, të gjithë së bashku do të ecimë drejtë një shoqëri më humane dhe civilizuese. Islami në tokat shqiptare do të bëhet edhe më tepër faktorë që zhvillon, qytetëron… Ndoshta ky qendrim Gjergj-Bajramit i duket si pretendim për ”islamizimin e mëtutjeshëm”!, por ky është problem i tij përsonal, i cili nuk mund të na ndal ecjen tonë në rrugën e Islamit.

Nuk është ”përzierje flagrante në fushatën zgjedhore e komunitetit fetare të Kosovës”, sikurse na ligjeron pë të na frikësuar Gjergj-Bajrami. Eshtë detyrë të cilën Myftiu Tërnava, sipas mendimit timë nuk e kreu si duhej. Si udheheqës shpirtërorë do të duhej të thoshte se, është mirë për Kosvën sikur qytetarët e saj, me një popull shumicë të besimit islam, të votonin (pa marrë parasysh partitë politike) për ata kandidatë të cilët besojnë në Zot. Eshtë plotësisht e natyrshme dhe e drejtë që një besimtarë në zgjedhje të votojë për kandidatin besimtar në të cilin  ka besim se nuk do të keqpërdor  voten (besimin) e dhënë. Për këtë ka shumë arsye dhe duhet shkruar veqantë për këte.
   
Nëse Gjergj-Bajrami ka prit që Myftiu N.Tërnava, para se ti drejtohet opinionit, të lypë leje nga ky, qenka mashtruar keqë. Zeri i krerëve të BIK-ut (që është zëri zyrtarë i një institucioni me rëndësi fetaro-kombëtare) deri më sot i ka munguar /jo vetëm/ opinioni kosovar. Ata mund ti shohim dhe ti ndegjojme përmes RTK-së, vetëm me rastin e festave fetare, 2-3 herë në vit, dhe këte praktik duhet ndryshuar patjetër. Zerat anti-islam duhet ti heshtim derisa nuk është bërë shumë vonë. Dhe këtë për të miren e të githë neve.   

Gjergjin e paskan preokupuar ”dy ngjarje që lidhen me një platformë të re”, sikurse që thotë.
Ngjarja e parë qenka, insistimi këmbengulës i kreut të BIK-ut, N.Tërrnava për ta futur lëndën fetare (lexo islamizimin e mëtejshëm) në shkollat e Kosovës”.
Ngjarja tjetër, sipas Gjergjit, ka të bëje me N.Tërrnavën, sepse ai në fillim të fushatës zgjedhore i paska bashkuar….Hashim Thacin e Ramush Haradinajn, dhe se shtypi këte e
prezentoi si, ”I bashkoj Nata e Madhe”!  
Nuk ka faj Gjergji-Bajrami që nuk kupton mirë e marë pasi që i mungon edukata. Eshtë edhe ma keq kur trunin e ke të okupuar nga propaganda anti-islame, ndoshta nga mesimet ateiste, komuniste, marksist-leniniste, ndoshta nga politika LDK-iste, ose nga kisha katolike politike e Kosovës.

As besimit islam, as kombit shqiptar nuk i duhen besimtar fetarisht analfabet
Sa i përketë ngjarjes së parë, dihet se kërkesa e BIK-ut, për ta futur lendën fetare në shkolla, është detyrë e tyrë parësore. Eshtë një kërkesë e drejtë pas të cilës qendrojnë të gjithë besimtarët myslimanë. Dhe ky vullnet duhet të rrespektohet. Eshtë papërgjësi e organeve  përkatës të Republikës së Kosovës për zhagitjen e kërkesave të BIK-ut. Kjo si duket i ka trimëruar myslimanofobistët, sikurse Gjergjin, për të nxitur urrejtje kundër qiptarëve myslimanë dhe fesë islame, me cka prishin harmonin e tolerancës ndërfetare tek shqiptarët.
Gjergj-Bajrami paska menduar se me futjen e lëndës fetare, pretendohet ”islamizimin e mëtutjeshëm”. Kjo nuk është e vërtetë sepse lendën për fenë duheta ta mësojne të gjithë nxësësit në shkollat e Kosovës. Atje rinia do të merrë mesim (njohuri), e jo besim. Kur të vetëdijesohet secili individ mund të vendos lirshëm se, të besojë ose jo.  

Sa iu përketë nxënsëve shqiptar të besimit islam ata janë të lindur si myslimanë në familjet dhe tokën shqiptare, aty ku ka fe islame, andaj nuk ka nevojë që dikush ta ”islamizojë”, por duhet ta edukoj në frymën e shendosh të traditave të lavdishme kombëtare dhe fetare. Këtu është qellimi jonë. Kundërshtarët e këtyre kërkesave, sikurse Gjergji, janë ata të cilë kërkojnë asimilimin fetare të shqiptarëve myslimanë. Dhe ky është një qendrim tërësishtë armiqësor.
Gjergj-Bajrami, dhe bajramat tjerë duhet të kuptojnë se besimit islam, e as kombit shqiptar nuk i duhen besimtarë fetarisht analfabetë. Jemi duke jetuar në shek.e XXI-të me të arritura të reja. Eshtë e nevojshme që të gjithë besimtarët (posaqerishtë myslimanët) te ecin përpara dhe me kohen.
Myslimanofobistët kot qesin lot krokodili për fatin e rinisë shqiptare kur haptas po shihet se pas ”kujdesit” të tyre mshifen tendencat e rezikshme anti-islame dhe asimiluese.
Kështu kishin vepruan komunistët afër 50 vjetë, por me turpë deshtuan. Shpresojme se do të dështojnë edhe patriotët e rrejshëm islamofobist.

Ngjarja që ka të bëjë me Tërnavën, që paska bashkuar Hashim Thacin e Ramush Haradinajn, ky është veprim që pritet nga njeriu qe ushtron posit e Myftiut. Ai duhet të luaj rrolin e faktorit i cili na bashkon. Pse ky gjest i ka penguar Gjergjit, kjo nuk dmth. se Myftiu Tërnava po ngrihet në skenen poitike. Njeriu numër 1 i BIK-ut është personalitet  publik dhe i takon që të jetë prezent, aktual dhe aktivë në të gjitha ngjarjet që kanë të bëjne me jetën dhe interesat e popullit dhe të  Kosovës. Përndryshe si munde të kontribuaojë për të mirë feja islame?
Gjergji duhet ta di se feja islame (por edhe interesat e Kosovës) nuk lejon që myslimanët të jetojnë të ndar e të përcarë. Pse Gjergji këti rasti i jëp tjetër kahje dhe tjetër kuptim, dëshmo islamofobin e tij.  

Eshtë paturpësi të krahason Myftiun Tërnava me partikët ortodoks

E gjithë bota e di se ne të gjithë kemi qenë viktima të politikë Serbe dhe fesë (Kishës) së tyre ortodokse. Myftiu Tërnava nuk ka nevojë të imitojë armiqt e fesë islame e të popullit të vete, sikurse pretendon të na bind anti-islamisto qellimkeq Gjergj-Bajrami. Ai ka mundësi  që të inspirohet nga figurat e lavdishme të historis islame dhe asaj kombëtare.Tjetër është fakti se sa ka arritur të ecë përpara në këtë drejtim (për cka unë përsonalisht nuk jam i kënaqur por nuk mund të sillemi aqë armiqësisht) sa ta krahasojë si ”imitues tragjikomik i patrikëve ortodoks të Serbisë”, sikurse që vepron paturpësisht myslimanofobisti, Gjergj-Bajrami.

Qellimkeq është cfaredo krahasimi i priftave ortodaks /jo vetëm/ me hoxhen shqiptarë. Priftat ortodoks të Serbisë gjithnjë kan qenë nxitës për vrasje, kurse hoxhët e xhamisë myslimane kan qenë viktimat e tyre. Fati i tyre ishte, dhe është, i njejtë me ate të popullit shqiptar. Megjithate, askush nuk mund të mohojë faktin se në mesin e tyre (ka pas dhe ka) të atillë të cilët i kanë hyrë në hakë (sikurse shumë intelektual tjerë shqiptar) fesë, popullit, kombit e atëdheut shqiptarë. Kjo na lendon të gjithëve, por duhet të përpiqemi për tu sheruar.
Tërnava momentalishtë është përfaqësues i institucionit zyrtar me rëdësi të vecantë fetare, kulturore… /jo vetëm/ për Kosovën. Tjetër është ajo se sa ka qenë në nivel të detyrës, por kjo nuk është arsye që të nëncmohet e përbuzet e tërë Bashkësia Islame e Kosovës, si institucioni më i lartë fetare në Kosovë. Këte nuk duhet lejuar.
Gjergji-Bajrami qellimkeq përbuz edhe  besimtarët myslimanë duke i thirrë (tërrnavëve të tjerë) të cilët qenkan ”frymëzuar për liri fetare (lexo Islame)…dhe fare pak apo apak për lirinë kombëtare… Gënjeshtër e kulluar, nga një mendje e sëmurë.
Gjergji, si islamofobist mund të keqpërdor ndjenjat kombëtare (nëse i ka) për ti hasmëruar shqiptarët me fenë islame, por kot e ka. Na e dimë se nëse një popull nuk e ka  lirin nacionale, ai nuk mund te ketë as lirin fetare (konkretishtë islame).
Besimtari i vërtetë  ka ndërgjegje fetare dhe kombëtare. Zoti i ka krijuar popujt, fenë dhe kombet. Kush e injoron këte nuk ka as besim, as ndergjegje. Prandaj Gjergj-Bajrami është një shpifës i fëlliqur, i cili përveq ndërgjegjes fetare të besimtarëve myslimanë, ai përlloq  edhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve. Kush ateherë qenka me ndergjegje të sëmur kombëtare, dhe kush me të dya ndërgjegjet e shëndosha kombëtaro-fetare?

Ne të gjithë e njohim ngapak historin (e falcifikuar) të popullit shqiptarëve, por nuk jemi të gjithë njësojë robë të asajë. Gjithashtu ate nuk e shfrytëzojmë për të bërë propagandë kundët hoxhallarëve për të njollosur e përlloqur fenë islame, dhe për ti përcare e hasmëruar shqiptarët, sikurse që po vepron Gjergj-Bajrami. Eshtë fjala për ceshtje aktuale, kurse ai na fletë  për Dardanin e shek. XV-të. Dardani të cilën e sundonte Serbi, Vuk Brankoviqi. Ishte Car Lazari ai i cili kishte mobilizuar 120 000 ushtarë (në mesin e të cilëve kishte edhe aleat shqiptarë) të cilë në qershor të vitit 1389. i dualn përball ushtrisë prej 100 000 ushtrëve të Sulltan Muratit. Dihet se fitorja i takoi myslimanëve, në anë e të cilëve ishte edhe Zoti i Plotëfuqishëm. Vetë Sulltan Murati ra shehit (deshmor) duke qenë i kënaqur me faktin që Islami u përhapë në Ballkan. Ky duhet të kishte qenë qellimi kryesor. Ne si shqiptar të besimit islam këte amanet do ta ruajmë dhe do të përpiqemi me të gjitha mundësit që të behemi besimtar të devotshëm dhe atdhetar të vërtetë…. Në këte frymë do të bëjme gara me bashkëkombasit tanë, jo me nxitje të urrejtjeve dhe përcarjeve. Të gjithë jemikrijesa të një Zoti.
Të gjitha të këqiat e sundimit osman (pa kurrëfarë përjashtim) duhet ti gjykojme, por pa lënë anash faktorin historik dhe ate shqiptar. Shqiptarët ishin të parët në Ballkan që e pranuan fenë islame (pasiq iu mungonte besimi), dhe  të fundit (pasiqë bashkëpunuan me osmanlit) qe u cliruan nga sundimi Osman. Pse? Kjo është ceshtje për shqyrtim kritikë. Nuk do të lejojmë që e kaluara të bëhet pengesë për të ardhmen e popujve miqë (vëllezër).
A e di Gjergj-Bajrami se cka do të kishte ngjarë me shqiptarët e Dardanisë sikur Serbia të kishte sunduar rresht 500 vjet? Kush do ta kishte larguar Serbinë e atëhershme nga Kosova?
Jamë i bindur se, sikur të mos kishte ardhur Perandoria Osmane në tokat shqiptare, Serbia e atëhershme (sikurse kjo e sotmja) për 500 vjet shqiptarëve do t’ua kishte humbur farën në tërë Dardain dhe më gjerë. Nuk besojë se do ta kishte shpetuar miqasi e Kastriotëve me Cernojeviqe e Malit Zi. Dhe falë Zotit dhe osmalive në Kosovë sot ka shqiptarë edhe besim islam. Por, nuk na pengojnë besimet e vëllezërve tanë. Ky realitet sot nuk demton askend, nuk rrezikon të ardhmen Kosovës as te kombit shqiptar, nuk rrezikon paqen në rajon as më gjerë. E di këte Gjergj-Bajrami, me bajramat tjerë?
Historia dëshmon se, jo vetëm hoxhet, por i gjithë populli shqiptarë (në Gadishullin Ilirik) ka qenë aleati më besnik i Perandorisë Osmanë. Perandori me të cilën shqiptarët kanë bashkëqeverisur, perandori të cilës i kishte dhënë komandanta, pashallar dhe vezir të dalluar. Pse shqiptarët këte miqësi nuk e kanë shfrytëzuar për interesat kombëtare, kjo është dicka tjetër. Askush nuk mund të mohojë përpjekjet dhe luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi, por nuk është e moralshme që kjo nga dikush sot në emër të ketyre përpjekjeve të lufton kundër fesë islame.
Dihet fare mire se në këtë rrugë, me pak përjashtime, kanë ecur të gjithë shqiptarët së bashku, dhe lirisht mund të thuhet se pa shqiptarët myslimanë (po e theksoj pa ndonjë qellim të keq) as që do të mund të paramendohej pavarësia e Shqipërisë së Ismail Qemalit, as e Kosovës së Adem Jasharit. Dhe, pa shqiptarët myslimanë nuk mund të arrihet as bashkimi kombëtare. Këte nuk mund ta mohoj asnjë njeri normal.
Sa i përket ndërgjegjes kombëtare dhe asaj fetare një myslimani pa këto të dya nuk mund të ketë jetë të mirë në këte, as në botën tjetër. Për këte duhet të vetëdijesohet populli, për këte duhet të mësojë rinia shqiptare në shkollat shqip, në shtëpi, në xhamia… Identitetin tonë kombëtar dhe ate fetar duhet t’i ruajm më shume se vetveten.
Dhe, Gjergji duhet ta di se, jo vetëm shqiptarët por, të gjithë myslimanët e Ballkanit i janë mirënjohes osmanlive për Islamin që e prunë në këtë pjes të botës. Këte sot, as kurrë, nuk do të mund ta ndryshojë askush.

E kuptojë Gjergjin pse shkruan me aq urrejtje patalogjike, por nuk ia kemi borgjë që të na akuzojë e ofendojë publikisht, si joshqiptar. Kjo është një shpifje e radhës për të cilën do të du të merreshin organet e drejtësisë në Kosovë. Edhe heshtja e BIK-ut është skandaloze.
Cka do të bënte Gjergji, dhe gjergjat e tjerë sikur të mosë kishte shqiptarë myslimanë në Kosovë? A do të thirrej Kos-Met, Dardania me banore serb?  A do të ishte Dardani (djepë) në të cilin fëmijet serb do të ndegjonin këngët e nënave shkina?
Shqiptarëve myslimanë ndërgjegjja  fetare aspak nuk iu pengon për të qenë shqiptarë të vërtetë dhe njerëz të mirë. Zoti e ka shpallur Islami fe univerzale për ti cliruar të gjithë njerëzit dhe popujt nga robëria, padrejtësit dhe vuajtjet. Pse nuk është kështu në jetën praktike, ne shumë mire i dimë shkaqet.
Autori i këtyre reshtave është njëri nga viktimat e regjimit komunist dhe të diktatorit Millosheviq. Ndërgjegjja kombëtar nuk më ka munguar, por as ajo fetare (islame), dhe asnjëra nuk më ka penguar (sikurse edhe sot) që t’iu sherbej, aq sa kamë mundësi. Asnjëra prej këtyre ndergjegjeve (kombëtaro-fetare) nuk më kanë penguar që t’iu drejtohem hoxhallarëve (të cilët atëherë, sikurse edhe sot, ishin tepër pasive) të Kosovës me një Letër të hapur. (17.11.1997)
Gjergji nuk mund të paramendojë se cka kamë shkruar atëherë në atë Letë të hapur, por sinqerisht i thëm se krahas këtyre preokupimeve, kamë pas, edhe sot kamë brenga dhe ambicje panislame. Do të dëshiroja që të gjithë popujt (vellezër) myslimanë  të jetojnë në lirë e në paqe dhe me vullnetin e tyre të bashkoheshin  në një bashkësi të ngjajshme me BE-ne, dhe së bashku ta ndërtojne një bot tjetër, botë në të cilën të gjithë njerezit të jetoni si njerëz.
Mua më kishte munguar liria nacionale (kombëtare) dhe ajo fetare islame. Ndjenjat nacionale dhe ato fetare ishin ato forca të mbrendshme të cilat fuqishëm më shtynin në përpjekjet e mia modeste për këto ceshtje të shenjëta. Në prandveren e 81-she, në një tubim, ku duhej ti denonim demonstrata mes tjerash kamë thënë:”Nuk duhet të lejojme të flitet kundë popullit shqiptar të Shqipërisë, sepse ata janë vëllazerit ton nga gjuha dhe gjaku…” Kurse në burg, të rinjëve iu thojsha: ”Cili prej jush (marksist-leninistëve) mund të jeni më patriot se Isa Boletini, ose Hasan Prishtina, të cilët nuk kanë qenë as komunist, as marksist-leninist”…? Rinia shqiptare edhe atëherë ishte emanipulluar. Në burg, duke folur edhe për ceshtjet e fesë dhe për besimtarë si krah i forte për ceshtjen kombëtare, pa kurrëfar dallimi, njëri prej të pranishmëve(nuk po ia ceku emrin), prizrenas me profesion agronom tha:”Ti qenke i mirë me të que te mjekroshi”, e kishte fjalën te Homeini. Kështu jemi ne shqiptarët.
Shtrohet pytja, athua pse sot disa shqiptar nacionalista fanatik bëjnë  probagand kundër fesë islame dhe shqiptarëve myslimanë? Për të kuptuar këtë duhet të debatohet në mënyrë të kulturuar, e jo duke përdorë fjalor i cili përcan dhe armiqëson. Islami është fe e paqes, është
mbinacional, por jo antikombëtar. Zoti për të gjitha këto na ka dërguar zgjidhje të lehta, harmonike (të pajtueshme). Ne për këtë duhet të vetëdijesohemi dhe të zhvillohemi.
Tendencat për ti treguar shqiptarët e besimit islam se ndjekin politik joshqiptare, është një genjeshtër e kulluar e cila ka për qellim armiqësimin e popullit shqiptar me fenë islam, gjë që qonë drejtë një luftë vëllavrasese. Këte kërkon Gjergj-Bajrami, i cili si duket nuk ka ndjenja të sinqerta kombëtar, njerëzor, as fetar.   

A ka dicka më keq?
Ti lutemi Zotit që të na ndihëmojë të bëhemi njerëz, shqiptar, dhe besimtar të sinqert, të mirë dhe të dobishëm.

26.11.’09


(Vota: 16 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx