Mendime
Zef Ndrecaj: Muzika sot, është turpi dhe varri me i madh qe i behet këtij kombi
E premte, 04.12.2009, 08:15 PM

Nga Zef Ndrecaj
Armiqtë tanë gjithmonë kane qen numerikisht me te mëdhenj se ne, dhe një herit edhe me epërsi ne armatim. Ata edhe pse ishin te pa mëshirshëm ndaj çdo gjeje shqiptare nuk arritën te na zhdukin assesi dhe as te na nënshtrojnë qe ne përfundimisht te harrojmë lirin ton kombëtare. Ketë nuk e arritën kurrë nga se një nder shtytjet e kësaj lirie qe gjithmonë ta mbajmë gjallë zharrën e ngritjes ishte kënga shqipe - folklori , ajo qe mbajti gjallë ketë popull dhe qe zgjoi krenarin kombëtare. Armiqtë shpesh here tentuan ti fusin heronjtë tan ne mitet e tyre , apo anasjelltas vetëm qe te krijojnë humbjen e krenarisë sonë kombëtare , por për fatin e tyre te keq dhe për fatin tone te mire ketë nuk arritën.. Ja një shembull konkret , Kral Nikolla i Malit Zi i cili dikur kishte thënë : unë Malësinë s?mund ta nënshtroj kurrë, nga se për ta nënshtruar atë duhet vrarë lahutarin i cili me këngët e tij po ngjall mitet dhe nder shqiptar po mban gjallë ndjenjën kombëtare .
Ky ishte vetëm një shembull , por vlerësimet e te gjithë studiuesve kombëtar japin një te dhen mjaft te çart mbi ketë . Pushtuesit sado qe ishin te egër, sado qe nënshtruan me hekur ketë komb ,duke e vrarë dhe djegur, duke e shantazhuar dhe tjetërsuar edhe historinë e tij, ketë nuk e arritën kurrë me asnjë lufte dhe nënshtrim çnjerëzor. Por sfidë e ter kësaj është sepse ky popull tani pa asnjë nënshtrim ,dita ditës po e vret vetveten , vret ardhmërinë e tij duke e vrarë këngën , duke e tjetërsuar atë, bastarduar ne tej masë me te cilën ai dita ditës po humb yllin, idealin, dhe gjenezën qe mbajti gjithnjë gjallë zharen e lirisë.
Dihet mirëfilli se nëse një popull përjeton asimilim kulturor , ai do te jetë edhe asimilimi i tij si etni .
Kishte ma se 25 vite kur për herë te par dëgjonim disa këngë (citoi ..Jallah more djalo ,jallah more çiko, ) . Te them te vërteten ishte shëmtimi me i madh qe kisha dëgjuar ndonjë herë ne jetë ,por qe nuk me kishte shqetësuar edhe aq , nga se kurrë as qe mund ta besoja qe ky shëmtim do te na kaplonte deri ne ketë masë qe mos te njohim as identitetin ton.
Por ja sot 25 vite pas, ky shëmtim na kaploi dhe atë me masë aq te madhe sa qe nuk dihet me as identiteti i jon si komb, dhe si ti priten rrënjët këtij veprimi ogurzi.
Këtu ju jap te drejt dy miqve qe dite me par shkruan dy tema njërën me titull -A kanë shqipfolësit zot,cili është ai - nga Selim Hasanaj dhe tjetrën Shqiptaret ky komb pa dinjitet. Unë i përgëzoi qe te dytë dhe ju them vetëm një. Ju vazhdoni te shkruani , te krenohi dhe ta mbroni identitetin tuaj kombëtar edhe me tutje por unë po ju them se ai është i humbur për jetë dhe atij identiteti vetëm mund ti thurim këngë, legjenda ,krahina ndërsa ne realitet shqiptaret nuk din ma as se kush janë, as se ku shkojnë dhe as pse jetojnë. Mendoj se shqiptaret vetëm ne ëndërr mund ta shohin bashkimi kombëtar , nëse ata e humbin identitetin kombëtar.
?Kombi i jone është i humbur?
Kur njeriu e thotë ketë për kombin e tij ,dihet se një hidhërim ,veprim i tejskajshëm e detyron atë te thotë , nga se s?ka njeri qe mohon kombin dhe veten e tij.

Ja po ju them atë te tejskajshmen dhe po ju pyes a ka zi dhe turp ma te madh kombëtar qe ditën e flamurit, ditën e festimit te Pavarsis sonë si komb , pas himnit kombëtar,pas një imitimi aq madhështor te vargjeve te Fishtës te vazhdohet me një muzikë te turpshme fund e krye gabelishte , dhe me pastaj turke dhe sllave . Muzikë qe as një ritëm te vetmin nuk e kishte shqip . Kujt i bie ky turp ? këngëtareve, organizatorit te mbrëmjes, apo masës mbi 200 vetë ne sall. Kryekëput është turpi i këngëtareve, estradave tona te verbëta qe e verboi edhe masën duke i servuar vite e vite një mjerim te tillë. Por assesi nuk mohoi pjesën e fajit tek masa nga se askush nuk e detyron te dëgjoj një shëmtim te tillë.
Personalisht unë i ndava tre nga ata qe këndonin dhe i pyeta . A është kjo muzikë qe një prej nesh nga vendlindja nga jemi ardhur e ka burim, gjenezë apo tipar. Dy nga ta rrudhen krahët ndërsa njeri u përgjigj , ke te drejt. Por është një dallim mjaft i madh mes asaj te kesh te drejt , dhe ajo e drejte te jepet.
Zotëri ju thash , unë erdha ne Evropë nga se s?kisha rrugë tjetër ,por ne Evropë nuk erdha te bëhem turk ,por sikur te isha edhe ne Kosove nuk do te lejoja te humbi identitetin tim kombëtar. Pasi nuk kisha durim te dëgjoi me atë muzikë te shëmtuar unë dhe shoqëria qe kisha, e lamë atë mbrëmje te mallkuar qe bekim e kishte vetëm datën e saj.
Ja pra ajo muzikë e shëmtuar e para 25 viteve ,sot na kaploi, na verbëroi .Ketë kurrë s?do ta kisha besuar qe disa lagje gabelesh, ti kaplojnë 7 milion shqiptar. Mjerisht kjo muzikë vepron qe dhjetëra vite, ne çdo manifestim, ahengje dhe gëzime tona familjare ne te gjitha trojet tona shqiptare .
Kush e bën ketë, pse, çfarë leverdie, apo pse ra ky mallkim mbi ne. Ju lus te mos me thotë kush se edhe ketë na imponoi lufta ,nga se gabelt nuk na sunduan asnjëherë. Mjerë ky popull qe nuk e sheh veten se nga po shkon, mjerë ky popull për atë qe po e përjeton.
Kurrë me par skam dëgjuar qe shqiptari ti thotë Nenës ? None, more Noni?, Gjermanisë ?Gjurmuni? ; Adem Jasharit ? ?Jashariiiii?. Po ngrihu o tok te hymë ne te te gjalle .
Prapë po dal ne pyetjen e Selim Hasanajt, cili është Zoti i Shqiptareve, kanë Shqiptaret ministri te kulturës ne dy shtetet qe kemi. Ka Zot ky popull qe një herë e përgjithmonë ti thotë kësaj - ku flitet shqip edhe kënga te jetë shqip .A ka Zot ky popull qe për çdo dite e verbon kjo muzikë , atë e vret ,duke i vrarë krenarin kombëtare, duke ja humb etninë , apo sot shqiptari nuk e shef veten e tij .
Përpara gabelët qe flisnin vetëm serbishte ne i quanim shkij gabel, apo magjupet qe flisnin serbisht magjup gabel ?vaganar . Po si do te na quan dikush ne ??? .
Kjo muzikë sot pa asnjë ritëm te saj shqip, por gabelishte turqishte dhe serbisht dhe fjalët gjysmë për gjysme gabelisht është turpi i jon, varri i jon dhe vdekja e jon si komb.
Ku mbeti muzika e jon e mirëfilltë burimore ,popullore me te cilen dikur krenoheshim, qe edhe nëse këndohet bastardohet ne atë gabelishte qe kurrë s?ka qen me par.
Sot me te dëgjuar një i huaj , vetëm ritmin do te thotë ?aha Turkisch.
Zot ?a ka ma tmerr për ketë popull qe 97 vite kur shpallem mvetesin dhe lirin nga vete turku te këndohet turqishte , gabelishte dhe serbisht dhe atë mu ditën e pavarsis ,ditën e flamurit, ditën qe shënon ketë ngjarje kombëtare . Ja vargjet përkthim nga serbishtja (po pimë kola po pimë viski ) drejtpërdrejt (pijemo kola, pijemo viski).
Ku është Zoti ynë atë qe kërkon Selim Hasanaj, ku është identiteti ynë qe paraqet Ilir Dardani , a ka ky popull një Zot qe do te thotë . Kurrë dhe kurrë , këtu s?do te kaloni ,
Ju organizator nëse doni ta bëni ketë , qitni pamfletet ?Muzikë turke jo shqiptare, jo ne festen ton kombëtare , ku festohet shpallja dhe liria e jon nga vet turku, dhe jo binjakëzimi me te. Si mund ta justifikojmë ne para fëmijëve tan ,qe rriten ne perëndim. q´te ju themi , i dërgojmë te festojmë shqip apo turqishte, magjupisht, dhe gabelisht.
Jo as ju këngëtar, kurrë e kurres , jo do te këndosh shqip jo këndo ne etninë tuaj jashtë kulturës dhe etnisë ton shqiptare. A ka vallë turp ai qe veten e quan Shqiptar, te këndoi dhe ta bastardoi gjuhen e tij.
Ku ;nga kush dhe si erdhi kjo gjenezë Turko- Gabelishte ? Si mund ta vej veten ne atë nivel një këngëtar, qe para se gjithash është Shqiptar, te pjell dhe ta këndoj atë qe se ka pas kurrë ne gjenezën e tij.
Unë para jush do ta them një gjë, nëse kjo nisme i ka 25 vite, po edhe aq do te na duhen ta ç´kulim nga vetja ketë turp , ketë varr, ketë katran ,dhe skëterrë qe na vërshoi me kaq furi.
Po atë qe duhet te them është , nëse kështu vazhdohet ,sot 25 vite s?do te kem etni dhe vetmja qe s?mund ta dijë është si do te na quajnë te tjerët..Shqiptar Gabel, Shqiptar Turq, apo fare Shqiptar, por një far e humbur qe se din se a ishte ndonjë herë etni.
Personalisht do ti dërgoj letër qe te dy ministrive te te dy Shteteve Shqiptare Kosovë- Shqipëri .qe ky fenomen te ndalet nga se rrezikon humbjen ton si Etni.
Ndërsa ne fund do ti them dy fjali:
Mallkuar ai Shqiptar qe bastardon, shkel gjuhen, kulturen, dhe historin e tij. Mallkuar çdo ai këngëtar qe merr një mikrofon dhe për disa (lek) bastardon gjuhen, këngën dhe identitetin e tij.
Dhe kush është Shqiptar me gjak dhe ideal Shqiptari ,prejani rrënjët kësaj kuçedre ugerzez qe ka ngritur krye mbi ne dhe rrezikon identitetin ton kombëtar.
Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Ata qe diten flasin, dhe naten vrasin
Selim Hasanaj: Populli zvicëran e tregoi dinjitetin e vetë, ku jeni ju të tjerët?
Xhevat Rexhaj: Rasti Bllaca nuk e dëmton Kosovën në GJND por mafia e Edi Ramës me kompani
Agim Vuniqi: Politikanët e spikatur prodhojnë lajmin
Adnan Abrashi: ''Hyde Park''-u kosovar
Eduard M. Dilo: Solidarizohem plotesisht me greven qe bene ish te burgosurit e vertete politike
Martin Lleshi: Multietniciteti bumerang i përhumbjeve të mëdha
Nafi Baxhaku: Primitivizmi i Gjergj-Bajramit, dhe disa shqiptarëve tjerë myslimanofobistë
Ilir Dardani: Mjaft mish-per-top-izmit!
Dibran Demaku: Dita më e rëndë e jetës
P?rparim Demi: Serbia nuk heq dore kollaj nga Kosova
LDD – Dega në Suedi është thellësisht e shqetësuar!
Naser Aliu: Historia e Damunit
Sami Repishti & Lek Pervizi: Letër përshëndetje për grevistët e urisë - Tiranë?
Shqiptar Oseku: Shteti i sigurimsave Madein Serbia
Kalosh Çeliku: Trusakat?t edhe flamurit kuqezi ia nd?rruan ngjyrat
Ksenofon M. Dilo: Pushtetari i djeshëm: ''C'bën ti more!''...Po i sotmi?!
Ferit Ramadani: Kongresi i Manastirit - Konvencionaizmi i unitetit
Baki Ymeri: Kosova dhe antiamerikanizmi i zonjushes Elena Basescu
Faik Krasniqi: Kush dhe pse e vrane Bardhyl Ajetin