E diele, 04.05.2025, 01:42 AM (GMT+1)

Mendime

Thanas L. Gjika: Mjaft me komunistë, të hapur apo të fshehur

E premte, 04.12.2009, 08:59 PM


MJAFT ME KOMUNISTE, TE HAPUR APO TE FSHEHUR!

Nga Prof. Ass. THANAS L. GJIKA

Në Tiranë ka disa ditë që janë ngujuar në grevë urie gjashtë të përndjekur, katër prej të cilëve janë shtruar në spital. Me përjashtim të disa personave, si prof. Sami Repishti, Lek Pervizi, dy intelektualë ish të përndjekur, dhe pak të tjerëve, nuk po shohim të solidarizohen me këtë akt trimërie intelktualët dhe krijuesit, pa le masat e gjera. Shqiptarët edhe mbas 20 vjetësh nga shkërmoqja e diktaturës nuk e kanë vrarë frikën, nuk janë cliruar nga verfëria mendore e materiale, kanë drojtje mos zemërojnë qeveritarët. U pëlqen të rrijnë të arratisur nga aktualiteti. Jetojnë si meskinë me lepur në bark, sepse qeveritë e derisotme, të mbushura me ish komunistë e ish sigurimsa kanë punuar për të majmur veten dhe besnikët e ish kupolës komuniste.
Gjermania mbas kapitullimit, edhe pse e pati rininë të vrarë në luftë, një të tretën e territorit të pushtuar nga ushtria sovjetike, e detyruar të paguante dëmet e luftës; ariti që mbas 15 vjetësh të delte në radhën e parë të vendeve evropiane. Ky sukses u arrit sepse, populli gjerman, sipas porosisë së Adenauerit, i zgjodhi qeveritarët e vet jo sipas shkollimit por sipas ndershmërisë. Ne shqiptarët këto vite po i zgjedhim qeveritarët tanë jo sipas ndershmërisë së karakterit, por sipas shkollimit. Kështu, disa njerëz të djallëzuar me tituj e grada professor e doktor, si Berisha, Gjinushi, Milo, etj shërbëtorë të ish kupolës komuniste, po na sundojnë pa mëshirë e pa moral.
Pas dështimit të sistemit socialist, pra mbas shkërmoqjes së diktaturës, Shqipërinë duhej ta qeverisnin të përndjekurit, ata që kishin mbajtur mbi shpatulla peshën më të rëndë të diktaturës nëpër burgje dhe internime dhe jo ish komunistë e ish sigurimsa. Si pasojë u zbatua loja djallëzore e Ramiz Alisë, në mënyrë që Shqipërinë ta gëzonin ish komunistët e besnikët e tyre. Duke nxitur korrupsionin, vjedhjen e pasurive kombëtare, mos kthimin e pronës tek i zoti, etj, u arrit që të kemi një Shqipëri jo demokratike, me një klasë milionerësh e masat popullore të varfra. Opinioni sundues në Shqipëri, i përpunuar prej komunistëve, është se të përndjekurit nuk kanë vlera, se ata kanë mbetur pa shkollimin e duhur për t’u marë me politikë, etj.
 Zotërinj komunistë ju nuk keni vënë mend akoma. Mbasi e sunduat Shqipërinë me mashtrime dhe gjak për 46 vjet e shputë në buzë të greminës dhe jo si na thoshit, nga fitorja në fitore. Sundimi juaj diktatorial coi në kolapsin ekonomik dhe në dëbimin e gati gjysmës së popullit nëpër botë për bukën e gojës. Edhe tani mbas gati 20 vjet sundimi gjoja demokratik, ju përsëri nuk ia keni siguruar popullit lirinë e vërtetë të fjalës dhe as lirinë nga skamja, sepse parimi juaj themelor është të merrni e të mbani pushtetin me cdo kusht, pa pyetur për jetën e popullit.
Mbas dështimit të sistemit tuaj diktatorial ju duhej të ishit tërhequr me turp nga loja për pushtet dhe për disa legjislatura të kishit punuar për rinovimin tuaj në opozitë. Por ju, që i kishit përjetuar kënaqësitë dhe privilegjet e pushtetit, veshët kostume me ngjyra blu e rozë dhe djallëzisht e mbajtët pushtetin dhe për gati 20 vjet. Rezultati është po ai: vuajtje, fukarallëk e frikë; përcmim për të përndjekurit e djeshëm, kundërshtarët tuaj, të cilët ju doni të zhduken sa më parë…
Me turp u ndatë nga e djeshmja diktatoriale, me turp po ndaheni dhe nga e sotmja e quajtur periudhë tranzicioni, të cilën përpiqeni ta zgjasni pa fund. Por si përfundoi diktatura do të përfundojë edhe tranzicioni. Mësimi që nxjerr populli është po ai: MJAFT ME KOMUNISTE, TE HAPUR APO TE FSHEHUR!

Po vijmë me ju
O të përcmuar,
Të përndjekur,
Të shpronësuar!
Po vijmë me ju
Në grevën e urisë,
T’ia mëkëmbim nderin
Shqipërisë!


(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx