Mendime
Dibran Demaku: Dikush thumbit - dikush patkoit
E premte, 04.12.2009, 08:55 PM

Nga Dibran Demaku
Këtë shkrim po e filloj me një ngjarje të vërtetë:Rrustem Demaku,shtëpi e madhe e demakëve të Abrisë (komuna e Drenasit),shkon në mal për dru.Pasi i prenë dhe i ngarkon drutë në qerre,niset për në shtëpi.Në rrugë e sipër i sheh dy roje pylli(atëherë i quanin shumar) që po nxitonin që ta kapnin.(Ishte koha kur Serbia pushtuese kishte vënë ligje që të ndalonin të prisje dru edhe në pyllin tënd privat.Ishte ajo kohë kur Rankoviqi bënte zullum mbi shqiptarët,me qëllim që ata,pra shqiptarët të linin trojet e veta shekullore dhe të iknin për në Anadoll të Turqisë).Kur Rrustemi i sheh rojet e pyllit se si vraponin pas tij,e merr një thupër(hosten) më të trash dhe u bie qeve.Ata marrin vrapin si t`i zinte zekthi.Vrapo Rustemi e qetë me qerre plot dru,vrapo rojet e pyllit.Kur tashmë kishte arritur në hyrje të fshatit(ku ishte shtëpia e parë e fshatit që i takonte Jetish Demakut),Rrustemi edhepse Jetishin nuk e kishte baba,për të shpëtuar nga rojet e pyllit fillon të thërras:-O baba,o baba sille atë lejen që kemi marrë për prerjet e druve,se pas meje po vrapojnë dy roje pylli! Jetishi për ta shpëtuar Rrustemin nga dënimi që do të mirrte nga rojet e pyllit, edhe pse nuk ishte babai i Rrustemit i përgjigjet:-Ja sa ta marr,se e kam brenda në shtëpi!.Dhe hyn brenda dhe e sjell atë copë letër ku shkruante se ai kishte të drejtë të priste dru në pyll.Rojet e pyllit,sikur dyshojnë që Rrustemi ishte i biri,pasi që ai ishte ndalur para oborrit e nuk hynte brenda.Atëherë Jetishi i drejtohet:-Fute qerren në oborr dhe zgjidhi nga zgjedha qetë se a nuk po e sheh se janë të lodhur.Pastaj eja edhe ti në odë që të pijmë së bashku nga një kafe me këta mysafirët që ja kanë mësyrë shtëpisë sonë.(E kishte fjalën për rojet e pyllit që të dy ishin serbë).Ata për ta vërtetuar se Rrustemi ishte i biri i Jetishit pranojnë e hyjnë në odë.Nuk kalojnë shumë çaste dhe Rustemi do të shkojë në odë me tabakanë e kafeve që i kishte bërë njëra nga gratë e shtëpisë së Jetishit.Kur rojet e pyllit e shohin se ai po hyn në odë me tabaka të kafeve në binden se ai ishte i biri i tij dhe pasi i pijnë kafetë ikin në punë të vetë.Pas ikjes së tyre,Rrustemi i drejtohet Jetishit:-Pasi ma bëre këtë të mirë,po t`i lë drutë.Ndërkaq Jetishi ia kthen:-Jo bre kojshi ti je shtëpi e madhe e të duhen drutë!Unë jam shtëpi e vogël dhe si i thonë një fjale“mund të furnizohem duke bajtur dru edhe me krah“.Unë të ndihmova sepse e kemi borgj që t`i ndohmojmë kojshisë! Nëse nuk e ndihmojmë ne njëri tjetrin,kush do të na ndihmoj ne?!-dhe e përcjell Rrustemin me qerre të ngarkuar plotë me dru për në shtëpi të vet…
Dikush mund të pyes se çfarë m`u desh që e spjegova këtë ngjarje dhe çfarë desha të them me të?!
Tash kur të huajin,zullumqarin e kemi larguar nga trojet,brenda e kemi mikun që ka ardhur të na ndihmojë që të ngritemi në këmbë.Dhe të zëmë kohën e humbur në shekuj për shkaqe që tashmë dihen botërisht.
Por,pas largimit të të huajit,zullumqarit,sikur kemi filluar t´i harrojmë traditat tona!Jemi bërë pikë e pesë dhe nuk e njeh as qeni të zonë!Jemi armiqësuar me njëri-tjetrin,dhe këto armiqësi dhe ngatërresa sikur nuk mund t`i zgjidhim vetë,por shkojmë e ankohemi tek miqtë që na kanë ardhur brenda?!Dhe miqtë edhepse miq sikur po habiten me të bëmat tona!
Në vend se zënkat dhe ngatërresat t`i zgjidhim brënda vetës sonë,ne vrapojmë se cili më parë të shkojë e të ankohet tek miqtë?!
Lind pyetja si i lam dhe i harruam traditat tona të herëshme?!Dikur të gjitha zënkat dhe ngatrresat ne i zgjidhnim vetë dhe brenda vëllazërisë,pa ua bër ato të ditura miqësisë.Dhe kur miqtë vinin në shtëpitë tona,mahniteshin me traditat tona!Bile edhe na përgëzonin për ato tradita…
Them kështu pasiqë tradita ka qenë që zënkat dhe ngatërresat t`i zgjidhnim brenda vëllazërisë.Të menqurit e kombit tonë na mësonin që zënkat dhe ngatrresta t`i zgjidhnim brenda vetës,pa i përzier miqtë në to.Sepse miqtë edhe pse miq,për interesa të ndryshme do të anonin nga njëra palë dhe zënkat dhe ngatërresat nuk do të zgjidheshin drejt.Sepse çdo mik do të përkrah atë qe e ka „ më mik“,thënë kushtimisht.
Kur ishte gjallë plaku i menqur i Kosovës-Anton Çetta na mësonte se zënkat dhe ngatërresat e ndryshme duhej t`i zgjidhnim ne vet,pa u përzier një i tretë.Sepse siç thonte plaku i menqur:-„Kur të përzihet i treti,ai për ndonjë interes të vetin do ta linte ndonjë sherr prapa.Që ai sherr të zgjaste për vite e vite,dhe ai,i treti të fitonte nga ai sherr?!“.
Prandaj para se të bëhet vonë,do të ishte mirë që t`i lamë anash zënkat dhe ngatërresat,armiqësitë dhe inatet,që kanë lindur në mes nesh për arsye të ndryshme,dhe të ia shtrijmë dorën njëri tjetrit.Dhe të bisedojmë si vëllai me vëllanë.Ta ndihmojmë njëri-tjetrin si vëllai-vëllanë. Dhe po arritëm një marrëveshje të tillë dhe para miqëve që i kemi brenda të paraqitemi si një grusht i vetëm, atëherë edhe miqtë do të na nderojnë e respektojnë më shumë.Në të kundërtën po vazhduam kështu me akuza ndaj njeri tjetrit,e keqja do t`i shtrijë këmbët gjërë e gjatë dhe ne do të hasmohemi edhe më tepër.Dhe kur hasmëritë tona të arrijnë kulmin,deshëm apo nuk deshëm ne,në mes do të hyjë i treti.Dhe i treti nuk do të punojë kurrë për interesa tonat,por vetëm për të vetat! Nëse nuk pajtohemi në mes vete dhe zënkave dhe ngatërresave t`u vëmë kapak,por të vazhdojmë edhe më tutje „dikush thumbit-dikush patkoit“ edhe miqtë që i kemi brenda do të fillojnë të tallen me ne.E punët tona do të shkojnë keq e më keq.E nëse na ndodhë kësht,atëherë vaj halli për ne!...
Komentoni
Artikuj te tjere
Justina Pali: Trekëndëshi i krimit
Zef Ndrecaj: Muzika sot, është turpi dhe varri me i madh qe i behet këtij kombi
Faik Krasniqi: Ata qe diten flasin, dhe naten vrasin
Selim Hasanaj: Populli zvicëran e tregoi dinjitetin e vetë, ku jeni ju të tjerët?
Xhevat Rexhaj: Rasti Bllaca nuk e dëmton Kosovën në GJND por mafia e Edi Ramës me kompani
Agim Vuniqi: Politikanët e spikatur prodhojnë lajmin
Adnan Abrashi: ''Hyde Park''-u kosovar
Eduard M. Dilo: Solidarizohem plotesisht me greven qe bene ish te burgosurit e vertete politike
Martin Lleshi: Multietniciteti bumerang i përhumbjeve të mëdha
Nafi Baxhaku: Primitivizmi i Gjergj-Bajramit, dhe disa shqiptarëve tjerë myslimanofobistë
Ilir Dardani: Mjaft mish-per-top-izmit!
Dibran Demaku: Dita më e rëndë e jetës
P?rparim Demi: Serbia nuk heq dore kollaj nga Kosova
LDD – Dega në Suedi është thellësisht e shqetësuar!
Naser Aliu: Historia e Damunit
Sami Repishti & Lek Pervizi: Letër përshëndetje për grevistët e urisë - Tiranë?
Shqiptar Oseku: Shteti i sigurimsave Madein Serbia
Kalosh Çeliku: Trusakat?t edhe flamurit kuqezi ia nd?rruan ngjyrat
Ksenofon M. Dilo: Pushtetari i djeshëm: ''C'bën ti more!''...Po i sotmi?!
Ferit Ramadani: Kongresi i Manastirit - Konvencionaizmi i unitetit