E diele, 04.05.2025, 01:45 AM (GMT+1)

Mendime

Justina Pali: Trekëndëshi i krimit

E premte, 04.12.2009, 08:46 PM


PO FILLON NJË GJYKIM I MONTUAR

TREKËNDËSHI I KRIMIT

Nga Justina Pali

Teatri politikë banal dhe tragjikomik në Tiranë, prishja e koalicionit PDK-LDK në Prishtinë, dalja e Nazim Bllaces në skenë me akuza absurde dhe fillimi i një gjykim ndaj disa personave që akuzohen si pjesëtarë të AKSH në Prishtinë, janë sinkronizuar me fillimin e Procesit në Hagë, me qëllim që me çdo kusht të nxiten trazira në hapësirat shqiptare, që më pastaj të arsyetohen vendimet negative dhe masat represive që do të i zbaton Brukseli ndaj shqiptarëve dhe që faji për atë të mbetet përsëri te shqiptarët.

Dalja e Nazim Bllaces në skenë, nga njëra anë është përpjekje për të prezantuar si “viktima” kolaboracionistët e diktuarës komuniste titiste – millosheviqiste, që i kanë pas duart e veta të zhytura me gjakun e popullit të vet, dhe nga ana tjetër për të fshehur vrasësit e paguar nga Serbia, që i vranë shqiptarët pas 1999, që ishin pjesëtar të UÇK apo të LDK. U munduan e po mundohet, që këto vrasje të organizuara nga Beogradi, ti prezantojnë si “qërim hesapesh mes shqiptarëve” dhe se gjoja se UÇK nuk ka zhvilluar luftë çlirimtare por se ka vra shqiptar dhe se është marr me krime ordinare!

Qëllimi i këtyre skandaleve në Tiranë e Prishtinë dhe i proceseve politike e gjyqësore ishte dhe është, që gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të e prezanton si “inekzistent”, të e “kriminalizoi” Ushtrinë Çlirimtare dhe të prezanton pavarësinë Kosovës si të pa arsyeshme edhe politikisht edhe juridikisht. Me fillimin e Procesit në Hagë po fillon edhe një gjykim ndaj AKSH në Prishtinë. Si thamë, ky gjykim ndaj AKSH përngjan gjykimeve kundër çlirimtarëve në kohën e Titos e Millosheviqit dhe gjykimeve të kohës së okupacionit nazist. Edhe pse personat që po akuzohen si pjesëtar të AKSH mund të mos kenë fare lidhje me AKSH ! Të Dihet! Me këtë assesi nuk merren nën mbrojtje krimet e askujt, qoftë ai edhe ish pjesëtar i UÇK, nëse dikush ka gisht në çfarëdo lloj krimesh, por ato nuk mund ti vishen as UÇK dhe as AKSH si subjekte.

Ditëve të fundit, nga kjo fushatë e komenteve të sinkronizuar të orkestrës se bretkosave të frontit kundër UÇK-ës e AKSH po shihet qartë tendenca që me çdo kusht të shpallet fajtor edhe ky grup i akuzuar si AKSH, para se Gjyqi kompetent të e vërteton fajësinë apo pafajësinë e ti! Deri me tani Alban Asllanit nuk ju ka dhanë mundësia të e thotë fjalën e vet publikisht mbi arrestimin e ti. Akuza bazohet në të vetmin fakt i cili bazohet në përgjimin e telefonave, që nuk është kur far dëshmie juridike, sepse telefonatat mund të manipulohen në shumë mënyra teknike dhe praktike. Akuza përbehet prej një “krimi” i cili as nuk është kryer as nuk ka viktima! Prandaj, kjo tani do të shpjegohet si “tentative” dhe njerëzit do të mbahen në burgjet e EULEX-i me vite të tëra, për ti nxjerr nga fronti i rezistencës ndaj sundimit të huaj dhe për bashkimin e kombit!

Është ligësi kjo që ka ndodh e po ndodh, dhe ata që qëndrojnë pas kësaj i takojnë shkollës së regjimit titist-millosheviqist që edhe heronjtë e shqiptarëve mundohet ti njollosen me krimet e veta. Për informim më të plotë lexojeni vet analizën e më poshtme të një eksperti për siguri!

(http://unitedalbania.org/index.php?option=com_content&task=view&id=1664&Itemid=28)

Edhe vet e lexova këtë shkrim të sipër theksuar i cili zbërthen këtë arrestim me argumente si komplot për të vrarë Alban Asllanin me dorën e policisë, nga ana e një milici serb, tani në SHPK, të quajtur FADIL SYLEVIQ dhe të dashnores së ti të quajtur Mirvete Pevqel, që se bashku me atë që me korrupsion e ka marr licencën false për hapjen e universitetit AAB e kanë organizua likuidimin e Alban Asllanit, ndoshta edhe me porosinë e ati individi në qeveri që është korruptuar dhe e ka dhënë atë licencën fals. Hulumtova edhe vetë dhe erdha deri te informacione shumë interesante për këtë rast!

Pasi që dështoi atentati ndaj Alban Asllanit ai u arrestua brutalisht dhe u krijua një trup gjykues i zgjedhur nga njerëzit e ish regjimit jugosllav, të cilit i prinë një person nga familja e Rrahman Morinës. Nuk ka dyshim se pas këtij komploti qëndron edhe boshti prosllavogrek profashist Bruksel-Beograd i cili e ka caktua këtë date të fillimit të procesit gjyqësor mu kur fillon seanca e Gjykatës në Hagë për të e devalvuar vlerat e UÇK dhe të Kosovës para Gjykatës së Hagës. Këtu nuk është fjala për vendet mike në BE por për vendet pro serbo-greke në BE!

Ky trekëndësh kriminel e ka fut Albanin në këtë mes, dhe nëse Alban Asllani shpëton nga likuidimi ai do të e vërteton këtë. Si u zbulua, SHPK-ja nuk kishte shkuar me e burgos Alaban Asllanin por ishin shkuar për të vrarë duke shpresuar se ai është i armatosur dhe do të mbrohet me armë. Këso komplotesh mundet të organizon vetëm Fadil Syleviq me instruksione nga Beogradi.

Fadil Syleviq dyshohet se e ka likuidua dr. Hafir Shalën i cili është në listë e të zhdukurve nga 1998, se ka marr pjesë edhe në organizimin e vrasjeve të Dëshmorëve Zahir Pajazitit dhe Hyzri Talles me shokë, para lufte, dhe në vrasjet politike enigmatike të pas luftës në Kosovë duke e përfshi edhe vrasjet në krahun e UÇK edhe në krahun e LDK. Fadil Syleviq me axhën e ti e kanë organizua vrasjen e Agim Makollit të cilin e kanë futë në veturën e Fadil Syleviq të lidhur dhe pasi e kanë vra e kanë zgjidhur dhe e kanë prezantua si “viktime” duke e kurdisur sikur kjo ka qenë “atentat” ndaj Fadil Syleviqit dhe se Agim Makolli është vra rastësisht. Për këtë “atentat” ndaj ti Fadil Syelviq e ka akuzua Alban Asllanin në kohën kur ka ndodh kjo. Dokumentet gjyqësore flasin se Agim Makolli ka qen i burgosur dhe i dënuar nga gjykata e Serbisë pse në 1996 ka tentua ta vras Fadil Syelviq me urdhrin e Zahir Pajazitit. Prandaj, Fadil Syleviq nga frika dhe për hakmarrje e ka organizua vrasjen e Agim Makollit! Të urdhërojnë organet e Drejtësisë dhe të e shfletojnë lëndën e dënimit te Agim Makollit.

Fadil Syleviq, me milic serb në SHPK, së bashku me pjesëtarët e EULX-it, janë të dyshimtë edhe për vjedhjen e dëshmive në zyrat e SHPK, me qëllim për të e komprimituar SHPK dhe për ti marr kompetencat e tyre policia e UELEX-it! Tani Fadil Syleviq merr pjese në tera hetime kundër ish ushtarëve të UÇK duke përdor dhunë brutale dhe korrupsion për të krijuar dëshmi të rrejshme për gjykimet e tyre të montuara. Fadil Sylevq dhe krimineli ordinar Enver Sekiraq janë në bashkëpunëtor nën mbrojtjen e EULEX-it, sepse ata përdorën si vegla për nevojat e tyre kundër njerëzve të rezistencës ndaj sundimit të EULEX-it!! Në fund edhe një herë përsëris: Dalja e Nazim Bllaces në skenë, nga njëra anë është përpjekje për të prezantuar si “viktima” kolaboracionistët e diktuarës komuniste titiste – millosheviqiste, që i kanë pas duart e veta të zhytura me gjakun e popullit të vet, dhe nga ana tjetër për të fshehur vrasësit e paguar nga Serbia, që i vranë shqiptarët pas 1999, që ishin pjesëtar të UÇK apo të LDK dhe për të e prezantuar këtë si “qërim hesapesh mes shqiptarëve”! Ky gjykim ndaj AKSH i përngjan gjykimeve fashiste të luftës së dytë botërore ndaj çlirimtarëve që ju kanë kundërvu okupacionit nazist! Nëse Drejtësia nuk i del përpara kësaj anarkie dhe kësaj tiranie, herët a vonë, qytetarët do të detyrohen të marrin drejtësinë në duar të veta për tu mbrojtur nga ky lloj terrori institucional perfid!


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx