Mendime
Ramiz Dërmaku: Nga sytë më rodhën dy pika loti...
E diele, 06.12.2009, 08:06 PM

NGA SYT ME RRODHEN DY PIKA LOTI
TE CILAT SIMBOLIZONIN NJE MALL NJE NASTALOGJI...
Nga Ramiz Dërmaku
Haja darkën e parë në mërgim i ulur në një kanape të thjeshtë. As mua e as shokut tim të dhomës Fehmiut, nuk na bënte zemra të flisnim: të dy ishim të helmuar dhe ndienim në shpirt mungesën e familjes dhe shumë shpesh ne i kryqzonim shiqimet. Muret e dhomës ku banonim ne nuk ishin lyer kurrë.., me gëlqere. Tavani ishte i mbushur me blozë dhe kundërmonte një aromë të keqe. Dy dritaret e dhomës sonë ishin te mbushura me gjëra ushqimore. Ulemi të hamë bukë më thotë Fehmiu. Nuk më hahet, Fehmi ! Kjo ishte biseda e parë. Në heshtje i mblodhëm ca fletë të gazetave për ta vendosur ushqimin. I hangrëm ca kafshata buke, pastruam duart e këmbët dhe u shtrim në shtrat. Unë s'kisha gjumë në sy, isha i lodhur dhe i rraskapitur nga rruga e gjatë që kisha kaluar deri sa arrita në Gjermani. Fehmiu më ngushllonte. Ramiz ka Perendi edhe për ne shqiptarët ! Orët e natës kalonin. Trupin e kisha mbuluar me një batanije të vjetër dhe të leckosur. Sytë më ishin çakardisur e përhidheshin rreth e përqark dhomës. Pas fikjes së poqit elektrik nga muret e dhomës lirohej një aromë bloze, e cila ngacmonte sistemin e organeve të frymëmarrjes. Përmes asaj errsire misterioze unë orvatesha për t'i përmbledhur kujtimet, mendimet, zvogluar dhembjet e shuar mallin ndaj familjes vendlindjes e Atdheut. Afrohej viti i Ri, dhe unë me Fehmiun bisedonim.., se ku.., dhe si ta presim vitin e Ri. Shumë shpeshë netët i kaloja i krrusur mbi një tavolin të improvizuar nga një paket kartoni duke menduar e kujtuar kohën e shkuar dhe të mjerë në Kosovë. Të nesërmen postieri më solli një letër ne të cilën shkruante: " ne të gjithë jemi shëndosh e mirë..., etj. Urime vitin e Ri, shëndet në jetë dhe fatë në punë...,kështu më shkruante motra ime Bahtija.
Tërë natën letrën e mbajta në dorë, dhe shumë shpeshë e lexoja nën dritat e makinave të ndalura para semaforit. Në disa raste s'mund të përmbahesha nga lotët, dhembja e malli që kisha ndaj familjes e atdheut. Zhurma e kombanave të kishave më zgjonte nga gjumi, ishte ora 4 e mëngjesit të gjithë njerëzit flenin të qetë, rrezet e hënës depërtonin në dritaret e vogla të dhomës sime.Kurrë në jetën time nuk jam mërzitur si mbrëmë. Ishte natë e madhe. Të gjithë njerëzit ia kishin mësyer hoteleve, restoraneve, klubeve, kafiterive, të afërmëve ..., për ta kremtuar vitin e Ri. E unë me Fehmiun ishim shtrir në shtrat dhe orvateshim të flenim por gjumi s'na merrte. Akrepat e orës s'kishin të ndalur, ora ofrohej ngat dymbëdhjetë, ofrohej mezi i natës. Pas pak çastesh fiken dritat ne tërë qytetin, jashtë dëgjoheshin të shtëna armësh, kudo kundërmonte aromë tymi e baroti.., dëgjoheshin zëra të ndryshëm - Gëzuar Viti i Ri ! Qoftë i lumtur viti i Ri ! Unë i pikëlluar hedh vështrimin nga Fehmiu atë e kishte zënë gjumi. Akrepat e orës ecnin e me te edhe të rrahurat e zemrës sime shpeshtoheshin. Unë kujt t'ja uroj vitin e Ri ? ! !... Fehmiu flinte siq flente çdo herë sepse ishte lodhur nga puna e rëndë që bënte. Nga syt më rrodhën dy pika loti, të cilat simbolizonin një mall e një nastalogji për kohën e shkuar dhe një dhembje për të tanishmen. U shtrirë në shtrat, shiqimin e drejtova drejtë tavanit dhe mendoja për familjen, vendlindjen e Kosovën. Gjumi s'më merrte.Ngrihem në këmbë e hapi dritaren: një hënë pesëmbëdhjetçe kishte derdhur nurin e saj të magjishëm mbi natyrën malore e ajri akoma kundërmonte aromë baroti nga fishekzjarret që s'kishsin të ndalur. Qyteti i tërë roiste si një koshere bletësh; çdo kund dhe në çdo skaj dëgjoheshin zëra, gëzim, këngë, ngriteshin gotat, kremtohej, vallëzohej, pihej, bëhej po çka nuk bëhej. Unë i molisur nga pagjumësia, malli, dhembja e mërzia akoma si kisha mbyllur sytë. Filloi të zbardh agimi. Kremtimi s'kishte të ndalur ..., e unë mallkoja dhe e urreja me tërë qenjen regjimin kriminel serbë. Ah jetë e mallkuar, ah mërgim i zi...., e shumë e shumë fjalë tjera përsëriteshin në mendjen time. Më shkoi mendja, po sa e sa shqiptarë sonte janë të ndarë nga familjet e atdheu i tyre, sa e sa janë të burgosur në kazamatet serbe, sa e sa të tjerëve iu është ndaluar hyrja në atdhe, po sa e sa të tjerë kanë emigruar e s'janë kthyer kurrë në trojet e tyre ..., po sa e sa të tjerë i masakroi dhe i vrau shkau (gjatë historisë) e kurrë nuk ju gjetën eshtrat e tyre. Po ka shumë të tillë ...,me mija.., me miliona. Po një gjë është e sigurt se në trojet etnike shqipëtare kurrën e kurrës nuk mund të jetoj shkau i shkinës. Kjo u dëshmua edhe në luftën e fundit që zhvilloi UCK-ja në Kosovë. Kudo që shkuan e emigruan shqiptarët, Atdheun kurrë se harruan, dhe kurrë nuk do ta harrojnë.
Punuar me 20.shtator 1992
Marrë nga Ditari i jetës: Ramiz Dërmaku Weingarten-Gjermani
Komentoni
Artikuj te tjere
Mehmetali Rexhepi: Nëntorët Rilindja Pavarësia Bashkimi
Adnan Abrashi: Shpirti i një populli është gjuha që e flet
Ilir Sefaj: Rasti Bllaca dhe PDK
Idriz Zeqiraj: Kryehajduti thërret: ''Kapeni Hajdutin''
Valbona Baze: Ti je nje baba i keq!
Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan, rreth acarimit të situatës politike në Shqipëri
Reagim i FBKSH për Evropë
Thanas L. Gjika: Mjaft me komunistë, të hapur apo të fshehur
Ramiz Dërmaku: Deri kur, kështu e njerëz
Dibran Demaku: Dikush thumbit - dikush patkoit
Justina Pali: Trekëndëshi i krimit
Zef Ndrecaj: Muzika sot, është turpi dhe varri me i madh qe i behet këtij kombi
Faik Krasniqi: Ata qe diten flasin, dhe naten vrasin
Selim Hasanaj: Populli zvicëran e tregoi dinjitetin e vetë, ku jeni ju të tjerët?
Xhevat Rexhaj: Rasti Bllaca nuk e dëmton Kosovën në GJND por mafia e Edi Ramës me kompani
Agim Vuniqi: Politikanët e spikatur prodhojnë lajmin
Adnan Abrashi: ''Hyde Park''-u kosovar
Eduard M. Dilo: Solidarizohem plotesisht me greven qe bene ish te burgosurit e vertete politike
Martin Lleshi: Multietniciteti bumerang i përhumbjeve të mëdha
Nafi Baxhaku: Primitivizmi i Gjergj-Bajramit, dhe disa shqiptarëve tjerë myslimanofobistë