Mendime
Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve
E marte, 08.12.2009, 08:49 PM
Nga Faik Krasniqi
SHIK-u mund te jete krijuar per t'i likuiduar sherbetoret qe i kane sherbyer okupatorit,mirepo ne jemi deshmitar dhe i shohim cdo dite,qe pikerisht emra te larte te sherbetoreve te armikut shetisin neper rruget e Kosoves,pa asnje frike.Madje,nje pjese e madhe e tyre jane te shperblyer me poste neper institucionet vendore.
Kurse ata qe njemend luftuan ,u harruan,u neperkemben,u burgosen dhe u njollosen.
Askush nuk munde te besoje se Bllaca e cau terrin per zbardhjen e hijeve te zeza(pavaresisht se edhe ai i takon territ dhe hijeve te zeza).
Nje gje dihet se krimi i kryer mund te fshihet me vite te tera,por jo pergjithmone.
Kur ai vete pranon se eshte kriminel,eshte e pamundur qe te mos kete dicka te vertete.
Ndoshta skenaristet kryesore qe kane pergatitur listen per likuidime te personave fizik do te mbeten edhe pas deklarates se tij enigme,por jo edhe rastet e vrasjeve sepse ato jane kryer.
Nazim Bllaca mund te kete vrare edhe spiune qe e pranon edhe vete,si psh; Selim Broshen dhe Ibush Kllokoqin,qe publikisht jane ditur si njerez te Sherbimit Informativ te Serbise(UDB),dhe kjo gje eshte normale sepse ne cdo vend te botes spiunet e marrin ate qe e meritojne.Por,vrasja e tyre eshte bere per mos te zbuluar strukturen e spiunazhit dhe sistemimin e tyre ne popullsi dhe ne mes te luftetareve.Informatat te cilat do t'i kishin dhene keta spiune,do te zbulonin bashkepunetoret te cilet gjate luftes jane futur thelle ne struktura te shtabeve te luftes per ta informuar armikun per cdo aksion.Zbulimi i spiuneve te rekrutuar nga UDB-ja serbe,jane me te rrezikshem se sa spiunet si Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi(qe nuk me dhimbsen aspak qe jane vrare),prej te cileve do te ishte zbuluar ne opinion se kush ka qene bashkepunetor i UDB-se.
Vrasja e tyre eshte bere per t'i fshehur gjurmet e ndonjerit me poste te larta(qe padyshim nje pjese e madhe e atyre qe sot mbajne pozita te larta zyrtare dhe partiake,do te ishin ne mesin e atyre qe kane punuar per kete sherbim famekeq).
Eshte koha e pershtatshme qe te gjitha krimet e bera pasluftes ne Kosoves te zbulohen ,dhe me kete do te zbuloheshin edhe bashkepunetoret e UDB-se,qe per opinionin nuk kane qene te njohur.
Nese Institucionet tona (e kam fjalen per njerezit qe mbajne pozita dhe nuk jane te implikuar as ne vrasje dhe as bashkepunetor te UDB-se),do t'i kapin kriminelet dhe kupolen e krimeve te organizuara ,atehere e kemi nje te ardhme drejt Bashkimit Europian.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90
Alma Lama: Hapja e kutisë së Pandoras
Eduard M. Dilo: A humbi shqiptarizmi në sketerrën komuniste
Enver Bytyçi: Luti, Limaj dhe Kadri Veseli
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake (IX)
Blerim Çoçaj: Shansi i shpresës
Naser Aliu: Misionari i fundit i R. Alisë
Fritz Radovani: Presidentat ma të qelbun të Evropës
Faik Krasniqi: ''Bac u kry''
Ramiz Dërmaku: Nga sytë më rodhën dy pika loti...
Mehmetali Rexhepi: Nëntorët Rilindja Pavarësia Bashkimi
Adnan Abrashi: Shpirti i një populli është gjuha që e flet
Ilir Sefaj: Rasti Bllaca dhe PDK
Idriz Zeqiraj: Kryehajduti thërret: ''Kapeni Hajdutin''
Valbona Baze: Ti je nje baba i keq!
Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan, rreth acarimit të situatës politike në Shqipëri
Reagim i FBKSH për Evropë
Thanas L. Gjika: Mjaft me komunistë, të hapur apo të fshehur
Ramiz Dërmaku: Deri kur, kështu e njerëz
Dibran Demaku: Dikush thumbit - dikush patkoit