Mendime
Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
E enjte, 10.12.2009, 07:41 PM

Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Lëvizja Kombëtare Shqiptare angazhohet për mbrojtjen e qenies dhe statusit të kombit shqiptar tërësisht të bashkuar historikisht dhe aktualisht
Nga Hazir Shala, Prof., kryetar
Ditën e mërkurë, 20 qershor, 2007, gazeta “Zëri” paraqiti intervistën që i ka dhënë BBC-së, Shefi i Zyrës Ruse në Prishtinë, Andrei Dronov. Duket e domosdoshme që të bëjmë kundërpërgjigje për opinionin kombëtar shqiptar dhe ndërkombëtar. Pyetja e parë për z. Dronov ishte të përgjigjej se Rusia ka kundërshtuar planin e OKB-së, të z. Ahtisari, ku paraqitet pavarësia e Kosovës. Në anën tjetër, bëhet pyetja për të, përderisa SHBA dhe BE janë për këtë zgjidhje dhe përgjigjet e z. Dronov, të gjitha të gabueshme dhe injoruese ishin se “nuk po flasim për pranueshmërinë e pavarësisë së Kosovës, por po flasim për zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët në konflik”. Pse kjo hile mashtruese e diplomatit. Ideja e të gjithë intervistës së Dronovit duket dhe është në këtë formulim të parë, jo vetëm e padrejtë por edhe shumë e rrezikshme. Si ka mundësi që, një ambasador, një diplomat, të flasë aq apriori, aq arbitrarisht deri në absurd!
Nga po e ditka z. Dronov se zgjidhja mund të bëhet me kompromis. Një diplomat i shkallës së tij duhet ta dijë mirë se cka është kompromisi. Nuk po e ditka z. Dronov se shqiptarët e Kosovës në Balllkan, në Ilirinë perëndimore, janë në këto troje autoktonë përtej 100 000 (njëqindmijë) vjetësh. Dronovi përsëri në mënyrë apriori dhe në mënyrë mashtruese thotë se zgjidhja për Kosovën është e papranueshme për Serbinë sepse bëhen shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Lëvizja Kombëtare Shqiptare habitet shumë kur sheh dhe dëgjon se një “diplomat” ka kaq njohuri historike për çështjet e Ballkanit. A thua Dronovi i ka sigurisht edhe mësuesit e vet “diplomatë” kaq të dijshëm. A janë të dijshëm apo bëhen sikur nuk dinë. Për ne, për kuadrin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, porosia më e urtë do të ishte që ata të mos pyesin asnjë shqiptar, por nëpër enciklopeditë, nëpër fjalorët enciklopedikë dhe fjalorë të tjerë historikë dhe gjeografikë, t’i shfletojnë dhe të shohin se që nga cila kohë janë shqiptarët në këto troje. Po themi se edhe të rinjtë i dinë këto punë e jo më disa diplomatë. Po sqarojmë, por besojmë që e di edhe z. Dronov që, nëse marrim qoftë edhe një faktor siç është gjuha, pema që tregon origjinën e gjuhëve indoevropiane, del se gjuha shqipe është ndër rrënjët e para ose e para e gjuhëve të botës.
Atë pemë nuk e kemi mbjellë ne shqiptarët.
Ajo është e mbjellë mijëra dhe qindra mijëra vjet më parë, z. “diplomat”. Gjuha shqipe tregon se shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve.
Ndërsa ilirët, z. Dronov, janë popull shtetformues, jubile i cili do të shënohet dhe do të afirmohet. Sepse që nga viti 393 para erës së re, në kohën e perandorit Bardhyl, Iliria ishte një territor me rreth 500 mijë km. katrorë.
Kjo do të thotë se, 393 p.e.r dhe shto këtu 2007 vjetët e kohës së re, dalin 2400 vjet të krijimit të shtetit ilir – shqiptar në atë kohë, (393 + 2007 = 2400, vit jubilar i shtetit shqiptar). Po në bazë të historisë, Teuta ilire ka mbretëruar që nga Budva ilire e deri në Bistricën ilire, e më tej. Dhe, përsëri, natyrshëm lind pyetja, z. Dronov, në këto troje iliro – shqiptare, 2004 vjecare, kur filluan të jetojnë serbët dhe në sa përqind, që në këto kohë, brenda kombit shqiptar, që të gjithë, nuk janë as dy për qind?
Atëhere ku na qenka shpirti, foleja, shteti serb sepse sipas dokumenteve historike del se ai nuk ekziston përtej Principatës së vogël të Serbisë të vitit 1835. Vërtetojeni ju nëpër dijet dhe enciklopeditë e kohëve si ato të hershmet edhe këto të tanishmet, por jo të manipulimeve serbe, gënjeshtrave serbe, se kush është autokton këtu dhe sa përqind janë ata, tani, në historinë e kohës së re. Dhe po këtu i kujtojmë z. Dronov të lexojë antikët grekë dhe të tjerë albanologë që nga lashtësia e deri tek bashkëkohorët, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Z. Dronov, ju rusët na habitni shumë se jeni kapur pas një cështje sic është kompromisi duke dalë nën një absurd logjik dhe duke u shtirur se gjoja nuk i dini cështjet. Nuk po e dini se kompromisi është marrëveshje, pazar, tregëti, me lëshime reciproke për t’i ikur arbitrazhit rreth vendosjes për cështjen eventuale, si ajo e ekzistencës dhe pyetjes a jemi ne shqiptarët, shqiptarë dhe a jeni ju rusët, rusë.
Këtu nuk ka kompromis.
Kapur pas kësaj logjike, a po bëni edhe ju rusët tregëti me ne shqiptarët se i kujt është vendi ku banojnë shqiptarët në Rusi. A do të na lejoni që në bazë të të drejtave ndërkombëtare për pakicat, të vendoset eksterritorialiteti i shqiptarëve në Rusi dhe ata të qeverisen nga Tirana. A do të vazhdoni të vuani nga sëmundjet e pansllavizmit që fatkeqësisht për mësuese kanë sëmundjet e panortodoskizmit gjakatar. Pa mendoni se në këto kohë të modelit modern të zhvillimeve të drejtësive kombëtare dhe ndërkombëtare, të zhvillimeve demokratike që edhe ju keni dhënë një lloj kontributi kundër kolonializmit dhe komunizmit. Madje pse nuk i aktivizoni konventat kundër kolonialiste, në fakt serbëve kolonialistë, por po i nxisni ata. Por po mundoheni të mashtroni edhe serbët të vazhdojnë mendjemadhësinë, në fakt mëndjelehtësinë e tyre sic e praktikoi Milosheviçi gjenocidin. Mendojmë se jo vetëm ne shqiptarët por edhe të tjerët me prirje demokratike, sjelljet tuaja i shohin katastrofike për prishjen e paqes mes popujve, mes shteteve, mes SHBA dhe BE, mes të gjithë demokracisë në shkallë botërore. Mendoj se kjo gjeneratë ruse duhet t’i kishte harruar pretendimet e Pjetrit të Madh që cdo gjë që nuk është sllave duhet të hidhet në detin Adriatik, në detin Egje, ose vargëzimin e Jeseninit kur thotë se që nga Karpatet e deri në detin Adriatik, do të jetë Bashkim Sovjetik, e ndonjë mendjemadhësi tjetër. Mendojmë se diplomacia do të ishte më mirë të mos ishte në shërbim të megalomanisë, pirromanisë serbomadhe e cila do të mbetet vetëm në pashallëkun e Beogradit. Ky pashallëk, që në kohën e krijimit të principatës serbe, 1835, sipas shkrimtarit Svetozar Markovicit të cituar nga dr. Ivan Stambollici, të cilin Miloshevici e hodhi në gropë të gëlqeres, (lexoje në doktoraturën e tij), se as Principtata serbe nuk ka pasur përqindjen e duhur për tu bërë e tillë se ishte nën 50 % me serbë. Tani, diplomacia ruse që po mbahet e drejtë dhe diplomatike, pse po i përkrah, i përkëdhel dhe iu përshtatet, i përligj dhe i privilegjon gjakatarët e genocidit serb, që historikisht prenë fëmijë, gra e pleq në trojet e tyre shekullore, i futën nëpër varre masive nën akullnaja, në furra djegëse, si Hitleri. Në këto Holokauste të Ballkanit i gjen trupat të varrosur në tre – katër vende. Aktet ndërkombëtare, Dekalogu I Helsinkit, Karta e Kombeve të Bashkuara dhe të tjera akte, janë thyer nga serbët së paku që nga vitet 1876, 1878, 1912, 1945 e deri në 1999 kur paramilitarët, gjakatarët serbë, vranë, prenë, ndoqën dhe përzunë nga Sanxhaqet e Nishit, të Pazarit, në të gjithë Shqipërinë verilindore, qindra e mijëra shqiptarë autoktonë. Kështu vazhdonin serbët ardhacakë, agresionin e kondominiumit panortodoks. Dhe të pavërtetat historike donin t’i bënin të vërteta. Por jo, tani edhe për opinionet e demokracisë moderne botërore të përparimit e të paqes, të drejtësisë dhe demokracisë kombëtare dhe ndërkombëtare, duhet të jetojmë të lirë secili në vendin e vet. Ruajuni të mos gaboni si garnitura e Miloshevicit se serbët mund të ngelen vetëm me Pashallëkun e Beogradit dhe ju rusët pa Çeçeninë dhe shumëçka tjetër. Ky është një reagim i zakonshëm, i domosdoshëm, i detyrueshëm. Përndryshe të mos ndodhë më e keqja, të mos themi që të largohet si person “non grata” nga Prishtina, diplomati Andrei Dronov pa u prishur mardhëniet ruso – shqiptare.
Prishtinë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare
20 qershor, 2007 Hazir Shala, prof., kryetar
Komentoni
Artikuj te tjere
Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
Agim Gashi: Njerz, kujdes nga shtrigat!
Neki Lulaj: Dhembja rëndon për të vrarët e pafajshëm
Agim Vuniqi: Kosovës i duhet përkrahja e Xhaxhës Sam
Kastriot Myftaraj: Eliminimi i Skënderbeut- parakushti i teorisë së Natali Klejer
Gani Geci: I përgjigjem njëfarë Muharrem Xhemajlit!
Xun Çetta: Përballja me pasojat e ish-UDB-së dhe ish-SHIK-un në Kosovë
Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve
Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90
Alma Lama: Hapja e kutisë së Pandoras
Eduard M. Dilo: A humbi shqiptarizmi në sketerrën komuniste
Enver Bytyçi: Luti, Limaj dhe Kadri Veseli
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake (IX)
Blerim Çoçaj: Shansi i shpresës
Naser Aliu: Misionari i fundit i R. Alisë
Fritz Radovani: Presidentat ma të qelbun të Evropës
Faik Krasniqi: ''Bac u kry''
Ramiz Dërmaku: Nga sytë më rodhën dy pika loti...
Mehmetali Rexhepi: Nëntorët Rilindja Pavarësia Bashkimi
Adnan Abrashi: Shpirti i një populli është gjuha që e flet