Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
| E enjte, 10.12.2009, 07:41 PM |
ArkivoreReagim i Lëvizjes Kombëtare ShqiptareLëvizja
Kombëtare Shqiptare angazhohet për mbrojtjen e qenies dhe statusit të
kombit shqiptar tërësisht të bashkuar historikisht dhe aktualisht Nga Hazir Shala, Prof., kryetar Ditën
e mërkurë, 20 qershor, 2007, gazeta “Zëri” paraqiti intervistën që i ka
dhënë BBC-së, Shefi i Zyrës Ruse në Prishtinë, Andrei Dronov. Duket e
domosdoshme që të bëjmë kundërpërgjigje për opinionin kombëtar shqiptar
dhe ndërkombëtar. Pyetja e parë për z. Dronov ishte të përgjigjej se
Rusia ka kundërshtuar planin e OKB-së, të z. Ahtisari, ku paraqitet
pavarësia e Kosovës. Në anën tjetër, bëhet pyetja për të, përderisa
SHBA dhe BE janë për këtë zgjidhje dhe përgjigjet e z. Dronov, të
gjitha të gabueshme dhe injoruese ishin se “nuk po flasim për
pranueshmërinë e pavarësisë së Kosovës, por po flasim për zgjidhje e
cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët në konflik”. Pse kjo
hile mashtruese e diplomatit. Ideja e të gjithë intervistës së Dronovit
duket dhe është në këtë formulim të parë, jo vetëm e padrejtë por edhe
shumë e rrezikshme. Si ka mundësi që, një ambasador, një diplomat, të
flasë aq apriori, aq arbitrarisht deri në absurd!Nga
po e ditka z. Dronov se zgjidhja mund të bëhet me kompromis. Një
diplomat i shkallës së tij duhet ta dijë mirë se cka është kompromisi.
Nuk po e ditka z. Dronov se shqiptarët e Kosovës në Balllkan, në
Ilirinë perëndimore, janë në këto troje autoktonë përtej 100 000
(njëqindmijë) vjetësh. Dronovi përsëri në mënyrë apriori dhe në mënyrë
mashtruese thotë se zgjidhja për Kosovën është e papranueshme për
Serbinë sepse bëhen shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Lëvizja Kombëtare
Shqiptare habitet shumë kur sheh dhe dëgjon se një “diplomat” ka kaq
njohuri historike për çështjet e Ballkanit. A thua Dronovi i ka
sigurisht edhe mësuesit e vet “diplomatë” kaq të dijshëm. A janë të
dijshëm apo bëhen sikur nuk dinë. Për ne, për kuadrin e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, porosia më e urtë do të ishte që ata të mos pyesin
asnjë shqiptar, por nëpër enciklopeditë, nëpër fjalorët enciklopedikë
dhe fjalorë të tjerë historikë dhe gjeografikë, t’i shfletojnë dhe të
shohin se që nga cila kohë janë shqiptarët në këto troje. Po themi se
edhe të rinjtë i dinë këto punë e jo më disa diplomatë. Po sqarojmë,
por besojmë që e di edhe z. Dronov që, nëse marrim qoftë edhe një
faktor siç është gjuha, pema që tregon origjinën e gjuhëve
indoevropiane, del se gjuha shqipe është ndër rrënjët e para ose e para
e gjuhëve të botës.Atë pemë nuk e kemi mbjellë ne shqiptarët.Ajo
është e mbjellë mijëra dhe qindra mijëra vjet më parë, z. “diplomat”.
Gjuha shqipe tregon se shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të
ilirëve.Ndërsa
ilirët, z. Dronov, janë popull shtetformues, jubile i cili do të
shënohet dhe do të afirmohet. Sepse që nga viti 393 para erës së re, në
kohën e perandorit Bardhyl, Iliria ishte një territor me rreth 500 mijë
km. katrorë.Kjo
do të thotë se, 393 p.e.r dhe shto këtu 2007 vjetët e kohës së re,
dalin 2400 vjet të krijimit të shtetit ilir – shqiptar në atë kohë,
(393 + 2007 = 2400, vit jubilar i shtetit shqiptar). Po në bazë të
historisë, Teuta ilire ka mbretëruar që nga Budva ilire e deri në
Bistricën ilire, e më tej. Dhe, përsëri, natyrshëm lind pyetja, z.
Dronov, në këto troje iliro – shqiptare, 2004 vjecare, kur filluan të
jetojnë serbët dhe në sa përqind, që në këto kohë, brenda kombit
shqiptar, që të gjithë, nuk janë as dy për qind?Atëhere
ku na qenka shpirti, foleja, shteti serb sepse sipas dokumenteve
historike del se ai nuk ekziston përtej Principatës së vogël të Serbisë
të vitit 1835. Vërtetojeni ju nëpër dijet dhe enciklopeditë e kohëve si
ato të hershmet edhe këto të tanishmet, por jo të manipulimeve serbe,
gënjeshtrave serbe, se kush është autokton këtu dhe sa përqind janë
ata, tani, në historinë e kohës së re. Dhe po këtu i kujtojmë z. Dronov
të lexojë antikët grekë dhe të tjerë albanologë që nga lashtësia e deri
tek bashkëkohorët, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Z. Dronov, ju rusët na
habitni shumë se jeni kapur pas një cështje sic është kompromisi duke
dalë nën një absurd logjik dhe duke u shtirur se gjoja nuk i dini
cështjet. Nuk po e dini se kompromisi është marrëveshje, pazar,
tregëti, me lëshime reciproke për t’i ikur arbitrazhit rreth vendosjes
për cështjen eventuale, si ajo e ekzistencës dhe pyetjes a jemi ne
shqiptarët, shqiptarë dhe a jeni ju rusët, rusë.Këtu nuk ka kompromis.Kapur
pas kësaj logjike, a po bëni edhe ju rusët tregëti me ne shqiptarët se
i kujt është vendi ku banojnë shqiptarët në Rusi. A do të na lejoni që
në bazë të të drejtave ndërkombëtare për pakicat, të vendoset
eksterritorialiteti i shqiptarëve në Rusi dhe ata të qeverisen nga
Tirana. A do të vazhdoni të vuani nga sëmundjet e pansllavizmit që
fatkeqësisht për mësuese kanë sëmundjet e panortodoskizmit gjakatar. Pa
mendoni se në këto kohë të modelit modern të zhvillimeve të drejtësive
kombëtare dhe ndërkombëtare, të zhvillimeve demokratike që edhe ju keni
dhënë një lloj kontributi kundër kolonializmit dhe komunizmit. Madje
pse nuk i aktivizoni konventat kundër kolonialiste, në fakt serbëve
kolonialistë, por po i nxisni ata. Por po mundoheni të mashtroni edhe
serbët të vazhdojnë mendjemadhësinë, në fakt mëndjelehtësinë e tyre sic
e praktikoi Milosheviçi gjenocidin. Mendojmë se jo vetëm ne shqiptarët
por edhe të tjerët me prirje demokratike, sjelljet tuaja i shohin
katastrofike për prishjen e paqes mes popujve, mes shteteve, mes SHBA
dhe BE, mes të gjithë demokracisë në shkallë botërore. Mendoj se kjo
gjeneratë ruse duhet t’i kishte harruar pretendimet e Pjetrit të Madh
që cdo gjë që nuk është sllave duhet të hidhet në detin Adriatik, në
detin Egje, ose vargëzimin e Jeseninit kur thotë se që nga Karpatet e
deri në detin Adriatik, do të jetë Bashkim Sovjetik, e ndonjë
mendjemadhësi tjetër. Mendojmë se diplomacia do të ishte më mirë të mos
ishte në shërbim të megalomanisë, pirromanisë serbomadhe e cila do të
mbetet vetëm në pashallëkun e Beogradit. Ky pashallëk, që në kohën e
krijimit të principatës serbe, 1835, sipas shkrimtarit Svetozar
Markovicit të cituar nga dr. Ivan Stambollici, të cilin Miloshevici e
hodhi në gropë të gëlqeres, (lexoje në doktoraturën e tij), se as
Principtata serbe nuk ka pasur përqindjen e duhur për tu bërë e tillë
se ishte nën 50 % me serbë. Tani, diplomacia ruse që po mbahet e drejtë
dhe diplomatike, pse po i përkrah, i përkëdhel dhe iu përshtatet, i
përligj dhe i privilegjon gjakatarët e genocidit serb, që historikisht
prenë fëmijë, gra e pleq në trojet e tyre shekullore, i futën nëpër
varre masive nën akullnaja, në furra djegëse, si Hitleri. Në këto
Holokauste të Ballkanit i gjen trupat të varrosur në tre – katër vende.
Aktet ndërkombëtare, Dekalogu I Helsinkit, Karta e Kombeve të Bashkuara
dhe të tjera akte, janë thyer nga serbët së paku që nga vitet 1876,
1878, 1912, 1945 e deri në 1999 kur paramilitarët, gjakatarët serbë,
vranë, prenë, ndoqën dhe përzunë nga Sanxhaqet e Nishit, të Pazarit, në
të gjithë Shqipërinë verilindore, qindra e mijëra shqiptarë autoktonë.
Kështu vazhdonin serbët ardhacakë, agresionin e kondominiumit
panortodoks. Dhe të pavërtetat historike donin t’i bënin të vërteta.
Por jo, tani edhe për opinionet e demokracisë moderne botërore të
përparimit e të paqes, të drejtësisë dhe demokracisë kombëtare dhe
ndërkombëtare, duhet të jetojmë të lirë secili në vendin e vet. Ruajuni
të mos gaboni si garnitura e Miloshevicit se serbët mund të ngelen
vetëm me Pashallëkun e Beogradit dhe ju rusët pa Çeçeninë dhe shumëçka
tjetër. Ky është një reagim i zakonshëm, i domosdoshëm, i detyrueshëm.
Përndryshe të mos ndodhë më e keqja, të mos themi që të largohet si
person “non grata” nga Prishtina, diplomati Andrei Dronov pa u prishur
mardhëniet ruso – shqiptare.Prishtinë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare20 qershor, 2007 Hazir Shala, prof., kryetar
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.