Mendime
Teki Dervishi: Armiq klanorë, apo kundërshtarë politikë?
E shtune, 12.12.2009, 12:30 PM

Nga Teki Dervishi
Ne te ashtuquajturin "tranzicion politik shqiptar" eshte shfaqur cektesia e tradites demokratike, e cila u pa ne hapat e pare qe beri sistemi i pluralizmit fillestar (adoleshent) i shqiptareve, qe u shfaq para dy dekadave, dhe, fatkeqesisht, u shfaq ne shkallen me te ulet sesa te te gjitha shtetet e tjera ballkanike. Te gjitha shtetet e tjera ballkanike per ceshtjet kombetare nuk mbajne qendrime "pluraliste" partiake, por mbajne qendrim unanim nacional, pa marre parasysh "perkatesite" dhe "papajtueshmerite" ideologjike partiake. Ceshtja e shtetit dhe e kombit eshte e rendesise se pare. Fakti se sistemi komunist nder shqiptaret ishte me i eger sesa edhe ne vendlindjet e sistemeve komuniste, nuk mund te mos kishte pasoja te renda ne kualitetin, sidomos ne "zbatimin" e pluralizmit ne politikeberjen shqiptare te ketyre dy dekadave dhe deri ne kete cast.
Prandaj nga ish-shtetet e Bllokut Socialist (komunist) renia e diktatures ne vendet shqiptare ne Ballkan solli pluralizmin politik qe nuk u shfaq ashtu si do te duhej, pra si dukuri rivalitetesh konceptuale politike (ideologjike), por u pa si mundesi e nje vazhdimesie te luftes se degraduar te klasave, si nje shanse e demokrateve te rishfaqur (arriviste, te shumten konverite te rastit ose ktheses se ashper historike), si mundesi definitive e tyre qe ne menyre pikerisht komuniste revolucionare ta permbysin komunizmin. Nga ana tjeter, komunistet, pluralizmin e kuptuan si nje shans per hakmarrje definitive ndaj armiqve te "reinkarnuar" "borgjeze" "demokrate", armiq te "vampirosur" "te klases" proletare anacionale. Duhet me keqardhje dhe me guxim qytetar te pranojme se vetem shqiptareve ne Ballkan pluralizmi u solli madje edhe nje lufte qytetare (revolucioni piramidal i vitit 1997).
Me shume se klasa politike e ketyre dy dekadave, ne konsolidimin nacional shteteror ka kontribuuar dhe ka ndikuar vete populli shqiptar, madje me shume sesa akademiket e heshtur dhe indiferente, ka ndikuar me shume disiplina politike e popullit shqiptar, e cila ka penguar luften qytetare ideologjike, duke u mbeshtetur me shume ne psikologjine e moralit tradicional, pse jo edhe kanunor, sesa ne kursin pseudoideologjik te kases parapolitike shqiptare qe po e mesonte abc-ne e politikeberjes. Per ta konvertuar pluralizmin ne nje lufte qytetare jane perpjekur here njeri krah e here krahu tjeter i orientimeve ideologjike, epshore, te egra, karrieriste e te paskrupullta e te verbuara pas luftes per pushtet, per pasuri dhe per privilegje shoqerore. Por edhe me shume se ky tip i "klases politike", luften qytetare e kane nxitur, e kane stimuluar dhe e kane paguar ne menyre transparente edhe ato struktura inteligjente-sekrete antishqiptare brenda "misioneve" nderkombetare te implikuara si nje repart inxhinierie per "rindertimin e demokracise" shqiptare pas renies se diktatures.
Pluralizmi eshte kundershti parimore konceptesh dhe doktrinash politike, e jo lufte per pushtet ne emer te armiqesise se tipit te luftes se klaneve dhe konfliktit te interesit "politik". Pa marre parasysh "nivelin" e pluralizmit shqiptar si pasardhes i monizmit, per dy dekada deri ketu shqiptaret kane arritur nivele te larta ne ndertimin jo vetem te demokracise, por edhe te shtetformimit. Por edhe ndaj ketij niveli ne duhet te mbajme qendrim kritik, si mundesi per avancime edhe me te medha. Kosova tashme eshte e pavarur pakthyeshem, dhe kjo sa eshte merite e miqve tane, aq eshte edhe merite pike se pari e disiplines popullore. Ne rrethanat qe kane instaluar vendet e implikuara antishqiptare, shqiptaret me nje durim te madh dhe permanent ne krize politike dhe ekonomike e kane ruajtur stabilitetin dhe kane arritur qe ta obligojne moralisht bashkesine nderkombetare qe kjo t'i mbroje boterisht argumentet shtetformuese shqiptare.
Vetem per pak kohe (per dy dekada) shqiptaret kane dale nga kthesa e forte historike (renia e diktatures), kane dale nga nje lufte qytetare, dhe ne fund, nga nje lufte gjenocidiale terroriste e papare pas Luftes se Dyte qe ushtroi makineria e shteti ushtarak-policor te Serbise kunder popullsise civile te paarmatosur dhe paqesore. A do te ishte e mundur qe gjithe ketyre katrahurave kunder shqiptareve te Ballkanit, pas gjithe asaj lufte, te kishim dale ne nje terren politik te demokracise perfekte, ose demokracise ligjore, kur dihet se dora e huaj (UNMIK-u) vepron edhe sot e kesaj dite kunder shtetformimit shqiptar. Lufta eshte si vershimi i lumit, dhe kur (lufta) lumi terhiqet ne shtratin e tij, le djegurinat e dhembshme brigjeve te tij. Pas gjithe atij tmerri qe perjetuan shqiptaret, ky popull duhet te ndjehet krenar, sepse edhe nese ka pasur krime e korrupsione politike pas gjithe asaj lufte kunder tij, ato jane fare minore ne krahasim me dimensionin e drames nacionale qe i ka ndodhur ketij populli. Pas cdo lufte gjate historise, dhe kudo ne bote, qytetaret provojne t'i zgjidhin ato probleme qe u duken se nuk i ka zgjidhur paqja, ndaj shqiptaret nuk mund te jene perjashtim. Kjo na ka ndodhur edhe ne, por me pak se popujve te tjere, dhe nuk ka shkaktuar pasoja ne shtetberjen tone. Kosova eshte e pavarur dhe liria nuk vjen pa viktima.
Eshte koha definitive qe klasa politike ne referencen pushtet-opozite te konfrontohet per koncepte parimore politike ne ndertimin e shtetit, e jo ne armiqesi qe jane karakteristike e klaneve mafioze, e jo e klasave moderne politike. Eshte koha definitive qe klasa politike dhe ajo akademike t'i prijne popullit, e jo si deri sot - populli t'i prije klases politike!
Komentoni
Artikuj te tjere
Fazli Hajdaraj: Shkurorëzimi i LDK-së - imperativ i kohës
Agron Tufa: Historia e çunit të gjatë, që nuk e pranonte “Tuç”-in
Kastriot Myftaraj: Natali Klejer nuk bën shkencë, por agresion për eliminimin e kombit shqiptar nga historia
Faik Krasniqi: Martesa per dashuri apo interes
Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar
Agron Tufa: Ah, sikur t’ju vija edhe një herë në rresht!
Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
Agim Gashi: Njerz, kujdes nga shtrigat!
Neki Lulaj: Dhembja rëndon për të vrarët e pafajshëm
Agim Vuniqi: Kosovës i duhet përkrahja e Xhaxhës Sam
Kastriot Myftaraj: Eliminimi i Skënderbeut- parakushti i teorisë së Natali Klejer
Gani Geci: I përgjigjem njëfarë Muharrem Xhemajlit!
Xun Çetta: Përballja me pasojat e ish-UDB-së dhe ish-SHIK-un në Kosovë
Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve
Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90
Alma Lama: Hapja e kutisë së Pandoras
Eduard M. Dilo: A humbi shqiptarizmi në sketerrën komuniste
Enver Bytyçi: Luti, Limaj dhe Kadri Veseli
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake (IX)