Mendime
Kastriot Myftaraj: Natali Klejer nuk bën shkencë, por agresion për eliminimin e kombit shqiptar nga historia
E premte, 11.12.2009, 08:06 PM
Natali Klejer nuk bën shkencë, por agresion për eliminimin e kombit shqiptar nga historia
Nga Kastriot MYFTARAJ
Nathalie Clayer i ka kuptuar mirë kurthet që ka ndeshur Hobsbawm, duke u marrë kalimthi me rastin shqiptar, dhe kurthi i parë është gjuha. Nathalie Clayer, duke e ditur se gjuha e përbashkët është një tregues i ekzistencës së bashkësisë historike nacionale shqiptare, kërkon ta trivializojë këtë fakt. Duke iu referuar të preferuarit të saj Hobsbawm ajo thotë:
“Hobsbawm nënvizon gjithashtu, se, në shembullin e Naim Frashërit (1846-1900), i cili shkroi se ‘Ne nuk jemi veçse një fis dhe një familje, ne jemi të një gjaku dhe kemi të njëjtën gjuhë’, pionierët e themelimit të kombit shqiptar parashtruan argumente më bindëse se sa gjuha për të zgjuar solidaritetin. Në përkufizimin e mësipërm gjuha vjen e fundit. Njëlloj si Hobsbawm, mund të vihet në dyshim fakti që gjuha të ketë qenë një ngjizës i vërtetë protonacional te shqiptarët”.1)
Hobsbawm, dhe Clayer bashkë me të, këtu bëjnë një spekulim joshkencor. Gjuha nuk mund të vinte veçse e dyta, për shkak se shqiptarët kishin një gjuhë, pasi qenë të një gjaku. Shqiptarët nuk qenë një komb i madh kulturor, ashtu që të kishin asimiluar njerëz të cilët të kishin një origjinë tjetër nga ajo shqiptare. E kundërta ishte e vërtetë. Kishte ndodhur që një numër i caktuar shqiptarësh të qenë asimiluar nga kombet fqinje. Pikërisht pasja e një gjuhe të përbashkët, pavarësisht nga dialektet, bënte që folësit e saj të kishin vetëdijen e origjinës së përbashkët, domethënë të një bashkësie nacionale të hershme, sipas konceptit të Anthony Smith i cili postulon:
“kombet moderne dhe nacionalizmi qartësisht kanë zgjeruar, thelluar më tutje kuptimin dhe spektrin e nocioneve dhe strukturave etnike më antike. Sigurisht që nacionalizmi i ka universalizuar këto struktura dhe këto ideale, por e vërteta është se kombet ‘moderne’ civike, nuk i kanë tejkaluar etnicitetin dhe ndjenjat kombëtare… Sa u përket qëllimeve (si të kundërta me mjetet) mund të kqyrim një vazhdimësi të jashtëzakonshme midis kombeve dhe etnive, midis nacionalizmit dhe etnicizmit”.2)
Kështu, kombi modern është thjesht zhvillim i kombit si kategori historike shumë më e hershme, dhe vetëdija kombëtare moderne është thjesht zhvillim i vetëdijes kombëtare, etnike që daton shumë më herët. Në rastin e shqiptarëve, fakti që vendi nuk kishte hyrë në proceset modernizuese në shekullin XIX nuk do të thotë se nuk ekzistonte kombi shqiptar dhe vetëdija kombëtare.
Është ironi e madhe që, Clayer, e cila e mban veten për osmanologe, u bën një interpretim krejt joshkencor dhe amatoresk atyre që thuhen në arkivat osmane për ekzistencën e kombit shqiptar. Clayer shkruan:
“Për ta mbyllur me problemin e vështirësisë së përkufizimit të kufijve të saktë të një ‘shoqërie’ ose të një ‘etnie’ shqiptare mund të shtronim këtu çështjen e përdorimit të termit arnavut (në turqisht ‘shqiptar’. Çfarë kihej parasysh me këtë fjalë në Perandorinë Osmane? Ka mundësi që në varësi të periudhave dhe rrethanave, domethënia e tij të ketë qenë e një natyre etnike, por edhe gjeografike- i vihej çdo personi që e kishte prejardhjen nga trojet shqiptare-ose grupeve socioprofesionalë)”.3)
Ky nuk është një interpretim shkencor, por një interpretim tendencioz, sipas teorisë së destruksionit të mitit. Arkivat osmane, duke filluar që nga shekulli XV janë plot me dokumente që tregojnë se tashmë ekzistonte një bashkësi nacionale shqiptare, e dalluar nga fqinjët. Kronikani osman Këvam, shkruan kështu për fushatën e Sulltan Mehmetit II në Shqipëri, në vitin 1466:
“Sulltani i botës, Mehmet han gaziu, mblodhi ushtrinë ngadhënjimtare dhe vendpushtuese. Ai shpalosi flamurin e islamit dhe u nis për në vendin e shqiptarëve”.4)
Pra, turqit dallonin «vendin e shqiptarëve» (në origjinal sigurisht që është fjala «arnavud»). Këtu qartësisht bëhet fjalë për një emërtim gjeografiko-etnik. Ndërsa kronikani osman, Idrisi Bitlisi, kështu shkruan për fushatën turke në Shqipëri në vitet 1438-39:
“Ai sulltan vullnetmadh, vazhdimisht gjatë gjithë kohës të halifatit të tij, duke i qëndruar besnik përhapjes të verseteve të zotit dhe lartësimit të flamujve, ka pasur për qëllim që të mposhtë të pabindurit dhe të pafetë kokëfortë, d.m.th. popullsinë shqiptare”.5)
Edhe këtu bëhet fjalë për emërtim etnik. Në letrën që Sulltan Mehmeti II i çon djalit të vet Bajazitit (trashëgimtari i fronit), gjatë fushatës osmane në Shqipëri, në 1466, thuhet:
“Kur t’u mbërrijë kjo letër, le t’u bëhet e ditur: disa kohë më parë të pafetë shqiptarë- zoti i shfarostë! - kishin shpërthyer në kryengritje dhe në rebelizëm”.6)
Kronikani turk Tursuni, kështu e përshkruan fushatën e Sulltan Mehmetit II, në Luginen e Shkumbinit, në vitin 1466:
“Në vitin tetëqind e shtatëdhjetë në pranverë çdo luftëtar ngjeshi shpatën me gëzim, duke thënë se do të nisej për në luftën kundër shqiptarëvet”.7)
Në shekullin XV, osmanët nuk mund ta përdornin termin «arnavud» për të treguar grupe socioprofesionale sepse në atë kohë në Stamboll, apo qytetet e tjera osmane, në Azinë e Vogël, nuk kishte koloni shqiptarësh që më së shumti kryenin profesione të caktuar, çka do të bënte që emri «arnavud» të shenjonte personat që i kryenin ato, pavarësisht nga origjina etnike, siç pretendon Clayer.
Një tjetër gjë që e kompromenton zonjën Clayer-Popoviç si shkencëtare, është se, derisa ajo pretendon se ka shfrytëzuar gjerësisht arkivar austriake, ajo ka evituar të përmendë dokumente që tregojnë për ekzistencën e kombit shqiptar, së paku që në shekullin XVII, kur Imperia Habsburgase bëri inkursionin e saj të parë të madh në Ballkan. Kur në fund të shekullit XVII, trupat e “Aleancës së Shenjtë”, ku bënte pjesë edhe Austria, duke ndjekur ushtritë turke, hynë në zotërimet osmane në Europë, kreu i koalicionit, Perandori austriak Leopoldi II, në 6 prill 1690, u drejtoi një thirrje të gjithë popujve të Ballkanit, të cilët ishin duke vuajtur pushtimin turk. Me anë të kësaj thirrjeje Leopoldi II i ftonte këta popuj që të ngriheshin në luftë kundër Turqisë, kujdeset që, midis të gjithë popujve të rajonit të cilët i përmend me radhw, t’ u drejtohet “imprimis uero populo albanensi” (“në radhë të parë popullit shqiptar”).8) Siç shihet për Vienën ekzistonte një bashkësi nacionale shqiptare.
Sigurisht që kur bëhet fjalë për ekzistencën e një kombi shqiptar në shekullin XV, apo edhe në shekullin XVII, fjala është për një bashkësi e cila e ka vetëdijen e identitetit kolektiv, të gjakut dhe të gjuhës, dhe që në shekujt XIV-XV po përjetonte një eksperiencë të fortë të përbashkët, me luftërat e Balshajve dhe të Skënderbeut kundër turqve. Kjo eksperiencë ishte njëkohësisht edhe një eksperiencë shtetformimi, e cila në fakt kishte fillar që në shekullin XIII me Principatën e Arbrit. Mund të diskutohet për atë se cila pjesë e hapësirës shqiptare u përfshi në këto zhvillime, por nuk mund të mohohet se impakti i tyre ishte shumë i fortë dhe i thellë në vetëdijen e njeriut shqiptar. Eksperiencën e rezistencës dhe shtetformimit të Balshajve e ndaj pjesa më e madhe e asaj që sot është hapësira nacionale shqiptare, në dy anët e kufirit shtetëror, dhe kështu ndodhi edhe me eksperiencën e rezistencës dhe të shtetformimit të Skënderbeut. Me anë të sistemit të aleancave të Besëlidhjes së Princave në rezistencën dhe shtetformimin në kohën e Skënderbeut morën pjesë edhe një pjesë e madhe e asaj që sot është Kosova, si dhe pjesa shqiptare e Maqedonisë. Por lufta e Skënderbeut duhet të ketë lënë gjurmë edhe në kujtesën e banorëve të atyre trojeve shqiptare që nuk u përfshinë drejtpërdrejt në të. Nuk ka arsye pse me shqiptarët të mos ketë ndodhur e njëjta gjë që ka ndodhur me banorët e trojeve serbe që nuk u përfshinë në Betejën e Fushë-Kosovës të vitit 1389, dhe megjithatë ajo ka lënë gjurmë të thella edhe në kujtesën e tyre kolektive.
Nëse Clayer do të kishte synim që të bënte një trajtim vërtet shkencor të çështjes, ajo do t’ i konsideronte këto gjëra. Por nuk ka qenë ky qëllimi i Clayer. Libri i saj është pjesë e një agresioni «shkencor» me objektiv eliminimin e kombit shqiptar nga historia. Ata që e kanë ndërmarrë këtë agresion në fillim kërkuan të rrëzojnë si një mit vazhdimësinë iliro-shqiptare. Pastaj kërkuan të mohojnë vazhdimësinë arbëroro-shqiptare, dhe këtu është implikuar shumë Oliver Schmitt. Por edhe në librin e Nathalie Clayer mohohet vazhdimësia arbëroro-shqiptare. Madje Clayer shkon në ekstrem duke thënë se kombi shqiptar nuk lindi as në shekullin XIX, por atëherë qenë vetëm fillesat e tij, ndërsa kombi shqiptar realisht u krijua me ndërtimin e shtetit shqiptar, pra e çon procesin në shekullin XX.
Është e çuditshme se si të gjithë studiuesit e huaj që mohojnë ekzistencën e kombit shqiptar në Mesjetë, në anën tjetër nuk mungojnë të konstatojnë veçanësinë e shqiptarëve, të cilët ndryshe nga fqinjët e tyre kthyen fenë, duke u islamizuar. Pra, këta studiues të huaj, padashur i dallojnë shqiptarët si një bashkësi, saktësisht ashtu siç bënë edhe turqit të cilët i shënjestruan shqiptarët për t’ i detyruar të kthejnë fenë. Trajtimi i diferencuar që turqit u bënë shqiptarëve pas pushtimit, është një gjë që nuk mund të kapërcehet kur gjurmohet vjetërsia e kombit shqiptar. Turqit i veçuan shqiptarët si një bashkësi nacionale dhe jo fetare. Arsyeja e këtij trajtimi të diferencuar kishte të bënte me faktin që shqiptarët i rezistuan invazionit turk shumë më gjatë dhe më rreptë se fqinjët e tyre. Gjëja më interesante këtu është ndoshta fakti se fekthimi përfshiu gjithë atë që sot është hapësira nacionale shqiptare, në dy anët e kufirit të sotëm, çka tërthorazi vërteton se edhe Kosova e sotme, se për trojet e sotme shqiptare në Maqedoni është e sigurt, kanë marrë në rezistencën antiturke të shekullit XV. Tezat se shqiptarët e islamizuar kanë ardhur më vonë në atë që sot është Kosova, si dhe në fushat e Maqedonisë së sotme, nga territori i Shqipërisë së sotme, nuk duken të besueshme. Kjo për faktin se rezistenca antiosmane në shekullin XV u pagua me një çmim të madh në jetë njerëzore nga shqiptarët e kohës dhe numri i popullsisë në territorin që sot është brenda kufijve të shtetit shqiptar ra shumë. Edhe disa kryengritje në fund të shekullit XV dhe në shekullin XVI duhet të kenë pasur koston e tyre të rëndë në jetë njerëzore. Kështu territoret e atij që sot është shteti shqiptar nuk qenë aq të populluara sa prej tyre të bëhej një dyndje popullsie në trojet e Kosovës dhe Maqedonisë së sotme. Kështu që kufijtë e fekthimit të popullsisë që flet në gjuhën shqipe duhet të kenë qenë kufijtë e shtrirjes së kombit shqiptar në kohën e pushtimit turk.
Artan Puto, përkthyesi në shqip i librit të Nathalie Clayer, dhe kryeredaktori i revistës «Përpjekja», është një ithtar i madh i zonjës Clayer-Popoviç. Fill pas daljes së librit të Clayer, në 2007, ai shkruajti një cikël leksionesh për studentët e shkollave të larta, me temë «Lindja e idesë së kombit, nacionalizmi dhe problemi shqiptar: shekulli XVIII-XIX», që është botuar nga një OJF me emrin «Magis» dhe është financuar turpësisht nga Etërit Jezuitë. Teksti është një divulgacion i ideve të Clayer, i llogaritur për studentët që nuk do të lexojnë librin e saj voluminoz. Në këto leksione, Artan Puto përpiqet të vërtetojë se kombi shqiptar nuk ka ekzistuar para krijimit të shtetit shqiptar. Ashtu si Clayer, edhe Puto operon në terma të shkollës së destruksionit të mitit. Ai shkruan:
“Siç e përmendëm edhe më sipër, sprova jonë do të përqendrohet te shqyrtimi i kuptimit të termit ‘komb’ në fjalorë të ndryshëm dygjuhësh të shqipes nga botimet më të vjetra te ato më të reja. Ne kemi mundur të bëjmë pjesë të këtij punimi vetëm fjalorët e konsultuar në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Studime të tjera mund ta zgjerojnë spektrin e analizës në këtë drejtim. Gjithësesi, të dhënat e mbledhura lejojnë të arrihet në disa përfundime që do të vijojnë pas paraqitjes së kuptimeve të termit ‘komb’ në këta fjalorë.
Në studimin e tij me titull Le dictionnaire albanais de 1635 (Fjalori shqiptar i 1635) nga Mario Roques, i cili përqendrohet te Dictionarium latino-epiroticum i R.D. Franciscum Blanchum, shkruan se autori i këtij fjalori, i cili është Frang Bardhi, kishte si synim të ruante pastërtinë e leksikut të veriut nga barbarizmat, që vinin nga ndikimi i italishtes, turqishtes, dhe ta dallonte gjuhën shqipe nga greqishtja, gjuhët sllave, dalmate dhe turke. Pastaj Roques vazhdon të thotë, se qëllimi utilitar i këtij fjalori ishte të ndihmonte klerin lokal katolik të mësonte më mirë latinishten. Fjalori i Frang Bardhit nuk e përmban fjalën
‘komb’.
Në faqet 105 dhe 178 kemi ‘gens=gind’ dhe ‘populus=populi’. Në fjalorin e Johann Georg von Hahn te Albanesische Studien, Jenë, 1854, vëll. 3, fq. 47 termi ‘kom-I’ ka shënimin ‘geg’, d.m.th. që përdoret në gegërisht. Kuptimi i këtij termi është ‘Familie’, ‘Geschlecht’ dhe shembulli në gjermanisht “von welcher Familie bist du”, “nga cila familje je?”. Kuptimi i termit ‘kom’ është ai i ‘familjes’, ‘gjinisë’ ose ‘fisit’. Sipas prof. Shaban Demirajt, fakti që Hahn e përcakton leksemën ‘kom’ si leksik të gegërishtes do të thotë se nuk e ka dëgjuar këtë fjalë shpesh në toskërisht gjatë udhëtimeve të tij. Këtu kemi të bëjmë me një term, që ka një nocion dhe shtrirje shumë më të kufizuar nga ai i kohëve të mëvonshme”.9)
Problemi me ata si Puto, të cilët operojnë në termat e shkollës së destruksionit të mitit është se nuk marrin parasysh realitetin. Një gjë është se sa shfaqeshin termat «nacion» e «komb», në fjalorët e kohës, dhe ç’ kuptim kishin, dhe një gjë tjetër është nëse atë kohë ekzistonte nacioni apo kombi shqiptar, si një bashkësi njerëzish që kishin të njëjtën origjinë, gjuhë, kujtesë historike, banonin në një territor kompakt. Ashtu siç Malta ekzistonte pavarësisht se nuk gjendej në hartën e atij admiralit turk, edhe kombi shqiptar ekzistonte pavarësisht se nuk shenjohej në fjalorët e shekullit XVII, apo pavarësisht se bashkësia ende nuk përdorte një emërtim në shekullin XIX, në kohën kur shkruan Hahn. Kjo ishte pasojë e traumës që i shkaktoi kombi pushtimi osman. Kombi ishte i traumatizuar por nuk ishte zhdukur si një personalitet kolektiv. Artan Puto ka gërmuar me zell për të vërtetuar se kombi shqiptar nuk ekzistonte, dhe duke bërë këtë, nuk ka vërtetuar mosekzistencën e kombit shqiptar, por thjesht dëshirën e tij dhe të atyre që qëndrojnë pas tij për mosekzistencën e kombit shqiptar. Ai shkruan:
“Semantika e ‘ngushtë’ e termit ‘komb’ na shfaqet edhe në një fjalor tjetër, të hartuar nga mesi i shekullit XIX. Bëhet fjalë për ‘Vocabolario italiano- epirotico’ (Fjalor italisht-epirotisht) nga At Francesco Rossi. Autori në hyrje të fjalorit i përshkruan trevat e banuara nga shqiptarët si vende të panjohura, gjuhën e tyre si një gjuhë që nuk njihet dhe nuk studjohet. Në sytë e misionarit katolik shqiptarët janë të pakulturuar, sepse janë të dhënë pas armëve dhe janë të ndarë në tipe të ndryshme karakteresh dhe zakonesh. Diversitetin mes shqiptarëve ai e sheh kudo, por më shumë te ligjërimi. Sipas autorit, çdo
krahinë, çdo qytet ka fjalët e veta të ndryshme për të treguar të njëjtën gjë. Fjalorin e tij ai e paraqet si veprën e 15 vjetëve punë në trevat e banuara nga shqiptarët, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së njerëzve të letrave nga Evropa, për ta dispilinuar këtë gjuhë të palatuar e për ta futur në kuadrin e rregullave të njëjta, për të qenë e kuptueshme nga të gjithë. Këtu është interesante të vërehet se kleriku italian për të përshkruar larminë kulturore në mesin e popullsive shqipfolëse, në kuptimin e zakoneve dhe karaktereve të ndryshme, përdor termin ‘nazione’. Këto popullsi përbëheshin nga disa ‘nazione’. Shpjegimi vjen më poshtë kur autori i fjalorit shpjegon termat ‘nazionale’, ‘nazionalità’, ‘nazionalizzare’, ‘nazione’. Përsa i përket ‘nazionale’ fjala gjegjëse në shqip (d.m.th varianti i gegërishtes) jepet si ‘i vilajetit’, ‘i dheut’, ‘i menleqetit’, ‘i venit’. Ndërsa ‘nazionalità’ ka për homolog ‘tabiat i vilajetit’, ‘nazionalizzare’ ka ‘me baa t’vilajetit’ dhe ‘nazione’ ka ‘vilajet’, ‘pies-dheu’, ‘fis’.
Karakteristika e përbashkët kuptimore e termave të mësipërm përqark nocionit ‘komb’ është shenjimi i një hapësire të kufizuar territoriale, i një krahine, i një ndarje krahinore, që në rastin tonë është ndarja administrative osmane ‘vilajet’. Për më tepër kur përdoret termi ‘patria’ shpjegimi në shqip është ‘vilajet’, ‘dheu i njeriut’, ‘ku asht le njeriu’. Njësia më e madhe territoriale, politike në fjalor, që tregohet në italisht me termin ‘shtet’ (stato, regno) jepet në shqip me fjalën turke ‘sanxhak’, d.m.th. nuk shkon përtej nivelit administrativ local”.10)
Autorët klerikë katolikë që citon Puto këtu dhe më lart, kanë një konflikt të madh interesi sa i përket çështjes në fjalë. Dihet se Vatikani ishte kundër nacionalizmit italian, domethënë bashkimit të Italisë në një shtet të vetëm, dhe bëri gjithçka për ta penguar këtë. Kjo i helmoi marrëdhëniet mes Mbretërisë Italiane dhe Vatikanit derisa erdhi në pushtet Musolini dhe bëri pajtimin mes shtetit italian dhe Vatikanit. Sigurisht që Vatikani e kishte parandjerë shfaqjen e nacionalizmit si një forcë që në shekullin XVII, kur fillojnë citimet që bën Puto. Prandaj Vatikani sigurisht që ka lëshuar udhëzime, konfidencialisht, ashtu siç di të lëshojë ai, që klerikët në shkrimet e tyre ta trivializonin gjithçka që kishte të bënte me këtë fenomen. Vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XIX, nën influencën e Austro-Hungarisë dhe më pas të Italisë, klerikët katolikë në Shqipëri filluan të evidentojnë dhe ushqejnë vetëdijen nacionale në shkrimet e tyre. Nga pikëpamja e kritikës së burimeve, referencat që sjell Puto, nuk rezultojnë bindëse.
(fragment nga libri: “Terrorizmi historiografik”, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2009)
Shënime:
1 Nathalie Clayer: «Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë», Botime «Përpjekja», Tiranë 2009, f. 22-23
2) Anthony D. Smith: «The ethnic origins of nations», Oxford, Blackwell, 1986, f. 216
3) Nathalie Clayer: «Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë», Botime «Përpjekja», Tiranë 2009, f. 24-25
4) «Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV: burime osmane», Instituti i Guhësisë dhe i Historisë, Tiranë 1968, f. 112
5) po atje: f. 149
6)po atje: f. 324
7) po atje: f. 100-101-104
8)Shiko: «Dokumente të shekujve XVI-XVII per historinë e Shqipërisë: 1675-1690», Vol IV, Instituti i Historisë, Tiranë 1990, f. 357
9)Artan Puto: «Lindja e idesë së kombit, nacionalizmi dhe problemi shqiptar: shekulli XVIII-XIX», cikël leksionesh, Botim i «Magis», Tiranë 2007, f. 34-35
10) po atje: f. 35-36

Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Martesa per dashuri apo interes
Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar
Agron Tufa: Ah, sikur t’ju vija edhe një herë në rresht!
Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
Agim Gashi: Njerz, kujdes nga shtrigat!
Neki Lulaj: Dhembja rëndon për të vrarët e pafajshëm
Agim Vuniqi: Kosovës i duhet përkrahja e Xhaxhës Sam
Kastriot Myftaraj: Eliminimi i Skënderbeut- parakushti i teorisë së Natali Klejer
Gani Geci: I përgjigjem njëfarë Muharrem Xhemajlit!
Xun Çetta: Përballja me pasojat e ish-UDB-së dhe ish-SHIK-un në Kosovë
Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve
Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90
Alma Lama: Hapja e kutisë së Pandoras
Eduard M. Dilo: A humbi shqiptarizmi në sketerrën komuniste
Enver Bytyçi: Luti, Limaj dhe Kadri Veseli
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake (IX)
Blerim Çoçaj: Shansi i shpresës
Naser Aliu: Misionari i fundit i R. Alisë
Fritz Radovani: Presidentat ma të qelbun të Evropës