Mendime
Everest Haxhi: Të ofendosh vehten dhe Presidentin e Costa Rikës
E hene, 14.12.2009, 10:44 PM
Të ofendosh vehten dhe Presidentin e Costa Rikës
Nga Everest Haxhi
Nëse do të behej një krahësim sot me nivelin e shoqerisë shqiptare me nivelin që ajo ka pasur perpara viteve 90 do te shihnim shumë ndryshime. Disa nga ato më thelbësoret do të ishin perceptimi më I drejtë i stilit perendimor te jeteses, perceptimi më I drejtë I rolit që luan shoqeria në raport me politiken ne nje vend demokratik. Vlen per te permendur se pasi shijoi “hapjen”, shoqeria jone forcoi qëndrimin kritik ndaj politikave isolacioniste të perdorura per me se gjysme shekulli.
Disa rryma të shoqërisë kanë qenë më extreme në qendrimet e tyre kunder politikave isloacioniste, disa me te moderuar. E verteta eshte qe ne teresi shoqeria dhe klasa politike post komuniste eshte pozicionuar qarte kunder ketyre politikave.
Me keqardhje kostatoj se pavaresisht nga fakti qe Shqiperia ka qene viktime e njerit prej rregjimeve me te egra komuniste ne Evropen Lindore, ku politika isolacioniste e Diktatures e ka bere shembull ate ne te gjithe boten, Shqiperia vazhdon e merret si shembull per te kaluaren e saj shume te hidhur.
Marrja shembuill e Shqiperise per vitet e saj te isolimit ku shihnim armiq imagjinare ne cdo qoshe rruge dhe ne cdo vend te huaj eshte e natyrshme pasi nuk po keqinterpretohet as shtremberohet nje fakt qe ka exzistuar dhe qe shoqeria shqiptare ka qene ajo qe ka ndjere peshen e eger te tij.
Keqardhja ndihet kur edhe sot Shqiperia merret shembull per te kaluaren e saj, por qe cuditerisht shoqerise I serviren keqinterpretime mediatike dhe togefjalesha te perpunuara te vendosura ne gojen e politikaneve te huaj duke bere paralelizma me situaten politike aktuale.
Te perpunosh fjalime te thena nga politikanet e huaj duke u shtremberuar qellimisht kuptimin do te thote qe te ofendosh zyrtarisht reputacionin e ketyre politikaneve. Kjo eshte më e rënde kur politikanit te cilit I eshte keqinterpretuar dhe shtremberuar thenia eshte Oscar Arias, fitues i cmimit Nobel per paqen, I nderuar me tituj shkencore nga universitete me prstigjose te botes, si Harvard University, Princeton University, Dartmouth College, Oberlin College, Wake Forest University, Ithaca College ,Washington University in St. Louis., dhe I njohur per stabilitetin dhe prosperitetin qe I ka dhene vendit te tij Kosta Rikes.
Ne Gazeten Shekulli te dates 11 Dhjetor 2009, thuhet shrehimisht se “Presidenti i Kosta Rikës Oscar Arias gjatë një takimi me kandidatët kryesorë presidencialë të Hondurasit, ka përmendur edhe ... Shqipërinë, duke e marre ate si shembullin e keq te Republikave te Bananeve! Disa agjensi lajmesh amerikane cituan z.Arias të ketë thënë që Hondurasi "mund të bëhet Shqipëria e Amerikës Qendrore, nëse nuk i rijep presidencën Manuel Zelajës", të cilit i mohohet pushteti pas dëbimit me puç ushtarak në qershor. Komike dhe interesante në krahasimin e Arias, është që Zelaja u dëbua në të njëjtën ditë që janë bërë zgjedhjet në Shqipëri”
Pasi lexova kete artikull kureshtja me shtyu te hetoj me thelle dhe arrita te gjej fjalimin e plote te Presidentit te Kosta Rikes mbajtur gjate takimit me Presidentin e Hondurasit Porfirio Lobo dhe Presidentin e Panamase Ricardo Marinelli te marten, 8 Dhjetor 2009,ne San Jose.
Fjalet e Presidentit Arias cituara ne mediat Amerikane kane qene: "The Honduran people cannot be punished any longer. I don't want to see Honduras become the Albania of Central America, isolated from the rest of the world", (http://insidecostarica.com/dailynews/2009/december/09/costarica-09120904.htm), qe do te thote ne shqip “ populli I Hondurasit nuk mund te denohet me. Une nuk dua te shoh Hondurasin te behet Shqiperia e Amerikes Qendrore, izoluar nga pjesa tjeter e botes”.
Ne mediat amerikane nuk ka asnje shtese tjeter apo koment qe Presidenti I I nderuar Oscar Arias te kete bere. Komentet e bera ne mediat shqiptare si “Republika e Bananeve”, apo “Hondurasi do te behet si Shqiperia nese nuk I kthehet presidenca Manuel Zelajes” jane teresisht abusive.
Te shtremberosh thenie te politikaneve te huaj dhe ti serviresh ato ne shtypin shqiptar eshte nje ofendim ndaj vehtes, burimit te cilit padrejtesisht I eshte atribuar thenia dhe me e keqja ofendim ndaj shoqerise shqiptare dhe lexuesit shqiptar.
Keqardhja me e madhe eshte se mediat post komuniste ne vend qe te udheheqin mendimin pro perendimor dhe t’i servirin shoqerise shqiptare nje mendesi te re mediatike bazuar ne te verteten dhe asnjanesine, vazhdojne menaxhojne me forma komuniste qe te kujtojne Redaksite e “Zerit te Popullit”dhe “Bashkimit” te cilet trumpetonin “Fanarin e Vetem Ndricues Ne Bote” dhe “Shkembin e Granitit” izoluar nga pjesa tjeter e globit.
Dikush mund te mendoje se eshte dritshkurtesi te genjesh dhe keqinterpretosh fakte ne kohen kur jetojme “shekullin e internetit” dhe vetem nje kerkim ne internet duhet per te mesuar te verteten. Te ishte dritshkurtesi do te ishte me pak e rende. E verteta qendron se faktet shtremberohen qellimisht.
Qellimet e mbrapshta dhe keqinformimi jane ato qe helmojne nje shoqeri te vuajtur dhe te viktimizuar per 50 vite me rradhe. Keto qellime dhe mesazhe destabilizimi te dhena ne nje kohe kur vendi yne ka nevoje me teper se kurre per qetesi per ti dhene kohe klases politike te reflektoje, jane shume larg mendesise perendimore te rolit qe media duhet te luaje ne nje shoqeri demokratike.
Vitet kalojne dhe Shqiperia vazhdon e merret shembull per te kaluaren e saj te hidhur. Shoqeria vazhdon e mbahet peng nga pinjollet e atyre qe e viktimizuan ate per dekada me rradhe dhe vazhdojne ta viktimizojne ate duke penguar progressin dhe injektuar destabilizim. Fatkeqesisht thenia “fal por mos harro” ne shoqerine tone percillet “ harro dhe mos fal”.

Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Uka: Alergjia ime ndaj dasmës së Kanunit
Velaj: Ju tregoj për Shinasi Ramën
Kalosh Çeliku: Në komunizëm ''shqiptar i ndershëm'' - ''Patriot në demokraci''
Haxhi Osmanaj: Argumentimet pa fakte janë sulm direkt dhe nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë
Lebit Murtishi: Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!?
I. Egriu: Përkujtojmë 42-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë
Deli Smaka: Zgjedhjet në Kosovë
Sadik Krasniqi: Nazim Bllaca eshte vetem maja e Aisbergut
Teki Dervishi: Armiq klanorë, apo kundërshtarë politikë?
Fazli Hajdaraj: Shkurorëzimi i LDK-së - imperativ i kohës
Agron Tufa: Historia e çunit të gjatë, që nuk e pranonte “Tuç”-in
Kastriot Myftaraj: Natali Klejer nuk bën shkencë, por agresion për eliminimin e kombit shqiptar nga historia
Faik Krasniqi: Martesa per dashuri apo interes
Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar
Agron Tufa: Ah, sikur t’ju vija edhe një herë në rresht!
Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
Agim Gashi: Njerz, kujdes nga shtrigat!
Neki Lulaj: Dhembja rëndon për të vrarët e pafajshëm
Agim Vuniqi: Kosovës i duhet përkrahja e Xhaxhës Sam