Mendime
Bekim Rexhepi: Opozita që nuk njeh opozitën e saj fituese!
E hene, 14.12.2009, 10:55 PM

...mund të garantohemi se premisa për demokraci bëhet me liberale dhe sepse pushtetin e ndajnë dy parti qe kanë orientime të kundërta politike, por që në qeverisje kanë kompromisin e vetëm liberalë në shërbim të vendit.
Nga Bekim Rexhepi
Akoma me atmosferë politike të polarizuar
Zgjedhjet e fundit në Shqipëri kanë kenë zgjedhjet vendore të zhvilluara me atmosferë politike të polarizuar, por njëherësh ishin zgjedhjet më të mira dhe më me pak probleme teknike, edhe pse rezultati gjithsesi nuk do të ishte i favorshëm për të gjithë palët kontraktuese sepse dikush më shumë e dikush më pak do të mund të fitonte. Fitorja nuk mund të quhet humbje dhe humbja nuk mund të quhet fitore, siç pretendojnë disa qe e njohin përtej demokracinë!...
Transparenca në deklarimin e votës se qytetarëve shqiptar ka kenë më e lira dhe më e mira në këto zgjedhje sepse nuk kishte ankesa nga komisionarët e qendrave votuese dhe të atyre nëpër qendrat e numërimit të votave, me çfarë u qartësua se zgjedhjet ishin të lira dhe në standardet e pranueshme ndërkombëtare, me këtë i epet mundësi vendi të ecën më i sigurt drejtë integrimeve edhe në strukturat evropiane.. Janë të tjera më pas rezultatet dhe dëshira për to, por ajo që dëmton tërë këtë proces janë deklarimet private e subjektive për këto zgjedhje, më gjithsej këto deklarime që erdhën pas nxjerrës së rezultateve të para u krijua sensasivitete i atille ku konkurrimi për pushtet bëhet më prioritar se sa shërbimi për vendin.
Zgjedhjet për sovran kanë Berishën dhe Metën, mbase këta kanë krijuar marrëveshje për të bërë koalicion, për të qeverisur vendin, ishte një koalicion më i mundshëm dhe më i qëndrueshëm se sa një provë tjetër e mundshme. Nisur nga kjo ne mund të garantohemi se premisa për demokraci bëhet me liberale dhe sepse pushtetin e ndajnë dy parti qe kanë orientime të kundërta politike, por që në qeverisje kanë kompromisin e vetëm liberalë në shërbim të vendit.
Më këtë koalicion nuk u pajtuan humbësit e zgjedhjeve (në këtë rast Partia Socialiste dhe Aleatet e saj), disi i natyrshëm mospajtimi, por, jo edhe i kuptueshëm për proceset normale të politikës. Asgjë nuk është më e neveritshme, më e rrezikshme për politikën vendore se sa merimangëzimi i interesave private dhe fare, në çështjet politike vendore dhe më këtë edhe keqtrajtimi i ligjeve kushtetuese të vendit.
Humbja duhet pranuar, ndryshe s’ka se si të bëhet
Shpesh i është sugjeruar opozitës aktuale qe të mos e zhvilloj retorikën në dëm të lirisë dhe të demokracisë së vendit, por siç mund të kuptojmë deri në këto momente ajo e ka bërë të kundërtën. Megjithëse nuk mund të përjashtojmë disa zëra disonant brenda partisë socialiste, siç ishte Fatos Nano, Ben Blushi, Arben Malaj, etj. Që më shumë se zhvillimin e kësaj retorike të dëmshme për vendin kanë vetzgjedhur përmbajtjen në parimet funksionale të politikes duke qëndruar në disonancën edhe pse kjo e fundit mund të jetë e kushtueshme me që aktet politike individuale mund të shikohen edhe si tendenca devijuese, karshi institucionit politik partiak.
Sugjerimet e këtyre “disonatëve” ishin të mos tregohemi më keq se ç’është realiteti i dhënë nga elektorati shqiptar, verdikt i cili u dha më se i qartë se nuk ka vetëm një dominancë të plotë, të vetëm një partie ngase dihet qe kjo nuk është më e favorshëm për proceset e demokratizimit, proceset demokratike siç mund të kuptojmë kanë momente të tjera vlerësimi, dhe më shumë varen nga marrëdhëniet e ngritura mes pozitës dhe opozitës.
Tentativat e Partisë Socialiste dhe te aleatëve të saj, që zgjedhjet të deformohen janë pikësynimi aktual, kjo zgjedhje është konsideruar nga të gjithë akteret politik si brenda dhe jashtë si e dëmshme dhe pa një kosto të mirë për vendin. Këtë konsistancë si e potencuam më lartë e kanë nxjerrë edhe disa lider brenda PS-së, të cilët edhe për kundër presioneve të brendshme partiake kanë bërë të ditur se rruga është e gabuar dhe se qëndrimin ekstrem i socialistëve, i kreut të PS-së Edvin Rama, është i dëmshëm për vet socialistët. Edvin Rama nuk mund të akceptoj humbjen politike si diçka normale. Kur kreu i një partie vendos të mos pranoj humbjen politike, bëhet i dëmshëm për të gjithë proceset politike sepse nuk i përmbahet rregullave të politikës, që janë vendosur me marrëveshje paraprake nga vet politikanët. Sjellja e Edvinit Ramës qe nga fillimi i fushatës së tij ka qenë e orientuar të përmbys me çdo kusht kundërshtarin, partin kundërshtare, se sa të zgjojë interesimin e të fitoj besimin e zgjedhësve për vete dhe për platformën e zgjedhur, kjo ishte metoda më klasike e kuptimit të politikës së Edvin Ramës dhe që padyshim se kjo ka ndikuar thellë në procesin zgjedhor dhe ka ngritur në tensione antidemokratike. Metoda Rama, sa vije e bëhet e rrezikshme për vendin, sepse sjellja e tij akoma po tolerohet nga vet socialistët edhe atëherë kur interesi i tij për pushtet po degradon gjithçka të arritshme, kjo e bënë që Partia Socialiste të çorientohet brenda strukturave vendosese të saj, dhe të mos ketë më kuptimin qartësues politik për zhvillimet e duhura në vend.
Këtë mediokritet dhe këtë dëm kombëtar po e bënë kush tjetër veçse Edvin Rama, që po legjitimohet nga disa fshesëza, duke u përpjekur të mbaj pezull rezultatin e zgjedhjeve, demokracinë dhe vendin me akte jonormaliteti politik. Edvin Rama më i pakënaquri politik po nxjerrë njerëz në rrugë për qëllimet e tija dhe në këto qëllime të tija dominojnë interesat private dhe korruptive të tija.
Populli i shesheve
Në Shqipëri, sikur po bëhet e lehtë mënyra për të mbledhë popullin në sheshe, kjo tregon se politika ka rritur reagime emocionale politike tek qytetarët dhe qytetarin po e bënë pjesë e akteve politike. Kjo mund të ketë anën e mirë vetëm nëse shikohet nga aspekti i demokracisë aktive, kur qytetari bëhet pjesë aktive në proceset vendimmarrëse politike për vendin, por nëse kjo është vetëm një alibi qe justifikon demokracinë aktive atëherë është e dëmshme dhe fare e dëmshme. Edhe pse më këtë sikur po synohet në njëfarë mënyre që secili qytetar të mund të njoh lehtë dhe të tjerët duke u mbledhë në sheshe. Pastaj, mbledhja në sheshe sikur tenton të eliminoj rëndësinë e parlamentit, aty dhe vetëm aty ku diskutimet, ballafaqimet bëhen direkt, politika e emancipuar zhvillohet vetëm në parlament. Edvin Rama po përcaktohet qe parlamenti i tij të jetë sheshi dhe bojkoti i parlamentit, politika e tij po përcaktohet për antidemokraci, duke mos pranuar rezultatin zgjedhjet, duke mos pranuar humbjen duke mos pranuar hyrjen në parlament, duke mos pranuar ligjet kushtetuese të vendit.
Opozita sikur po përcaktohet përfundimisht të mos e njoh opozitën e saj fituese, kjo tregon se po të ishte në pushtet Partia Socialiste do të mund të tregohej edhe me e keqe politikisht dhe më me pak shpresa ngase nuk po pajtohet me parimin bazë të demokracisë për pranimin e zgjedhjeve të lira.
Komentoni
Artikuj te tjere
Everest Haxhi: Të ofendosh vehten dhe Presidentin e Costa Rikës
Blerim Uka: Alergjia ime ndaj dasmës së Kanunit
Velaj: Ju tregoj për Shinasi Ramën
Kalosh Çeliku: Në komunizëm ''shqiptar i ndershëm'' - ''Patriot në demokraci''
Haxhi Osmanaj: Argumentimet pa fakte janë sulm direkt dhe nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë
Lebit Murtishi: Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!?
I. Egriu: Përkujtojmë 42-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë
Deli Smaka: Zgjedhjet në Kosovë
Sadik Krasniqi: Nazim Bllaca eshte vetem maja e Aisbergut
Teki Dervishi: Armiq klanorë, apo kundërshtarë politikë?
Fazli Hajdaraj: Shkurorëzimi i LDK-së - imperativ i kohës
Agron Tufa: Historia e çunit të gjatë, që nuk e pranonte “Tuç”-in
Kastriot Myftaraj: Natali Klejer nuk bën shkencë, por agresion për eliminimin e kombit shqiptar nga historia
Faik Krasniqi: Martesa per dashuri apo interes
Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar
Agron Tufa: Ah, sikur t’ju vija edhe një herë në rresht!
Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
Agim Gashi: Njerz, kujdes nga shtrigat!
Neki Lulaj: Dhembja rëndon për të vrarët e pafajshëm