Mendime
Naser Aliu: Pampers shtetet
E diele, 20.12.2009, 07:50 PM
Pampers shtetet
Nga Naser Aliu
Sali Berisha në dy parti
Meqenëse nuk ekziston asnjë shkrim zyrtar e formal, ku shprehimisht thuhet se Sali Berisha jep dorëheqje nga Partia e Punës, se anulon pajtimin e dikurshëm me atë parti, qoftë pse nuk pajtohet më me programin e saj, qoftë pse tani udhëheq një parti tjetër, atëherë domethënë se ai është akoma edhe aty anëtar...
Ura
Tranzicioni do të zgjasë në Shqipëri derisa demokracia e sotme shqiptare të qeveriset nga fytyrat e djeshme komuniste...
Pampers-shteti 1
Në Kosovë një njeri deklaron se ka vrarë njerëz me pagesë. Detyra e prokurorit publik në një vend demokratik është: ta arrestojë menjëherë! Ekziston interesi publik të hetohet rasti! Kur këtë nuk e bën ai, kjo domethënë se aty prokuroria ose ekziston si zbukurim administrativ ose nuk kupton detyrën e vet...
Pampers-shteti 2
Në Kosovë, guvernatorit të Bankës së Kosovës i zgjatet jeta sipas mëshirës së gjakmarrësve. Në rendin demokratik, kur kuptohet se dikush kërcënohet, detyrë, urdhër dhe obligim ligjor e Prokurorisë është ta arrestojë menjëherë personin apo personat potencial, që ndjejnë veten të obliguar për të ushtruar hakmarrje dhe ekzekutime.
Në rendin demokratik çdo njeri është përgjegjës për veprat e veta. Aty ku funksionon kanuni, faji bartet nga fajtori i burgosur, te i pafajshmi në liri. Në këtë rast te guvernatori i Bankës së Kosovës! Në Kosovë pezullohet kushtetuta dhe zbatohet Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe kjo dëshmon se në Kosovë shteti ligjor nuk ekziston!
Meqenëse hakmarrësi ka të drejtë ligjore ta vrasë të pafajshmin, (shtetit i Kosovës nuk e pengon), t´ia zgjasë jetën sipas vullnetit të tij, atëherë shteti i Kosovës duhet ta lirojë të burgosurin, kriminelin. As kanuni nuk parasheh dy dënime për një vepër! Madje, meqenëse kanuni zbatohet, lirimi nga burgu është domosdoshmëri, sepse ia nuk parasheh burgosjen!
Pampers-shteti 3
Një gjykatë kosovare i lëshon një qytetari një letër me këtë përmbajtje: "Jeta personit të lartpërmendur është në rrezik dhe ka mundësi të ekzekutohet nga familja e vajzës me të cilin personi kishte lidhje dashurie..." Ai paguan pesë euro dhe me atë shkresë përpiqet të fitojë strehim politik diku në Evropë! Në një rend demokratik, ku funksionin ligji, detyrë dhe obligim e gjyqtarit nuk është të lëshojë vërtetime se dikujt i rrezikohet jeta për dashuri, por të alarmojë prokurorinë dhe të mbrohet qytetari. Taksa zyrtare për këtë shkresë pesë euro, taksa jo zyrtare dihet vetëm nga gjyqtari që ka nënshkruar dhe posedues i atij vërtetimi!
Përkthyesi
Në Kosovë një jurist që paska jetuar si refugjat në Gjermani jep mësime private të gjermanishtes dhe posedon vulën zyrtare si përkthyes për këtë gjuhë. Përkthimin që ka bërë ai në gjermanisht duket kështu: "Ky shtëpi djegur. Persona e lartëpërmendshme në i rrezik ka për jetëra..."
Mafia fisnike
Nëse i besojmë deklaratave të thëna nga trishtimi për karrige i Kryeministrit shqiptar, atëherë me plot bindje mund të pohojmë: Shqipëria posedon mafien më inteligjente në Botë. Mafien më të sinqertë në botë! Mafien më intelektuale në botë! Inteligjente, sepse mafia shqiptare është intelektualisht shumë e ngritur. Ajo boton gazeta, boton libra e nuk është analfabete, apo gati analfabete si ajo italiane, që nuk di as të lexojë si duhet e as ta flasë italishten si duhet, por flet kryesisht në dialekt napolitan, kalabrezë apo sicilian. Pse e sinqertë? E sinqertë dhe bujare, sepse kjo është mafia e vetme në botë që i paguan tatime shtetit.
Nëse shteti pranon tatime nga mafia, atëherë " Il capo" është kryeministri!
Letargjia e zvarranikëve
Partia demokratike, për fat të keq, nuk mund të ndihmohet më. Në mars të vitit 2009 kryetari i Koresë Veriore fitoi më pak vota se kryeministri i një shteti evropian dhe anëtar i NATO-së: Sali Berisha. Kim Jong II mori vetëm 98,8 % të votave. Sali Berisha 99,1! Kaq bindshëm nuk ka fituar as Gandi, as Rugova, as Clinton...Enveri, Stalini, po!
Partia demokratike nuk mund të ndihmohet më, sepse me këto vota ajo e dëshmoi se iu ka shpëlarë truri, se gjendet në letargji kolektive rrëshqanore dhe se shpresa për zgjim nuk ka!
Kur partitë bien në këtë gjumë zvarranikësh të gati qind për qind, kolektiv, rizgjimi zgjat disa dekada! Nuk ka dyshim se ata që nuk votuan për Saliun, gradualisht do të zihen dhe dëbohen nga Partia! Berisha, sipas dëshirës së Qeverisë greke dhe nostalgjikëve të Partisë së Punës, meriton 100%!

Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: K?rc?nime anonime
Minella Aleksi: "Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
Eshref Ymeri: Neokomun(social)istët e përçarjes së madhe
Faik Krasniqi: Kosova mbetet e izoluar
Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…!
Deli Smaka: Pse jemi kaq te pafat?
Dibran Demaku: Njëherë Qosja pat thënë...
Murat Gecaj: Mirënjohja, virtyt i çmuar i njerëzve të kulturuar (Tungjatjeta Arsim Halili!)
Blerim Uka: Si duhej ta vrisja Ilirin sipas Kanunit
Zef Ndrecaj: Letër drejtuar Kadri Manit
Basir Collaku: Si e genjen Baze i II, Bazen e I
Naser Aliu: Antikonformizmi i Kokëdhimës, biznesi dhe shteti
Mirela Bogdani: Demokracia duhet të funksionojë mbi transparencën dhe meritokracinë
Dibran Demaku: Festa fetare dhe festa kombëtare
Kalosh Çeliku: P?r çfar? ''Republike t? Tanush?s'' shkruan ky dumdum melez - ''shqiptar''
Nikë Palkola: Dr. Ibrahim Rugovën nuk ka nevojë ta mbrojë kush
Agim Vuniqi: Kush është "princi" i arit të zi?
Fritz Radovani: Leni Nanë Terezën të pushojë në paqe...!
Mexhid Yvejsi: Bredhi i pavarësisë apo i hipokrizisë?
Bekim Rexhepi: Opozita që nuk njeh opozitën e saj fituese!